GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik

12:21 - 17/11/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Falën 60 ha tokë, Çaçi i Sarandës shpërblen anëtarët e Këshillit Bashkiak me udhëtim turistik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi, dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka, kanë bashkuar forcat për t’i falur pronat publike disa biznesmenëve, me procedura tepër të dyshimta. Duke përdorur anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës, Çaçi dhe Stroka kanë bërë dokumente fiktive për t’i dhënë dy firmave plot 60 hektarë pronë në fshatin Nivicë, për të ndërtuar park fotovoltaik.

Ndërkohë, të dy këta zyrtarë, njëri biznesmen e tjetri përmbarues, kanë “ekzekutuar” edhe një pronë të stërmadhe shtetërore, ish-shtëpinë e pushimit në Qafë Gjashtë, ku në atë vend do të ndërtohet një resort i stërmadh. Por, jo vetëm kaq pasi biznesmeni dhe përmbaruesi kanë marrë vendime edhe për Kalanë e Lëkursit, pronat e tjera nga Saranda deri në Ksamil, ku me vendime tepër të dyshimta, ata kanë favorizuar individë dhe firma pranë qeverisë.

Duket një skemë që përdoret rëndom në gjithë vendin, ku biznesmeni dhe përmbaruesi fshihen pas numrit të kartonëve të këshilltarëve bashkiak. Ata kanë arritur të largojnë disa këshilltar të pabindur, ku njërën e larguan me pretekstin se ishte edukatore, ndërkohë që të tjerët janë vënë në “radhë”, duke votuar çdo nismë, apo duke falur edhe prona të stërmëdha. Gjithashtu, disa prej këshilltarëve janë shpërblyer edhe me leje ndërtimi, teksa të tjerët do “kënaqen” në Romë!

FALËN pronat PUBLIKE në Sarandë/ Çaçi dhe Stroka
Faksimile: Tenderi i Bashkisë së Sarandës për të dërguar në një udhëtim turistik në Romë anëtarët e Këshillit Bashkiak

Sipas dokumenteve, disa ditë më parë, Bashkia e Sarandës ka hapur një tender me objekt “shpenzime udhëtimi dhe akomodimi për Këshillin Bashkiak, Romë”. Procedura është në vijim e sipër, teksa firmëtari i tenderit rezulton të jetë Florjan Sali, zëvendës kryetari i Bashkisë së Sarandë.

Duke qenë se tenderi është deri në 10 mijë euro, Çaçi ia ka deleguar firmën zëvendësit të tij, duke qenë se një tender i tillë bie shumë erë, në një kohë që e gjithë procedura vjen pas disa vendimmarrjeve tepër të diskutuara të këtij Këshilli Bashkiak. Në dokumente saktësohet se kërkohet shpenzime transporti Sarandë – Tiranë në datën 4 dhjetor 2025 dhe kthimi në datë 6 dhjetor 2025. Bëhet fjalë për udhëtimin e 20 personave. Kërkohet gjithashtu edhe udhëtim me avion Tiranë – Romë, nisja në datën 4 dhjetor dhe kthimi në datë 6 dhjetor. Vendet e uljet në avion kërkohen të jenë afër. Gjithashtu, Bashkia e Sarandës ka financuar edhe akomodimin për 2 netë në afërsi të qendrës së Romës, me dhoma dyshe, duke kërkuar plot 10 dhoma.

FALËN pronat PUBLIKE në Sarandë/ Çaçi dhe Stroka
Faksimile: Ankandi fiktiv i kryer nga Bashkia e Sarandës për 60 hektarë pronë në fshatin Nivicë

Ky udhëtim i këshilltarëve vjen disa muaj pasi dhjetëra apo qindra banorë të fshatit Nivicë në Sarandë protestuan para Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak, në lidhje me faljen e 60 hektarëve në Nivicë. Në atë mbledhje të këshillit, pro votuan edhe disa anëtarë të djathtë, duke e bërë çështjen ende më enigmatike, duke qenë se lindën dyshime se edhe anëtarët e opozitës ishin “rreshtuar” me mazhorancën.

Pas këtij vendimi, Bashkia e Sarandës kreu një ankand fiktiv për t’i falur biznesmenëve Buzi dhe Xhindoli pronën e stërmadhe, megjithë ajo është e banorëve vendas. Mësohet se leja është dhënë fillimisht nga ministritë e linjës dhe do të duhej “leja” e pushtetit lokal. Por, edhe pse banorët u ngritën dhe dolën të gjithë në Sarandë për të protestuar, Çaçi dhe Asaf Stroka, kryetari i Këshillit Bashkiak, e vijuan çmendurinë, duke miratuar edhe projekt-vendimin.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, firma “PARK SOL ENERGY” ka si aksioner dy biznesmenët Paqësor Buzi dhe Agim Xhindoli. Të dy përfitues të mëdhenj nga mazhoranca, ku i pari në ndërtime dhe leje në bregdet dhe i dyti në fushën e parqeve fotovoltaike në Lushnje, Fier apo edhe në Vlorë. Madje Xhindoli i ngriti shkallët e karrierës në momentin që doli në podcastin e Edi Ramës.

FALËN pronat PUBLIKE në Sarandë/ Çaçi dhe Stroka
Faksimile: Shtëpia e Pushimit në Sarandë do të kthehet në hotel dhe restorant

Voxnews ka denoncuar edhe më parë vendimmarrjet tepër të diskutuara të Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku disa muaj më parë Stroka dhe “ushtarët” e tij i kanë bërë një qokë të madhe kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës, biznesmeni Oltion Çaçi, kanë këmbëngulur që Vila Qeveritare t’i kalojë formalisht FSHZH-së, pavarësisht se vendimi ishte marrë kohë më parë. Këshilli miratoi që godina dhe sipërfaqja e stërmadhe e Vilës Qeveritare të shndërrohet në një restorant dhe hotel luksoz, duke i falur oligarkëve të zonës të gjithë territorin.

Duket një marrëdhënie tepër e ngushtë mes Çaçit dhe Stokës, ku përmbaruesi po tenton që të zaptojë edhe poste publike në atë bashki. Bashkia e Sarandës është vënë në qendër të akuzave për punësimet klienteliste dhe nepotike, ku drejtuesit më të lartë të saj akuzohen se kanë ndërtuar brenda institucionit një rrjet të ngushtë familjar dhe miqësor.

/ VoxNews /

Etiketa: Asaf StrokaBashkia SarandeKryesore1Oltion Çaçi

Lajme të lidhura

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?
Breaking Views

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir
KRYESORE

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Para
Sanksionet e SHBA ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

Sanksionet e SHBA ndaj Luftar Hysës/ ‘El Pais’: Si u bllokua perandoria e mikut të Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit
Breaking Views

Skandali, Qeveria i dha 10.5 milionë euro izraelitit Yefetti dhe Ardi Veliut nga Buxheti i Shtetit

15:30 - 11/01/26

Një histori që nis me qindarka dhe mbyllet me MILIONA € euro ngre pikëpyetje serioze për mënyrën si po derdhen...

Lexo më shumë
Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

Kush oligark shqiptar fshihet realisht pas koncesionit të “Lidl” në portin e Durrësit?

15:21 - 11/01/26
I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

I beri kompliment të motrës në rrjete sociale, polici i bën për spital babë e bir

14:35 - 11/01/26
Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

Dita e gjashtë e përmbytjeve në Durrës, situatë e vështirë për banorët edhe pas ndërprerjes së reshjeve

14:22 - 11/01/26
Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

Shtëpi, toka dhe rrugë nën ujë/ Mbrojtja Civile: Situatë e rënduar nga Shkodra tek Durrësi, Berati dhe Gjirokastra

14:15 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com