GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

FAO: 400 mijë njerëz në Shqipëri s’përballojnë koston e një diete

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
FAO: 400 mijë njerëz në Shqipëri s’përballojnë koston e një diete
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 400 mijë njerëz që jetojnë në Shqipëri nuk mund të paguanin një dietë të shëndetshme në vitin 2021, raportoi Organizata Botërore e Ushqimit (FAO). Për të siguruar një dietë të tillë, një personi i duhen së paku 4.4 USD në ditë.

Kjo dietë nuk ka lidhje me ushqimin e shëndetshëm që shumica e njerëzve synojnë në ditët e sotme, por me vlerën e kalorive që i nevojiten njeriut në ditë.

Numri i personave që nuk ishin në gjendje të ushqeheshin me kaloritë e nevojshme ra në 400 mijë në vitin 2021, nga rreth 600 mijë që llogariteshin në vitin 2020, ku kufizimet pandemike përkeqësuan mundësitë për shumë individë kudo në botë.

Raporti vëren se ka një përpjekje të vazhdueshme për të ulur koston e dietës së shëndetshme që të bëhet e përballueshme për të gjithë, por rol kyç luajnë politikat e qeverive. Deficiti strukturor midis prodhimit dhe konsumit e ekspozon Shqipërinë dhe vendet të tjera të varfra dhe në zhvillim ndaj pasigurive që lidhen me tregjet globale të mallrave ushqimore. Teksa shumë persona nuk kanë akses në ushqimin e mjaftueshëm, të tjerët po vuajnë nga mbiushqyerja, duke rrezikuar obezitetin. Shqipëria po përballet nga një rritje të mbipeshës dhe obezitetit tek të rinjtë vë në dukje FAO.

Në rang global, politikat vazhdojnë të nxisin prodhimin e drithërave dhe sheqerit, teksa qytetet po braktisin dita-ditës dietat tradicionale, si ajo mesdhetare në dobi të ushqimit të përpunuar. Zinxhiri më efikas i vlerës, tregtia më e mirë dhe siguria dhe cilësia e ushqimit kanë potencialin për të reduktuar dobësitë strukturore dhe në ofrimin e dietave të shëndetshme të përballueshme për të gjithë.

Kërkesa në rritje për ushqime dhe produkte bujqësore e nxitur nga rritja e popullsisë, rritja e të ardhurave dhe urbanizimi dhe nga ana tjetër, burimet po pakësohen nga gërryerja e tokës, rënia e sasive të ujit dhe biodiversitetit. FAO parashikon problemin në rritje sa i takon kequshqyerjes dhe sigurisë ushqimore. FAO bën thirrje se duhen rritur përpjekjet për konsumin e ushqimeve me vlera ushqyese, duke reformuar politikat e subvencionimit të ushqimit, duke rritur ndërgjegjësimin për dietat e shëndetshme, duke nxitur sistemet e mbrojtjes së konsumatorit, duke inkurajuar politika të përshtatshme të tregtisë së ushqimit dhe duke luftuar humbjet nga mbetjet ushqimore./Monitor

Etiketa: dieta

Lajme të lidhura

Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën
Aktualitet

Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

15:53 - 28/10/26
Protesta e studentëve/ Grafiti i veçantë i të rinjve para Ministrisë së Arsimit: Pse na mësoni të ikim
Aktualitet

Protesta e studentëve/ Grafiti i veçantë i të rinjve para Ministrisë së Arsimit: Pse na mësoni të ikim

15:26 - 28/10/26
Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit
Aktualitet

Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit

15:08 - 28/10/26
Para
Të flesh me qenin, përfitimet terapeutike dhe jo

Të flesh me qenin, përfitimet terapeutike dhe jo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26

Nga Gerti Çarçani Ditët e fundit Qeveria shqiptare ka servirur për të gjithë dynjanë faktin e buxhetit më të madh...

Lexo më shumë
Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

15:53 - 28/10/26
Protesta e studentëve/ Grafiti i veçantë i të rinjve para Ministrisë së Arsimit: Pse na mësoni të ikim

Protesta e studentëve/ Grafiti i veçantë i të rinjve para Ministrisë së Arsimit: Pse na mësoni të ikim

15:26 - 28/10/26
Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit

Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit

15:08 - 28/10/26
Ndeshje miqësore/ Kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në ‘Air Albania’

Ndeshje miqësore/ Kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në ‘Air Albania’

14:45 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com