Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, për shkak se akuzohet për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Sipas policisë, çdo gjë ka nisur nga kallëzimi i shtetases me inicialet M.P., përfaqësuese biznesi ku sipas kësaj të fundit autori i prangosur nga policia me inicialet M.S., 25 vjeç, punonjës në këtë biznes kishte vjedhur produkte dhe shuma parash, duke falsifikuar firmat e faturave të produkteve.
Discussion about this post