GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Falsifikonin dokumenta për pasaporta bullgare, në pranga 3 zyrtarë

12:59 - 21/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Falsifikonin dokumenta për pasaporta bullgare, në pranga 3 zyrtarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Dibrës ka vënë në pranga tre punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Mësohet se zyrtarët pajisnin qytetarët me dokumenta false, për vendbanime, me qëllim që ata të përfitonin pasaporta bullgare.

Rasti është publikuar fillimisht nga një emision investigativ.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë  falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.

Njoftimi i policisë:

DVP Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasaporta”.

Shpërdoruan detyrat për të pajisur qytetarë me dokumente false, për vendbanimin, me qëllim që ata të përfitonin pasaporta bullgare, vihen në pranga 3 punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë.

Srukturat hetimore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, punonjës të njësisë administrative Ostren dhe të bashkisë Bulqizë, dyshohej se falsifikonin dokumente, me qëllim pajisjen e qytetarëve, me vërtetime, në kundërshtim me ligjin, më datë 12.10.2023 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’”, thuhet në  njoftimin e policisë.

Si pasojë ranë në pranga 62-vjeçari Luan Mjeshtri, banues në Ostren, me detyrë administrator i njësisë administrative Ostren,  A. L., 33 vjeç, banues në Ostren, me detyrë specialist i Shërbimit Social, në njësinë administrative Ostren dhe 61-vjeçari Fitim Balla, banues në Trebisht, me detyrë sekretar i Këshillit Bashkiak, në bashkinë Bulqizë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente të Gjendjes Civile, për të pajisur qytetarë të ndryshëm, me vërtetime se banonin në njësinë administrative Ostren, me qëllim regjistrimin në shoqatën “Golloborda” dhe përfitimin e pasaportave bullgare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për hetime të mëtejshme me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të implikuar në të.

Theksojmë faktin se ky rast është publikuar dhe në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Falënderojmë gazetarët e qytetarët dhe i sigurojmë se Policia e Dibrës është maksimalisht e angazhuar për goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Etiketa: Kryesore1pasaporta

Lajme të lidhura

Korridori i kokainës: Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit
Aktualitet

Korridori i kokainës: Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit

14:53 - 12/01/26
Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur
Aktualitet

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

14:25 - 12/01/26
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat
Aktualitet

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

14:05 - 12/01/26
Para
“Provokon” Micakova, nga garat me motorë, në modele e suksesshme

“Provokon” Micakova, nga garat me motorë, në modele e suksesshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korridori i kokainës: Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit
Aktualitet

Korridori i kokainës: Si u shndërrua Venezuela në nyje kyçe për grupet kriminale të Ballkanit

14:53 - 12/01/26

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve...

Lexo më shumë
Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

14:25 - 12/01/26
Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

Indeksi i pabarazisë ekonomike, Shqipëria mes vendeve që ‘fshehin’ të dhënat

14:05 - 12/01/26
Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë

13:50 - 12/01/26
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik

13:34 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com