GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Familjet e dëmtuara nga tërmeti/ Ahmetaj: Lagjia e re “Lugina” në Shijak drejt përfundimit, 21 pallate, 275 vendparkime

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Familjet e dëmtuara nga tërmeti/ Ahmetaj: Lagjia e re “Lugina” në Shijak drejt përfundimit, 21 pallate, 275 vendparkime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka inspektuar sot nga afër punimet për ndërtimin e pallateve të reja që po ndërtohen në Shijak për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Në bashkëbisedim me kryetarin e bashkisë Shijak, Elton Arbana, ministri Ahmetaj u shpreh se deri në fund të vitit do të përfundojnë punimet.

Kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana i shpjegoi ministrit Ahmetaj se sipas ecurisë së punimeve në fund të muajit nëntor të këtij viti, pallatet do të kenë përfunduar dhe në muajin dhjetor për përfundimin e infrastrukturës së pjesës së dytë.

Ahmetaj u shpreh për kantierin se aty ka punime në të gjitha fazat. “Kemi pallate që janë në themele, kemi karabina, por dhe kemi edhe pallate që janë duke u vendosur tullat”, theksoi ai.

“Bashkia e Shijakut është një nga bashkitë e dëmtuara më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kemi 800 njësi individuale që po ndërtohen dhe rreth 600 janë dorëzuar vetëm në bashkinë e Shijakut. Këtu do të kemi rreth 570 apartamente, në të dyja kantieret edhe në luginë dhe jashtë saj, pra janë 30 pallate, pra një qytet i tërë i ri dhe nuk dua të harroj dhe shkollat që janë 4 të tilla, plus një kopsht. Ndërtime, modernizim i infrastrukturës që po bëhet në kuadër të procesit të rindërtimit. Shijaku nuk e ka parë asnjëherë”, tha ai

Në vijim, ministri Ahmetaj theksoi se në fund të vitit do të kemi përfunduar edhe kantierin e Shijakut, ndërkohë për qytetarët e bashkisë së Durrësit që kanë interes për procesin e ndërtimit, javën e kaluar sapo filloi loti i parë i Spitallës me një nga donatorët kryesor, Abu Dhabi.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farben.ahmetaj.al%2Fvideos%2F974567186710616%2F&show_text=false&width=560&t=0

Ministri Ahmetaj në fund porosit që të punohet me orare të zgjatura në mënyrë që jo vetëm të kapen afatet por të ketë mundësi të futen në shtëpi shumë familje para afatit.

“Në Shijak po ndërtohen 30 pallate për 670 familje, 800 banesa individuale nga të cila 600 i janë dorëzuar tashmë familjeve, 4 shkolla e 1 kopsht të përfunduar dhe 2 të tjera që po ndërtohen me financim nga BE, si dhe ndërtimi e modernizimi i gjithë infrastrukturës publik”, theksoi ministri Ahmetaj.

Në vijim, kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana i shpjegon ministrit Ahmetaj se në një nga lagjet më të dëmtuara të Shijakut po ndërtohen plot 21 pallate dhe 9 pallate të tjera rreth qytetit të Shijakut, pra vetëm në bashkinë e Shijakut po ndërtohen 30 pallate në të cilën do të akomodohen 657 familje me tipologji të ndryshme, 1+1, 2+1 she 3+1.

“Të gjitha familjet e dëmtuara nga tërmeti trajtohen me bonos qiraje dhe do ta marrin bonusin e qirasë deri në momentin e fundit kur ata do të strehohen në shtëpi të re”, tha ai

Përsa i përket objekteve arsimore, kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana tha kanë mbetur vetëm dy objekte arsimore për t’u rindërtuar.

Përfaqësuesi i kompanisë tha se “jemi në të gjitha fazat pasi kemi menduar për të krijuar dhe akses. Kemi themele, grup themelesh, kat të dytë, dhe më poshtë kemi përfunduar 7 kate ku kemi përfunduar edhe murit e tullës”.

“Pallatet do të kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, me gjelbërim, lulishte dhe parkingje nëntokësore dhe mbitokësore”, theksoi ai.

Etiketa: Arben AhmetajBashkia ShijakElton Arbanainspektim

Lajme të lidhura

“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen
Breaking Views

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Edi Rama jepe dorëheqjen

23:12 - 15/09/26
Para
Adelina i dedikoi fjalët më të sinqerta gëzimit të së saj më të madh

Adelina i dedikoi fjalët më të sinqerta gëzimit të së saj më të madh

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Shtator 2026

07:31 - 16/09/26
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 16 Shtator 2026

07:30 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com