GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Familjet që jetojnë në kontejnerë pranë Manzës pa strehë, përjashtohen dhe nga shorteu i banesave

16:08 - 19/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Familjet që jetojnë në kontejnerë pranë Manzës pa strehë, përjashtohen dhe nga shorteu i banesave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familje të tjera në Manëz, të cilat ngelen pa strehë nga tërmeti i dy viteve më parë do kenë mundësi të strehohen në banesa të tjera. Shorteu publik i hedhur këtë të martë do të strehojë familje të reja në lagjen e re, por jo ata që mbeten në kontejner që nga periudha e tërmetit shkatërrues.

As në këtë fazë të shorteut nuk janë përfshirë familjet që jetojnë në konteinerë, pranë shkollës së Manzës.

Kur kanë kaluar më shumë se 2 vjet nga tërmeti, të tjera familje i janë nënshtruar shorteut për të siguruar një apartament në lagjen e re të ndërtuar në Manëz.

Tetë familjet pjesëmarrëse në këtë shorte iu gëzuan faktit që së shpejti do të hyjnë në apartamentet e reja.

Manza ishte një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti, ndaj u vendos të ngrihet një lagje e re me 9 pallate për të strehuar familjet që mbetën pa banesë si pasojë e fatkeqësisë natyrore.

Ndërkohë ka mbetur ende i pazgjidhur strehimi i afro 14 familjeve që jetojnë në konteinerë në Manëz.

Këto familje kanë banuar në godinën e ish-hotelit të minierës dhe për shkak të një problemi pronësie të godinës ku ata jetonin nuk janë përfshirë ende në listat e përfituesve të apartamenteve të reja.

Situata e tyre kërkon një trajtim të veçantë nga bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Durrësit, që duhet të marrë një vendim për strehimin edhe të këtyre banorëve në lagjen e re e cila është e pajisur me ambiente shërbimesh dhe fusha sportive, për të ofruar një cilësi më të mirë të jetës në komunitet.

Në lagjen e re të Manzës për familjet e dëmtuara rëndë nga tërmeti janë ndërtuar 226 apartamente në 9 godina, për shpërndarjen e të cilave është hedhur short publik i ndarë në disa faza.

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Snapchat lançon këtë javë abonimin me pagesë për të parë storyt më shumë se një herë

Snapchat vjen me risi të re, tani në dispozicion edhe në web

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti
Breaking Views

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26

Kompania Rejsi Farma me pronare Merita Sheqin nuk mjaftohet me milionat, që merr nga tenderat në Shëndetësi, por ka nisur...

Lexo më shumë
Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com