GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Familjeve u thotë paguani për vete jo”, deputeti Sula: Shteti ka 183 mln euro borxh OSHEE-së

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ku shkojnë këto para?”, Sula akuza Ramës: Ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për lajmin se borxhi i 8 institucioneve shtetërore ndaj OSHEE në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti në 183 milionë euro, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Përmes një postimi në Facebook, në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149 % ose me 2.4 herë.

“Qeveria e filozofisë “bëj si them unë e mos bëj si bëj unë” Familjeve shqiptare të cilat kalojnë tre muaj pa shlyer faturat e energjisë elektrike apo të ujësjellësit menjëherë u ndërpritet furnizimi me ujë apo me energji. Jo të pakta kanë qenë rastet që janë burgosur kryefamiljarët për lidhje të jashtëligjshme. ( Në fakt normaliteti e do që për produktin apo shërbimin që merr ta paguash). Por qeveria e cila ka fytyrën e atij që e drejton ndjek filozofinë “Bëj si them unë e jo siç bëj unë”. Sipas statistikave të fundit borxhi 8 institucioneve shtetërore ndaj OSHEE në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti kulme të reja, në 22, 1 miliardë lekë ose 183 milionë euro. Në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149 % ose me 2.4 herë.
Rritjen më të madhe të detyrimeve e krijuan institucionet jo-buxhetore, të cilat përfaqësohen nga ndërmarrjet e ujësjellësit. Këto ente krijuan stok detyrimesh ndaj OSHEE-së 17.1 miliardë lekë 142 milionë euro me zgjerim 9.4% në krahasim me fundit e vitit. Por në rritje të shpejtë është edhe borxhi i administratës shtetërore, i cili ka arriti në rreth 5 miliardë lekë në fund të prillit 2022 me zgjerim 4.6% në raport me fundin e vitit. Familjet shqiptare mbulohen në dimër me jorganë, në verë mbajnë dritaret hapur, e ndezin dushin me orar në mënyrë që të mos kenë fatura të papërballushme. Por teksa bëjnë këtë sakrificë për veten e tyre ata paguajnë sa frëngu pulën për pagat e punonjësve të administratës publike por edhe kondicionerin e tyre në zyrat shtetërore që të mos fiket dimër e behar.
Por mesa duket do duhet të paguajnë edhe më shumë sepse militantët e vendosur në krye të institucioneve kanë dështuar në menaxhim dhe kanë krijuar qindra miliona euro borxh” – shkruan Sula në facebook.

Sula shprehet se dështimi nuk ka ardhur vetëm nga injoranca e administratorëve, por edhe nga korrupsioni dhe mbifryrja e administratës.

“Dështimi nuk ka ardhur vetëm nga injoranca e administratorëve. Por edhe nga korrupsioni dhe mbifryrja e administratës. Nuk ka logjik tjetër shpjeguese kur kemi një korrektësi të shtuar nga ana e familjeve të thjeshta për shlyerjen e faturave të ujësjellësit. Pra ujësjellësat i mbledhin detyrimet e tyre nga qytetarët. Por nuk mbesin para për të paguar energjinë sepse ato ndahen mes shefave që kanë emëruar drejtorët, shkojnë për tenderët fiktivë dhe për pagat e patronazhistëve të cilët emrin e kanë në borderotë e ujësjellësave por nuk paraqiten asnjë ditë në punë.
Të gjitha akuzat e ngritura më sipër janë konfirmuar edhe nga KLSH. Mesa duket janë pranuar edhe nga kryeministri i cili tani nxjerr skema për ti hedhur hi syve qytetarëve duke i marrë në administrim qendror. Madje së fundmi edhe Bashkitë e falimentuara që në fakt po administratorët e emëruar prej tij i falimentuan” – shkruan Sula në facebook.

Etiketa: borxhDashnor SulaFamiljeveOSHEEpaguaniShteti

Lajme të lidhura

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen
Breaking Views

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
Para
Flakët “pushtojnë” Shqipërinë, ministria e Mbrojtjes njofton për 22 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Përfshihen nga zjarri sipërfaqe të mëdha pyjesh në Krujë, flakët përhapen me shpejtësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com