GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Familja në Shkodër: Nuk e kemi mbajtur peng afganin, e kemi trajtuar si djalin tonë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Familja në Shkodër: Nuk e kemi mbajtur peng afganin, e kemi trajtuar si djalin tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njëri prej pronarëve të servisit të automjeteve ku punoi për afro katër muaji shtetasi afgan në Shkodër, ka hedhur poshtë faktin se i mituri është mbajtur me forcë në punë.

Lazër Pashuku, vëllai i të arrestuarit Alehandro Pashuku dhe të shpallurit në kërkim Kristjan Pashuku dhe babai i tyre Aleksandër Pashuku, tregojnë se afganin e kanë mbajtur si të ishte njeri i familjes duke i dhënë bukë, ilaçe, para dhe duke e strehuar në banesën e tyre.

Pronarët e servisit ku u gjet afgani thanë për mediat se ai ka qenë tërësisht i lirë dhe ka lëvizur në gjithë qytetin i vetëm ose bashkë me punonjësit e tjerë, sipas dëshirës.

Ata shprehen se e kanë takuar rastësisht në një lokal aty afër dhe e kanë marrë për ta ndihmuar duke qenë se ishte i uritur dhe i pastrehë. Pronarët thonë se shtetasi afgan i ka thënë se është 19 vjeç dhe jo 16 dhe se ai ka komunikuar lirisht çdo natë me familjen e tij. Po ashtu, Lazër Pashuku shprehet se të gjithë këtë afgani e ka bërë me qëllimin për të kërkuar azil dhe për t’u larguar te familja e tij në Greqi.

Pronari tregon se ka dashur ta ndihmojë që të largohet drejt Greqisë duke i dhënë para dhe ushqime për rrugën, por sipas tij, afgani i ka kërkuar që të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë për të punuar.

Po ashtu, babai i vëllezërve Pashuku, Aleksandër Pashuku shprehet se i ka hapur dyert e shtëpisë së tij duke fjetur aty dhe duke e trajtuar njësoj si djemtë e tij. Familja Pashuku kërkon drejtësi për të arrestuarin Alehandro Pashuku dhe të shpallurin në kërkim Kristjan Pashuku duke thënë se nuk është e vërtetë se e ka trafikuar dhe se nuk ka patur asnjë lloj presioni, përkundrazi e kanë ndihmuar atë maksimalisht.

Ndërkohë, një ditë më parë, Policia e Shkodrës njoftoi se i mituri shfrytëzohej në punë nga shkodranët dhe mbahej me forcë.

“Mbanin me forcë një fëmijë të mitur 16-vjeçar, nga Afganistani (i dyshuar i trafikuar), për ta shfrytëzuar për punë, Policia vë në pranga një 18-vjeçar dhe shpall në kërkim vëllanë e tij. Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë vëllai tjetër dhe babai i këtyre shtetasve. Gjatë kontrollit në servis, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit të marrë nga Interpol Tirana, për një minoren nga Afganistani, që mbahej me forcë, në një servis në fshatin Berdicë e Mesme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Minoreni”. Në kuadër të operacionit u bë e mundur gjetja e minorenit, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e bluve.

Etiketa: afganShkodër

Lajme të lidhura

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë
Aktualitet

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro
Aktualitet

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26
Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë
Aktualitet

Digjet një shtëpi në Fushë-Krujë, flakët shkrumbojnë çatinë

16:13 - 13/09/26
Para
Prezantohet rregullorja e re e AMF: Ja shoferët që do paguajnë më shumë për siguracionin e mjeteve

Prezantohet rregullorja e re e AMF: Ja shoferët që do paguajnë më shumë për siguracionin e mjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
KRYESORE

Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19:35 - 13/09/26

Sot shënohet dita e 106 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit më...

Lexo më shumë
Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

Kaos në Kurbin, Vllaznia mbetet me 10 lojtarë, arbitri zbraz stadiumin

18:35 - 13/09/26
Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

Daily Mail zbardh marrëveshjen Angli-Shqipëri: Paratë e pronave të konfiskuara ndahen përgjysmë

17:10 - 13/09/26
“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

“Rama kërkoi të dilja jashtë”/ Aktorja Egla Ceno tregon përplasjen me kryeministrin për shkrirjen e bashkisë Poliçan

16:50 - 13/09/26
Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

Dënohet me 10 vite burg shqiptari në Itali, u kap me kokainë me vlerë 4 milionë euro

16:42 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com