GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Familja e Floyd kërkon reforma në polici: Të punojmë së bashku për të mos jetuar më me frikë në Amerikë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Familja e Floyd kërkon reforma në polici: Të punojmë së bashku për të mos jetuar më me frikë në Amerikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarët e familjes së George Floydit kanë biseduar me ligjvënësit amerikanë, duke iu bërë thirrje këtyre të fundit që të miratojnë legjislacionin për reforma në polici në emër të Floydit, në përvjetorin e parë të vdekjes së tij në Mineapolis.

Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga një zyrtar i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë viktimës për më shumë se nëntë minuta.

Vdekja e tij ka nxitur protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.

“Ne duhet të punojmë së bashku për t’u siguruar që nuk jetojmë më me frikë në Amerikë”, ka thënë Philonise Floyd, vëllai i George Floydit, para gazetarëve në Kongres, teksa ka qëndruar afër udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, demokrate dhe ligjvënësve që kanë premtuar se do të votojnë në të mirë të legjislacionit të bllokuar aktualisht në Kongres.

“Ne shpresojmë që mund të sjellim qetësi në familjen tuaj duke miratuar këtë projektligj shumë shpejt”, ka thënë Pelosi.

Familjarët e Floydit më pas janë nisur drejt Shtëpisë së Bardhë për ta takuar presidentin amerikan Joe Biden dhe nënpresidenten Kamala Harris.

Vajza e Floydit, nëna e saj, bashkë me motrat, vëllezërit e Floydit pritet të jenë në mesin e atyre që do të jenë pjesë e takimit.

Biden, demokrat, pritet të diskutojë me familjen, përparimin e arritur në legjislacionin në emër të Floydit.

Presidenti pati dëshiruar që ligjvënësit të përfundonin punën në legjislacionin që kërkon ndryshimin e praktikave të policisë, deri në përvjetorin e vdekjes së Floydit.

Një grup dypartiak në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, është duke punuar në atë drejtim

Lajme të lidhura

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës
Botë

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

15:14 - 20/11/26
Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë
Botë

Kaos teknologjik në SHBA, shkarkohet shefi i sigurisë kibernetike në Shtëpinë e Bardhë

09:15 - 20/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Para
Skema e vrasjes së  Armando Beqirit, e ruajtën disa ditë

Skema e vrasjes së Armando Beqirit, e ruajtën disa ditë

TË FUNDIT

Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri/ Gjykata Supreme rrëzon për herë të dytë kërkesën e tij
Aktualitet

Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri/ Gjykata Supreme rrëzon për herë të dytë kërkesën e tij

23:30 - 20/11/26

Një tjetër përpjekje e Ervin Matës për të shmangur ekstradimin drejt Shqipërisë është rrëzuar nga Gjykata Supreme e Brazilit. Në...

Lexo më shumë
Alarm për bombë në avionin Manchester-Rinas/ Zbriten pasagjerët, policia në kërkim të autorit të letrës kërcënuese

Alarm për bombë në avionin Manchester-Rinas/ Zbriten pasagjerët, policia në kërkim të autorit të letrës kërcënuese

22:49 - 20/11/26
Sherri në Kukës, reagon policia: Xhaxha e nip dhunojnë shoferin, dy autorët në kërkim

Sherri në Kukës, reagon policia: Xhaxha e nip dhunojnë shoferin, dy autorët në kërkim

22:19 - 20/11/26
Propozimi i deputetëve: 6% TVSH për produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët, në listë edhe uji

Propozimi i deputetëve: 6% TVSH për produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët, në listë edhe uji

22:03 - 20/11/26
Operacioni i Erion Veliajt caktohet më 23 nëntor/ Drejtoria e Burgjeve: Ndërhyrja nuk është urgjente

Operacioni i Erion Veliajt caktohet më 23 nëntor/ Drejtoria e Burgjeve: Ndërhyrja nuk është urgjente

21:25 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com