GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Familja e Noizyt distancohet nga protesta poshtë zyrës së Ulsi Manjës: Po ndjekim rrugën ligjore

në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A

Familjarët e Rigels Rajkut (Noizy) kanë reaguar pas protestës së organizuar nga fansat e reperit, që pritet të mbahet pasditen e sotme në orën 19:00 para Ministrisë së Drejtësisë së drejtuar nga Ulsi Manja, duke kërkuar njëzëri jo ekstradimin e Noizyt drejt Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e Noizyt në Instagram, ata kanë falënderuar fansat e këngëtarit për mbështetjen, por nga ana tjetër janë distancuar nga protesta, duke theksuar se nuk kanë ndërmarre organizim për asnjë protestë.

Nëpërmjet menaxherit Ermir Gjyzeli, në reagimin për mediat theksohet se familja po merret vetëm me rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës.

Reagimi i plotë:

“Dje nëpërmjet mediave u informuam se do të organizohej sot një protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e Rigelsit (Noizyt).

Duam të informojmë fansat e Noizyt, publikun e gjerë dhe mediat, se as familja e Noizyt, as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste.

Ne, jemi në një proces gjyqsor dhe do ndjekim vetëm rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës dhe pastrimin e baltës mbi emrin e Noizyt Duam të falenderojmë përzemërsisht fansat dhe kolegët e Noizyt për mbështetjen ndaj tij në këtë situatë absurde padrejtësie. Punë të mbarë të gjithë atyre që po punojnë drejt së vërtetës. Stafi menaxherial.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Kujtojmë se ditën e enjte, Gjykata e Tiranës la në qeli reperin Rigels Rajku (Noizy) dhe DJ e tij, Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, duke iu caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg”.

Ata u arrestuan të mërkurën në Shëngjin, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi akuzohen për dhunimin e personazhit të TikTok, Muhamet Iseni i njohur si Medi, dhe mikut të tij, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një klub nate në Pejë.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Noizy dhe DJ CRAX u shpallën në kërkim nga Prokuroria e Pejës pasi nuk iu bindën kërkes së institucionit për t’u paraqitur për të dhënë deshmitë e tyre rreth ngjarjes. Tashmë pritet ekstradimi i Noizyt dhe DJ CRAX drejt Kosovës.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur dhe reperi tjetër, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”.

Si Noizy, po ashtu edhe Stresi në reagimet e tyre kanë mohuar akuzat, teksa sipas tyre, kanë qenë persona të tjerë ata që i kanë rrahur, pasi situata kishte dalë nga kontrolli.

Medi Iseni dyshohet se u pre në besë nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Pasi Medi Iseni dhe shoku i tij u futën në një dhomë, aty ata u përballën me Noizyn dhe 7 persona të tjerë të grupit të tij, duke u dhunuar me doreza hekuri dhe sende të forta. Pas ngjarjes ata u dërguan me urgjencë në spital me plagë të shumta në kokë dhe trup.

Noizy dhe Medi Iseni janë përfshirë në konflikt edhe rreth dy vite më parë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerit të reperit,ku fansat e tij dhunuan duke qëlluar me grushte Medi Isenin.

Etiketa: Noizy

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Gjendet i pajetë brenda banesës 40 vjeçari në Fier, dyshohet se…

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të “Audit”, në kërkim i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), pas...

Lexo më shumë
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com