GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fajin e ka shteti”, Tragjedia e dyfishtë në Lezhë, banorët e frikësuar: Të rinjtë drogohen se janë të papunë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fajin e ka shteti”, Tragjedia e dyfishtë në Lezhë, banorët e frikësuar: Të rinjtë drogohen se janë të papunë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në rrugicat e qytetit të Lezhës, fshatrat dhe lagjet ka zaptuar një heshtje frike. “Ngjarje kriminale që rëndom ndodhin në Shqipëri”, kështu shprehet një banor, dhe për këtë fajtor është padiskutim qeveria, shteti dhe ligjet e dështuara. Tragjedia e dyfishtë në Lezhë që la pas dy viktima të njëpasnjëshme, një në krye të detyrës dhe një tjetër të braktisur në kujtimet e një fëmijërie të trazuar, ka sjellë frikë dhe pasiguri te banorët. Në një intervistë për gijotina.com ata shprehën të tronditur se zgjohen me frikën e këtyre ngjarjeve në vend dhe se për ta është kthyer në traditë që njerëzit të vriten. Njëri nga banorët është shprehur se për ta shqetësues është fakti që të rinjtë lëvizin me armë, të droguar edhe të pashkolluar mirë.

“Nuk habitemi, një ngjarje që ndodh rëndom në Shqipëri, u hapin armët. Edhe të rinjtë po të shikosh pa punë pa gjë. Në çdo vend i ke të rinjtë, plot plot po të kalosh bregut, shëtitore, gjithë mosha e tillë tu pi hashash janë, sepse është sheshit”, është shprehur banori.

Sipas tij, fajin nuk e ka policia por organet të cilat nuk bëjnë asgjë për të mbrojtur të dy palët.

“Në çdo vend të Shqipërisë ka pasiguri me këtë të moshë të atillë, a nuk punojnë  shkollat a nuk punojnë familjet. Nuk e di domethënë 44 vjeç të futesh nën dhe, për një diçka që nuk kishte as përplasje fizike ose përplasje me armë. Edhe në i vëmë fajin gjithmonë policisë, por çfarë policia, do na venë nga një polici për çdo njeriut, fajin e kanë ata që janë më lart që nuk i sigurojnë as policët as të tjerët”, ka shtuar ai.

Tronditje e madhe ka qenë edhe për një nënë shqiptare, banuese në Lezhë e cila e prekur nga tragjedia e dyfishtë është shprehur se është shteti ai që e ka fajin, pasi nuk ka ligje të forta.

“Jam e tronditur shumë, se djem të rinj janë djem nënash, edhe e tronditun shumë më thënë të drejtën shumë shumë, se mua më ka punuar vetë burri në polici dhe policia është shumë e zorshme. Është në një situatë shumë të keqe policia. Jena shumë të rrezikuar pas këtyne ngjarjeve shumë, shumë me thënë të drejtën. Shteti duhet të marrë masa e shteti duhet të ketë ligje të forta. Ngjarje e rëndë, ngjarje e rëndë moj nanë shumë asht”, është shprehur ajo.

Sot mbahen homazhe për nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili u vra paraditen e djeshme teksa ishte në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama. Homazhet do të mbahen në Pallatin e Kongreseve, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Etiketa: Lezhe

Lajme të lidhura

“Ditët e ferrit”na presin, Shqipëria do të ‘pushtohet’ nga temperatura ekstreme
Aktualitet

Vapa nuk ikën me Gushtin/ Temperaturat deri në 42°C, si parashikohet moti në ditët e para të shtatorit

14:20 - 28/08/26
Lumi Seman në Fier del nga shtrati, përmbyten tokat në Suk, Imësht e Seman
Aktualitet

Gjendet një kufomë e dekompozuar në grykëderdhjen e Semanit, policia nis hetimet për identifikimin

14:01 - 28/08/26
Kërcënoi me armë policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan (Emri)
Aktualitet

Kërcënoi me armë policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan (Emri)

13:57 - 28/08/26
Para
Juventus-Chelsea, ja si pritet të rreshtohen sot kampionët në fuqi të Champions League

Juventus-Chelsea, ja si pritet të rreshtohen sot kampionët në fuqi të Champions League

TË FUNDIT

Vjedhje spektakolare në muzeun e Vjenës, grabitet gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli
Botë

Vjedhje spektakolare në muzeun e Vjenës, grabitet gjerdani me 673 diamante i Mbretëreshës Nazli

15:29 - 28/08/26

Një gjerdan i çmuar me qindra diamante, që dikur i përkiste Mbretëreshës Nazli të Egjiptit, është vjedhur nga një muze...

Lexo më shumë
Tronditet Trabzonspor, Trajneri i Muçit dhe Salah jep dorëheqjen pas eliminimit të turpshëm nga Europa League

Tronditet Trabzonspor, Trajneri i Muçit dhe Salah jep dorëheqjen pas eliminimit të turpshëm nga Europa League

15:04 - 28/08/26
UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania” ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos

14:44 - 28/08/26
“Ditët e ferrit”na presin, Shqipëria do të ‘pushtohet’ nga temperatura ekstreme

Vapa nuk ikën me Gushtin/ Temperaturat deri në 42°C, si parashikohet moti në ditët e para të shtatorit

14:20 - 28/08/26
Conference League, Egnatia përballë gjigandëve portugezë dhe 2 danezëve

Conference League, Egnatia përballë gjigandëve portugezë dhe 2 danezëve

14:09 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com