GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Familjet e varfra më fëmijë, Shqipëria dhe Turqia me mbështetjen me të ulët në Europë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Familjet e varfra më fëmijë, Shqipëria dhe Turqia me mbështetjen me të ulët në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria renditet e fundit në Europë bashkë me Turqinë për mbështetjen financiare për familjet në nevojë (ato përfshijnë, përveç kujdesit shëndetësor, kostot e shtatzënisë, lindjes dhe birësimit, kujdesin ndaj fëmijëve dhe kujdesin për anëtarët e tjerë të familjes).

Sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2021, vendet e BE-së shpenzuan mesatarisht 777 € për person për përfitime familjare, nga 561 € në 2011.

Ndërsa Shqipëria shpenzoi vetëm 45 euro për frymë për familjet në nevojë me fëmijë në vitin 2021, duke u renditur e parafundit pas Turqinë me 37 euro për frymë.

Vendet me shpenzimet më të larta për përfitimet familjare për person në vitin 2021 ishin Luksemburgu (3611 euro), Danimarka (1858 euro) dhe Gjermania (1575 euro). Vendet me shpenzime më të ulëta ishin Bullgaria (161 euro), Greqia (243 euro) dhe Rumania (244 euro).

Në BE, përfitimet familjare përfaqësonin 8.3% të totalit të shpenzimeve për përfitimet e mbrojtjes sociale në vitin 2021. Në përqindje Polonia kishte shpenzimet më të mëdha (15% e totalit të përfitimeve sociale), Luksemburgu (14.8%) dhe Estonia (12.8%) regjistruan përqindjet më të larta të shpenzimeve për përfitimet familjare.

Ndërkohë, përqindjet më të ulëta ishin në Itali (4.1%), Holandë (4.6%) dhe Qipro (4.7%). Mbështetja financiare për familjet e varfra më fëmijë është një ndër zërat e mbrojtjes sociale. Por Shqipëria gjithashtu ofron mbrojtje të ulët financiare për popullsinë në nevojë në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Të dhënat e Eurostat treguan se 27 vendet anëtare të BE çuan për mbrojtjen sociale 39.2 për qind të buxhetit të tyre në vitin 2022, ndërsa Shqipëria në të njëjtin vit çoi vetëm 30 për qind të buxhetit.

Sektori me peshën më të lartë në shpenzimet buxhetore si në BE dhe në Shqipëri është ‘Mbrojtja sociale’, me 30 për qind të shpenzimeve të përgjithshme publike në vitin 2022. Ky zë dominohet nga shpenzimet për fondin e pensioneve si edhe programet në mbështetje të familjeve dhe individëve në nevojë (ndihma ekonomike dhe aftësia e kufizuar).

Por Shqipëria ndan nga buxheti i saj për këtë zë rreth 9.2 pikë përqindje fonde më pak se Bashkimi Europian.

Institucionet Financiare ndërkombëtare e kanë këshilluar qeverinë shqiptare që të rrisë investimet tek kapitali njerëzor, duke sugjeruar më shumë fonde për arsimin, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.

Në kushtet e plakjes së popullsie, rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë vendi po përballet me nevoja emergjentë për kujdes sidomos për moshat e vjetra. Shqipëria nuk ka ngritur asnjë infrastrukturë për kujdesin ndaj moshës së tretë teksa vendi po përballet me pleqërimin e bumit të lindjeve në vitet 1960-70./monitor

 

Etiketa: Kryesore1ndihme socialevarferi

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

“Denigronin krerët e institucioneve”, arrestohet gazetari dhe efektivja e AMP-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com