GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Farsa e neveritshme me ligjin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Farsa e neveritshme me ligjin për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Ajo që ndodhi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë me ligjin e pagave ishte një farsë. E pështirë madje. Në fakt teatri ka nisur javë më parë. Atëhere kur qeveria paraqiti ligjin e ri të pagave.

Nga kolltuku i udhëheqësit babaxhan që mendon vetëm për të mirën e popullit, Edi Rama kishte propozuar rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e sektorit publik. Me përjashtim të vetes së tij, ministrave të tij dhe deputetëve. Pra mesazhi propagandistik ishte i qartë. Kjo qeveri nuk mendon për veten e saj, por vetëm për popullin. Ky ishte akti i parë i teatrit të shëmtuar.

Akti i dytë u luajt në Komisionin e Ekonomisë. Arbi Agalliu, një deputet i Partisë Demokratike mori fjalën vetëm për dy minuta gjatë diskutimit të ligjit në Komision. Dhe më një qartësi dhe memorie të jashtëzakonshme propozoi koefiçentët e pagave për 6 kategori të funksioneve të larta, nga kryeministri tek deputetët.

Pra një reformë mjaft e rëndësishme si ajo e pagave të funksionarëve të lartë të shtetit, që do duhej të ishte studiuar dhe mirëstudiuar për një kohë të gjatë nga specialistët, u poll nga mendja gjeniale e një deputeti brenda pak minutash. Dhe sigurisht, deputetët nuk kishin se si të mos mahniteshin nga ky gjenialitet.

Si kurrë më parë ndonjëherë në një seancë Kuvendi sot të gjithë ishin dakord me të gjithë, pavarësisht ndasive të tyre politike apo ideologjike. Përveç Agron Shehajt, që e quajti projektligjin një hipokrizi populiste të qeverisë dhe Erion Braçes, që e cilësoi si fyes për deputetët. E megjithatë, kjo ishte shumë pak.

Koefiçentët e pagave të propozuar nga zoti Agalliu u miratuan me po të njëjtën shpejtësi nga të gjithë deputetët, përveç Shehajt që votoi kundër draftit. Ky ishte akti i dytë i farsës së shëmtuar.

Drafti i propozuar nga qeveria ishte me të vërtetë poshtërues për Kuvendin. Rrogat e deputëtëve dhe ministrave duhet të rriteshin ashtu si për të gjitha kategoritë e tjera, edhe në respekt të hierarkisë shtetërore të pagave. Por çfarë prodhoi kjo farsë?

Në variantin e propozuar nga qeveria, rroga e Presidentit rritet nga 257 mijë lekë në 425 mijë lekë në muaj. Meqënëse të gjitha rrogat e funksionarëve të lartë të shtetit varen nga rroga e Presidentit, për të vënë në skenë teatrin, qeveria kishte ulur koeficentin e pagës së deputetëve nga 61 për qind e pagës së Presidentit që është sot në 36 për qind. Por në vlerë absolute rroga e parlamentarëve mbetej sërish 157 mijë lekë në muaj, edhe pas uljes së koeficentit, për shkak se rritej baza mbi të cilën llogaritej, pra rroga e Presidentit.

Cfarë ndodhi pas aktit të dytë të farsës? Me propozimin e Arbi Agalliut, Komisioni vendosi që koeficenti i rrogës së deputetit të rritet në 73 për qind. Pra edhe më shumë se sa në ligjin ekzistues. Rrjedhimisht rrogat e deputëtëve do të rriten nga 157 mijë lekë që janë sot në 310 mijë lekë në muaj. Plot 97 për qind.

Cili prej nëpunësve të shtetit do të marrë rritje rroge 97 për qind me reformën e qeverisë tek pagat? Askush. E më tej akoma, cilit punonjës të thjeshtë të shtetit do t’i rritet rroga me 153 mijë lekë në muaj? Askujt.

Kjo ishte e gjitha një farsë e dakortësuar. Dhe qeveria mund ta bënte si të donte. Por opozita nuk duhej kurrsesi të bëhej pjesë e këtij Teatri. Edi Rama e hodhi karremin e poshtërimit dhe opozita ra brenda duke marrë pjesën më të madhe të turpit.

Tani Arbi Agalliu do të mbahet mend si njeriu që bëri reformën e hierarkisë së lartë të pagave në Shqipëri, ndërsa opozita si paterica, të cilën Edi Rama mund ta përdorë si të dojë. Edhe duke e poshtëruar. Para dhe pas 14 majit.

Etiketa: Kryesore1OpinionRritja e pagavezyrtarët e lartë

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Ra partia e punës, por komunizmi mbeti: Enveri la vrasësin, piktor tradhtarin!

08:10 - 24/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Opinion

Shqipëria nuk vuan nga protestat, por nga korrupsioni dhe pushteti i pakontrolluar

12:37 - 23/10/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Para
PL nxjerr fakte të reja për skandalin me inceneratorët, Vasili: Kryeministri pjesë e këtij mashtrimi

Diplomat me kusht të mjekësisë, reagon Vasili: Çmenduria e radhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme
Aktualitet

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26

Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...

Lexo më shumë
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com