GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fantazma”, mediet italiane jehonë arrestimit të laçianit Dodaj

17:15 - 26/08/23
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fantazma”, mediet italiane jehonë arrestimit të laçianit Dodaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tani fantazma ka një emër dhe një fytyrë. “Edi” Edmond Dodaj, 42-vjeçari shqiptar, i cili prej 10 vitesh kërkohej në Itali pasi duhet të vuajë 15 vite burg për shoqatë që synonte trafikun ndërkombëtar të drogës, u arrestua në Shqipëri, në qytetin e Kurbinit.

Arrestimi i Dodajt më 24 gusht ka bërë jehonë në mediet italiane.

Mbi të rëndojnë dhjetëra dënime për krime të lidhura me trafikun e drogës, të gjitha të kryera në Italinë Veriore, mes viteve 2006 dhe 2008, një “zot droge” i vërtetë i Ballkanit, sipas Milano Today.

Dodaj, sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, ishte kryetari i një organizate me qendër në Milano, e cila ishte përgjegjëse për importimin e tonëve kokainë nga Holanda, e cila më pas shitej përmes rrjeteve të trafikut të drogës në Italinë qendrore dhe veriore. Së bashku me të, në grup ishin edhe vëllezërit dhe kushërinjtë e tij, po ashtu shqiptarë.

Dënimet ndaj “Edit” nuk ishin kryer asnjëherë në Itali, sepse i arratisuri ishte bërë i pagjurmueshëm që në vitin 2013.

Megjithatë, javët e fundit karabinierët e seksionit Catturandi të njësisë hetimore të Milanos, të drejtuar nga komandanti Domenico Rana, kanë arritur t’i shtrëngojnë rrethin Dodajt.

Lëvizjet në kufi dhe disa gabime të “bashkëpunëtorëve” të tij ishin fatale për të.

Kështu, pjesë-pjesë, policia bashkoi enigmën dhe më 24 gushtINTERPOL arriti ta ndalojë të kërkuarin pikërisht në qytetin me pamje nga bregu i Adriatikut, duke ekzekutuar urdhrin evropian të arrestit të lëshuar nga zyra e ekzekutimeve të prokurorit të Milanos.

Tani për “Edin” duhet të mbërrijë kërkesa për ekstradim dhe të hapen dyert e burgut të Milanos, një qytet që u vërshua nga kokaina para se të bëhej fantazmë.

Gijotina.com/

Etiketa: ArrestimKryesore1Lactrafik droge

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Para
Rusia me valë të re sulmesh në qytetet e Ukrainës

Dy avionë luftarakë të Ukrainës përplasen në perëndim të Kievit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com