GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Faqet e qeverisë? Jo mo, janë faqet e Belindës në fushatë (me taksat tona)

21:09 - 18/04/25
në Aktualitet, KRYESORE, Opinion, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Aferë gjigande 1.3 miliardë euro”, Shehaj: Kam 6 muaj që kërkoj interpelancën me Ballukun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gijotina.com

Dikur faqe zyrtare shtetërore për qytetarët, sot postera dixhitalë të Partisë Socialiste. Po flasim për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, që në vend të informojë publikun për punët, projektet apo shërbimet… ka zgjedhur të ngjisë foto e flamuj rozë si të ishte Instagrami personal i Belindës.

Belinda Balluku, zonja e pashmangshme në çdo fushatë, nuk ka më nevojë për zyrë shtypi – ajo ka marrë faqet e shtetit dhe i ka kthyer në pankarta dixhitale të fushatës!

Portale shtetërore? Jo, faqe fansash për “Belindën e punëve të mëdha”

Hap faqen e Ministrisë së Infrastrukturës? Nuk gjen informacion për ndërtimin e ndonjë rruge. Gjen Belindën. Në një takim. Në një dalje. Në një veshje të re. Me një slogan rilindas të ricikluar.

E kupton pra qytetari se kush e ka paguar faqen me taksat e tij? Vetëm për t’i thënë: Shiko sa bukur punojmë për partinë!

Asnjë diferencë mes një institucioni dhe një page Facebook-u të PS-së. Vetëm logoja mungon.

Kur shteti bëhet billbordi i partisë

E pabesueshme, por e vërtetë. Në një vend ku të moshuarit mezi presin për ilaçet, ku shkollat shemben me një erë të fortë, dhe ku çmimet janë në ajër – pushteti shpenzon kohë dhe energji për të ngjitur postera dixhitalë. Dhe jo për ndonjë investim madhor, por për t’i bërë like vetes.

Shteti nuk është më institucion – është mjete propagande. Dhe kjo nuk është thjesht arrogancë. Është fyerje. Për çdo qytetar që ka pritur muaj të tërë për një dokument, për një leje ndërtimi, për një dëmshpërblim. Ata s’kanë marrë përgjigje, por kanë parë Belindën – nga të gjitha këndet.

Si është e mundur që askush nuk përgjigjet?

Sepse në Shqipëri, ligji është me pushime në fushatë. Dhe zyrtarët tanë, që betohen për shërbim publik, e shkelin uniformën për një status më shumë, një votë më tepër. Sepse pushteti i tyre nuk matet me rezultat, por me sa herë u shfaqën në ekran.

Dhe qytetari? Hesht, vështron, dhe s’e kupton më nëse po informohet nga shteti apo po mashtrohet nga partia.

Faqet e shtetit nuk janë fletëpalosje elektorale

Në çdo demokraci serioze, kjo do të ishte skandal. Në Shqipëri, kjo është “praktikë”. E gjitha e paguar nga ne. Nga taksat tona. Dhe në vend që të marrim transparencë, na serviret propagandë.

Zonja Balluku ka një detyrë: të menaxhojë infrastrukturën, jo fushatën. Po ajo duket se e ka ngatërruar Ministrinë me “shtëpinë e rozës”.

Një pyetje e thjeshtë për zonjën ministre: në cilën faqe do publikoni fjalën “llogari”? Sepse për gjithë këtë që po bëni, dikur duhet dhënë. Dhe jo përballë kamerave, por përballë ligjit.

Etiketa: Belinda Ballukufushata 2025Kryesore1

Lajme të lidhura

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani
Aktualitet

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Para
Ancelotti: Bayern është i rrezikshëm, por të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjmë ne

Revolucion te Reali, madrilenët bëjnë gati trajnerin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Lexo më shumë
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26
Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

Vlorë/ Deti “pushton” Radhimën, uji i detit përmbyt zonat e ankorimit dhe magazinat

08:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com