GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

FAO: Çmimet e ushqimeve do shkojnë në nivelin më të lartë të dekadës së fundit, ja çfarë ndodh deri në fund të 2021

22:06 - 07/10/21
në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
FAO: Çmimet e ushqimeve do shkojnë në nivelin më të lartë të dekadës së fundit, ja çfarë ndodh deri në fund të 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet botërore të ushqimit u rritën për të dytin muaj radhazi në shtator, duke arritur kulmin 10-vjeçar, deklaroi agjencia ushqimore e OKB-së.

Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë me bazë në Romë (FAO) gjithashtu parashikoi një prodhim rekord global të drithërave në vitin 2021, por tha se ai do të tejkalohej nga konsumi i parashikuar.

Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s, që gjurmon çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore më të tregtuara në botë, ishte mesatarisht 130.0 pikë muajin e kaluar, niveli më i lartë që nga shtatori 2011, sipas të dhënave të agjencisë.

Shifra për muajin gusht u rishikua në 128.5, nga 127.4 që ishte për të njëjtin muaj.

Në bazë vjetore, çmimet u rritën me 32.8% në shtator.

Çmimet e mallrave bujqësore janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar, të ndikuara nga pengesat në korrje dhe rritja e kërkesës në Kinë.

Indeksi i çmimeve të drithërave të FAO u rrit me 2.0% në shtator nga muaji i mëparshëm. Kjo u parapri nga një rritje prej gati 4% e çmimeve të grurit, dhe agjencia e OKB-së vuri në dukje uljen e disponueshmërisë së eksporteve për shkak të kërkesës së madhe.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve,” tha krye ekonomisti i FAO-s, Abdolreza Abbassian në një deklaratë.

Çmimet botërore të vajit bimor u rritën me 1.7% në bazë mujore dhe treguan një rritje vjetore prej rreth 60%, pasi çmimet e vajit të palmës u rritën nga kërkesa e fuqishme e importit dhe shqetësimet për mungesat e fuqisë punëtore në Malajzi, tha FAO.

Çmimet globale të sheqerit u rritën me 0.5% në shtator, për shkak të shqetësimeve për motin e keq në Brazil, që është eksportuesi kryesor. Kjo është kompensuar pjesërisht nga ngadalësimi i kërkesës për import dhe një perspektivë e favorshme e prodhimit në Indi dhe Tajlandë, sipas FAO-s.

Për prodhimin e drithërave, FAO parashikoi një prodhim rekord botëror prej 2.800 miliardë ton në vitin 2021, pak më tepër se 2.788 miliardë që ishte parashikuar një muaj më parë.

Kjo do të ishte nën nivelin e përdorimit botëror të drithërave prej 2.811 miliardë tonë, një parashikim i rishikuar nga 2.7 milionë tonë një muaj më parë, kryesisht për të pasqyruar rritjen e përdorimit të grurit për ushqyerjen e kafshëve, tha FAO në një shënim mbi ofertën dhe kërkesën e  drithërave.

Rezervat globale të drithërave pritet të ulen në periudhën 2021/22, por ende do të jenë në një nivel të mjaftueshëm, shtoi FAO./ Reuters /

Etiketa: Cmimerritje

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd-Prrenjas mbulohet nga balta dhe inertet, shkak zvarritja e punimeve
Breaking Views

Rruga Librazhd-Prrenjas mbulohet nga balta dhe inertet, shkak zvarritja e punimeve

14:40 - 25/01/26
Protesta e kamionistëve në Mal të Zi bllokon Hanin e Hotit, ndalet kalimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria
Breaking Views

Protesta e kamionistëve në Mal të Zi bllokon Hanin e Hotit, ndalet kalimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria

12:00 - 25/01/26
Protesta bllokon kufijtë me Maqedoninë e Veriut, pritet kufizimi i lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje të Shqipërisë
Breaking Views

Protesta bllokon kufijtë me Maqedoninë e Veriut, pritet kufizimi i lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje të Shqipërisë

11:54 - 25/01/26
Para
Kosova pëson humbjen e radhës në kualifikueset e Europianit

Kosova pëson humbjen e radhës në kualifikueset e Europianit

TË FUNDIT

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)
Aktualitet

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

21:02 - 25/01/26

Zona e Lagunës në Orikum është përfshirë nga flakët, të cilat favorizohen nga erërat e forta. Nderkohe, gjate perpjekjeve per...

Lexo më shumë
Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

20:14 - 25/01/26
Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

19:53 - 25/01/26
Çmenduri në “Emirates”: Manchester United mposht Arsenalin 3–2

Çmenduri në “Emirates”: Manchester United mposht Arsenalin 3–2

19:43 - 25/01/26
Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Zjarr në zonën e Lagunës në Orikum, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

19:19 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com