GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Falsifikuan dokumentet e pronave dhe inskenuan grabitjen, në pranga 2 zyrtarë në Vlorë

09:11 - 15/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Falsifikuan dokumentet e pronave dhe inskenuan grabitjen, në pranga 2 zyrtarë në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grabitja e dokumenteve të pronësisë në zyrat e Këshillit të Qarkut të Vlorës, e ndodhur 4 ditë më parë ka hedhur hije dyshimi për bashkëpunëtorë të brendshëm në këtë institucion, por hetimet tregojnë se ngjarja është inskenuar si grabitje, pasi zyrtarët kanë dashur të fshehin shkeljet ligjore që kanë bërë me pronat në bregdet.

Në një njoftim zyrtar për shtyp, policia tha sot se tre persona janë ndaluar si të përfshirë në grabitjen e zyrat e pronave të këshillit të qarkut Vlorë. Sipas Policisë Bardhyl Gjika me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtorie shtetasin Kreshnik Mino, dhe shtetasin Spiro Duni, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie, në fshatin Dhërmi. Pikërisht për këtë arsye kanë inskenuar edhe grabitjen e zyrave, për të fshehur gjurmët.

Ngjarja ndodhi 4 ditë më parë kur Drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së tokës, në Këshillin e Qarkut të Vlorës, Bardhyl Gjika dhe Kreshnik Mino, dyshohet se inskenuan vjedhjen e disa ditëve më parë të dy AMTP-ve, të pronave të bregdetit konkretisht të fshatit Dhërmi. Burime nga policia sqaruan se një AMTP dhe formulari 6 i regjistrimit të një pronë truall ishim falsifikuar në favor të shtetasit Spiro Duni.

Sipas, të dhënave paraprake çështja e pronësisë e familjes Duni po gjykohet pasi ka pasur pretendime për falsifikime. Dokumentet origjinale janë kërkuar të vihen në dispozicion të organeve të drejtësisë dhe për të mos u zbuluar falsifikimi funksionarët e këshillit të Qarkut, kanë sajuar vjedhjen e tyre. Dokumentet origjinale janë vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga ASHK.

Vetë Drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së tokës, në Këshillin e Qarkut të Vlorës, Bardhyl Gjika ditën e grabitjes dëshmoi para medies për grabitjen detaje nga grabitja. Dëshminë  e plotë e ndiqni në videon e  mëposhtme.

Për ngjarjen e rëndë kreu i Këshillit të Qarkut Ervis Moçka ka firmosur pezullimin nga detyra për 2 punonjësit e ndaluar nga policia, Bardhyl Gjika dhe Kreshnik Mino.

Etiketa: 3 personakeshilli i vloreskronikendalonPolicia

Lajme të lidhura

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve
Breaking Views

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti
Breaking Views

Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti

20:19 - 20/03/26
Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata
Aktualitet

Ekstradohen në Itali dy kushërinjtë vrasës të dënuar nga gjykata

19:00 - 20/03/26
Para
Moti i keq paralizon Greqinë, evakuohen qytetarët dhe mbyllen shkollat. Mister, gropa “përpin” autobusin, pasagjerët në panik

Moti i keq paralizon Greqinë, evakuohen qytetarët dhe mbyllen shkollat. Mister, gropa “përpin” autobusin, pasagjerët në panik

TË FUNDIT

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve
Breaking Views

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26

Opozita shqiptare do të mbajë më 22 mars protestën e radhës kombëtare në Tiranë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”...

Lexo më shumë
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26
Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…

Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…

21:10 - 20/03/26
Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin

Katër fitore radhazi për Napolin, ekipi i Contes mund Cagliarin dhe parakalon Milanin

20:45 - 20/03/26
Lista e Polonisë për Shqipërinë: Lewandowski lider, përfshihet edhe një 17-vjeçar

Lista e Polonisë për Shqipërinë: Lewandowski lider, përfshihet edhe një 17-vjeçar

20:30 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com