GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Familjes i vjen turp nga mua”, flet e reja ukrainase që i mori burrin britanikes

21:05 - 23/05/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Familjes i vjen turp nga mua”, flet e reja ukrainase që i mori burrin britanikes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një refugjate ukrainase ka përfunduar në media pas akuzave të një shtetase britanike që i ka “rrëmbyer” bashkëshortin. Fillimisht e reja ukrainase u strehua nga 29-vjeçari Tony Garnet dhe bashkëshortja e tij, Lorna të cilët kanë dy vajza por nuk zgjati shumë dhe ajo u bë pjesë e një trekëndëshi dashurie. Sipas asaj që shkruajnë të përditshmet britanike, dhjetë ditë më vonë Lorna e akuzonte bionden se “ia kishte vënë syrin” burrit të saj. Pas një debati të shkurtër Sofiia kishte mbledhur plaçkat dhe u largua, por Lorna mbeti e shtangur kur bashkë me refugjaten doli nga dera edhe bashkëshorti i saj për ta ndjekur.
Sofiia, e cila u largua nga Lviv drejt Polonisë prej luftës me Rusinë, tha për të përditshmen britanike The Sun: “Nuk jam prishëse familjesh, janë gënjeshtra. Nuk kisha menduar kurrë të hyja në shtëpinë e tyre për të vjedhur Tony nga Lorna. Mua më pëlqente familja. Kaloja shumë kohë me Lorna dhe përpiqesha ta ndihmoja. Por ajo ishte me dy fytyra. Dyshimi i saj i vazhdueshëm dhe tensioni, na nxiti të afroheshin më shumë me Tony. Është faji i saj që u krijua kjo situatë.”-tha ajo.
Sofiia tregon sesi tani e akuzojnë se veprimet e saj po bëjnë që familjet britanike të mos pranojnë refugjatë nga Ukraina.
Ajo tregon më tej: “Prindërit e mi thonë se u vjen turp prej meje dhe nuk dalin dot jashtë”.
“Askush s’do të pranojë më refugjatë ukrainas për shkakun tim”, flet ukrainasja që ndau çiftin që e strehoi
Sofiia insiston se nuk kishte pasur asnjë mes saj dhe Tony derisa ata dolën nga shtëpia e çiftit në Bradford, në veri të Britanisë.
Familja kishte marrë Sofiia-n për të bërë “pjesën e tyre” për të ndihmuar refugjatët, ndërsa Tony tregonte me herët se u lidh shpejt me të, madje dhe dy bijat e tij gjashtë e tre-vjeçare e pëlqenin.
Tony, i cili flet gjuhën sllovake me të cilën merret vesh me ukrainasen, thotë se kjo situatë e kishte lënë gruan e tij duke mos kuptuar se cfarë po ndodhte. “Në fillim ia kalonim mirë por më pas e shihja që Lorna po bëhej xheloze dhe e zemëruar me të”, tregon Tony duke shtuar se më pas Sofiia shkonte me të në palestër dhe kur ishin në shtëpi bëheshin gjithnjë e më të afërt fizikisht. “Kur ishim në shtëpi gjenim shkaqe për t’u prekur ose përplasur me njëri-tjetrin. Megjithse në fillim ishte e pafajshme nisën të lindnin debate”.
Lorna me të drejtë i kishte kërkuar një zgjidhje për situatën e pakëndshme derisa debati kishte ardhur në pikën e largimit të ukrainases nga shtëpia.
Sofiia, e diplomuar ne Kyiv per IT, refuzonte gjithashtu pretendimet e Lorna se vishte gjithnjë bluza të hapura dhe mbante makiazh sa herë ishte koha që Tony kthehej nga puna.

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Ish e dashura e konkurrentit të “Përputhen” publikon këngën e parë

Ish e dashura e konkurrentit të “Përputhen” publikon këngën e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Lexo më shumë
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com