GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Familjet shqiptare nuk kanë para! Shpenzimet u rritën me 1.3% në 2021

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Familjet shqiptare nuk kanë para! Shpenzimet u rritën me 1.3% në 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një familje ka shpenzuar mesatarisht vetëm 1.3% më shumë në 2021-n, sesa një vit më parë, ndërkohë që rritja e çmimeve ka qenë më e lartë, ndërkohë që ushqimet vijojnë të zënë peshën kryesore, një tregues indirekt ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që krijon pak mundësi për shpenzime të tjera, pas atyre të domosdoshme.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes së INSTAT, në vitin 2021, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një njësi ekonomike familjare (NjEF), të përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, janë 84.548 lekë. Totali i shpenzimeve për konsum është 64,73 miliardë lekë në muaj për 765.551 familje.

Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve në vitin 2021, është 1,3 % më i lartë se në vitin 2020. Rritja e çmimeve të konsumit, në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, është 2,0 %.

41.3% e shpenzimeve shkojnë për tu ushqyer

Sipas INSTAT, Sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve, sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë grupet:

-Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 34.934 lekë, i cili zë një peshë prej 41,3 % në buxhetin familjar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë: “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 17,5%, “perimet” me 17,4 %, “mish dhe nënprodukte” me 16,2%, ndjekur nga “bukë dhe drithëra ” me 13,6 %. Në krahasim me një vit më parë, kjo peshë është ulur lehtë me 0.3 pikë përqindje.

Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat, një tregues ky i nivelit të ulët të të ardhurave. Mesatarja e BE-së për shpenzimet për ushqime është 13%, ndërsa edhe në Ballkan është poshtë 40%. Për shkak të peshës së lartë në buxhetin e familjeve, Rritja e lartë e çmimeve të ushqimeve në 2022 vlerësohet se do të rrisë edhe më tej varfërinë në vend.

-Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 8.496 lekë, përbën 10,0 % të totalit të buxhetit familjar.

– Grupi ” Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 5.772 lekë, zë 6,8 % të buxhetit gjithsej, rritja më e lartë është shënuar në shpenzimet për nëngrupet “blerja e produkteve shtëpiake dhe mirëmbajtje apo riparimi i tyre”.

Rriten shpenzimet për arsim, ulen për komunikimin

Në vitin 2021, grupi “Arsim” ka rezultuar me rritje të shpenzimeve mesatare mujore për konsum, me 6,1 %, krahasuar me vitin 2020, ndërsa grupi “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” ka rezultuar me ulje të shpenzimeve mesatare mujore për konsum, me 0,4 %.

Shpenzimet e bëra në grupin “Arsim” në vitin 2021 kanë pësuar rritjen më të lartë prej 6,1 %, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimeve për nëngrupin “kurse gjuhe, programimi, trajnime, etj.”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Komunikim” kanë shënuar rritje prej 5,4 %, krahasuar me vitin 2020, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve për nëngrupin “shërbime interneti në shtëpi”.

Shpenzimet e bëra në grupin “Argëtim dhe kulturë” kanë shënuar një rritje prej 3,2 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupeve: “aksesorë dhe pajisje për përpunim informacioni”, “argëtim (kurse pikture, kërcimi,etj.)” si dhe “ekskursione (gjysëm dite apo një ditë) jashtë vendit”.

Tirana me konsumin më të lartë

Në vitin 2021, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një NjEF në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 99.416 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum, pas qarkut të Tiranës, janë Korça me 83.591 lekë dhe Fieri me 80.752 lekë në muaj për NjEF. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Kukësit me 71.636 dhe i Dibrës me 72.048 lekë në muaj për NjEF. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 4,2 %, ndjekur nga qarku i Kukësit me rreth 2,0 %.

Kukësi me familjet më të mëdha

Në vitin 2021, numri mesatar i anëtarëve të NjEF është 3,7. Qarku me numrin më të madh të anëtarëve të NjEF është Kukësi me 4,3 anëtarë, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të vogël të anëtarëve në përbërjen e NjEF, me 3,1 anëtarë.

Sa më shumë fëmijë, aq më shumë shpenzime për arsim

Në 2021, në NjEF-të e përbëra nga dy të rritur pa fëmijë në varësi, grupi ushqim zë peshën më të madhe prej 45,4 %, krahasuar me tipet e tjera. Pesha më e lartë për shpenzimet për transport është regjistruar në strukturën e buxhetit të NjEF- ve të përbëra nga tri ose më shumë të rritur me fëmijë, 7,0 %. Në NjEF-të e përbëra nga tri ose më shumë të rritur pa fëmijë në varësi pesha që zënë shpenzimet për arsim është më e lartë, krahasuar me tipet e tjera. Në NjEF në përbërjet e të cilave ka fëmijë janë shënuar peshat më të larta për grupin “veshje dhe këpucë”./MONITOR

Etiketa: familjeshpenzime

Lajme të lidhura

Varfëria në rritje / Sindikatat e Pavarura protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë: T’u kthejmë shpresën të rinjve
Aktualitet

Varfëria në rritje / Sindikatat e Pavarura protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë: T’u kthejmë shpresën të rinjve

11:08 - 23/06/26
Kufiri i mbijetesës/ Gjysma e të punësuarve në Shqipëri marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj
Aktualitet

Me një rrogë nuk mbyll dot muajin, shpenzimet e një individi shqiptar më të larta se paga

08:18 - 23/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!
Breaking Views

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Para
Vlorë/ 43-vjeçarja banuese në SHBA përplas për vdekje një person

Aksident tragjik në Sarandë, humb jetën 42- vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Dubai Jetmir Pepa
Aktualitet

I kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Dubai Jetmir Pepa

17:53 - 23/06/26

 I shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, Jetmir Pepa është arrestuar në...

Lexo më shumë
Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

17:34 - 23/06/26
Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

17:19 - 23/06/26
Kërkohej për atentatin ndaj Gilmando Danit, Ylli Zalla u shpëton forcave RENEA, arrestohet një tjetër person

Kërkohej për atentatin ndaj Gilmando Danit, Ylli Zalla u shpëton forcave RENEA, arrestohet një tjetër person

16:58 - 23/06/26
“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommarsbahis girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet giriş