GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Familjet flenë në çadra, Veliaj shpenzon 38 milionë lekë për t’u shembur shtëpitë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliajt nuk i mjafton betonizimi i Tiranës, tani merr në dorëzim dhe Ndroqin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë kaluar 3 vjet nga tërmeti i vitit 2019 që la të pastrehë mijëra familje, të cilat sot e kësaj ditë vazhdojnë të jetojnë nëpër çadra. Që nga koha kur qeveria hartoi projektin e rindërtimit dhe  fondet që do të shkojnë për të, Erion Veliaj më shumë ka prishur se sa ka ndërtuar shtëpi. Të shumta janë bërë edhe denoncimet që, duke përdorur këto projekt Veliaj ka prishur shtëpi të padëmtuara për t’i hapur vendin pallateve gjigande të ndërtuara nga oligarkët. Edhe ditën e sotme, ku të gjithë do të prisnin planin për ndërtim, Veliaj ka hapur një tender për  shembjen e shtëpive që sipas tij janë dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Bëhet fjalë për tenderi REF-31073-05-30-2022 dhe objekt  “Për shembjen e njësive të banimit në ndërtesa të pabanueshme, të dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 dhe transportimin e materialeve të dala nga shembja e tyre në Bashkinë Tiranë”. Për këtë tender Veliaj ka vënë në dispozicion fondin limit plot  38,301,832.00 Lekë, pra pjesa më e madhe e fondeve të programit të rindërtimit po shkojnë për shembje, ndërsa kur vjen fjala të shtëpitë e reja Veliaj shprehet se po ndërtohen pallatet dhe familjet do të marrin apartamentet e tyre. Por, këto apartamenteve përveç se nuk po iu jepen akoma qytetarëve, janë ndërtuar nga firma të njohur për aferat me tenderat si Salillari, Gener 2, Fusha dhe të tjerë.

38 milionë lekë janë shumë para për të shembu ca banesa, ndërsa është e qartë një tenderin do ta fitojë një nga oligarkët që ka miq Veliaj. Kjo, pasi tenderi është hapur me procedurë të kufizuar, çka do të thotë se do të jenë në garë kompanitë të cilat janë përfshirë në programin e rindërtimit.

Vlen të theksohet se në këtë shpenzim do përfitojnë edhe fadroma të cilat kanë prishur banesat e “5 Majit”. Prej muajsh baronët e kësaj zone protestojnë, madje edhe kanë pasur konfrontim fizik, duke pretenduar se banesat e tyre nuk janë prishur nga tërmeti dhe se nuk marrin shpërblimin që meritojnë. Por, Veliaj vazhdon  me planet e tij paratë i duhen për të paguar ata që prishin shtëpitë.

Si po i mashtron Veliaj qytetarët

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj vazhdojnë t’i mashtrojnë qytetarët se do të marrin banesat e reja. Të dy ata kishin premtuar se në prill të këtij viti do të përfundonte procesi i rindërtimit në Tiranë dhe të gjithë të prekurit nga tërmeti do të futen në banesat e reja.  “Me ritmet që po ecim jemi të bindur që në pranverën e vitit 2022, diku në prill, nuk do ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i 201”, është shprehur Veliaj disa muaj më parë në një intervistë televizive.

Ndërkohë ky mashtrim është përforcuar edhe më shumë nga Arben Ahmetaj, i cili kishte premtuar në fillim të vitit 2021 se,  përveç zonës së Kombinatit rindërtimi në Tiranë do të përfundonte në shtator

“Përveç disa institucioneve publike dhe zonës së Kombinatit, pjesa më e madhe e rindërtimit, kryesisht të banesave individuale dhe pallateve e shkollave mbaron në vjeshtë të këtij viti. Do të vazhdojmë përtej vjeshtës me kombinatin që është në proces, por edhe për shkak të pandemisë dhe të shpronësimeve ka pasur edhe një përparësi momentale shumë intensive, por gjithsesi nuk ka ecur me ritmin e sajteve të tjera”, deklaroi ai në prill të 2021.

Nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama vazhdon të shtyjë afatet për procesin e rindërtimit. Me 18 maj Rama tha se procesi i rindërtimi ishte drejt përfundimit, ndërsa vonesat ja faturoi faktorëve që nuk varen nga qeveria. “Rindërtimi është duke përfunduar kudo, me përjashtim të zonës së Kombinatit dhe të 5 Majit në Tiranë ku ka vonesa për shkaqe gjyqesh. Po është e vërtetë që rindërtimi në Kombinat dhe në zonën e 5 Majit është penguar për shkak të rezistencës së disa banorëve, që kanë akuzuar se po u shemben banesat pa marrë shpërblimin që u takon”, tha ai.  Por, ja ku jemi në fund të majit dhe përveç se po shemb shtëpi e po inauguron ca pallate që ende nuk janë në përdorim, Veliaj nuk ka bërë asgjë tjetër.

Ndërkohë, vazhdojnë denoncimet se , jo të gjitha 522 familjet që përfitojnë banesat e ndërtuara nga fondet e qeverisë turke nuk kanë hyrë ende në shtëpitë që i presin prej më shumë se dy vitesh. Muaj më parë erdhi vetë Erdogan bashkë me Veliajn që të inauguronin këto shtëpi, pro qytetarët vazhdojnë të sorollaten. Kjo është njëra anë, për të mos u ndalur te i gjithë projekti i rindërtimit, që ka marrë miliona euro nga buxheti dhe në formë donacionesh, për të cilat transparenca dhe llogaridhënia është pothuajse zero.

Etiketa: 38 milione leke5 majkryesore2shembje shtepish

Lajme të lidhura

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë
Breaking Views

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

12:27 - 07/06/26
Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Para
Raporti i ERRU për ujin: Banorët e Tiranës paguajnë shumë por s’kanë ujë 24/7ditë

Veliaj i jep 58 mln lekë për kimikate kompanisë që fiton tendera vetëm në Bashkinë Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike
Breaking Views

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26

Lexo më shumë
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26
GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit

12:55 - 07/06/26
I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

I arrestuar për mashtrim, por Blendi Gonxhe i jep kontratën e mbetjeve spitalore/ Elvis Miri del nga pluhuri i dosjes dhe merr tenderin 352 MLN lekë

12:27 - 07/06/26
Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese

11:53 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetgrandpashabetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibomjojobet