GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Farsa elektorale”/ Berisha: Raporti final gati nga data 10 qershor, do e dërgojmë në çdo kancelari dhe institucion ndërkombëtar

13:09 - 30/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Farsa elektorale”/ Berisha: Raporti final gati nga data 10 qershor, do e dërgojmë në çdo kancelari dhe institucion ndërkombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së me gazetarët të mbajtur këtë të premte ka denoncuar me pamje zyrat paralele të PS pranë qendrave të votimit, ku drejtohet operacioni i manipulimit zgjedhor i njohur si “treni bullgar”.

Berisha akuzoi zyrtarë të lartë, përfshirë Enkelejda Ymerajn, se fshihen në këto zyra sekrete për të blerë vota dhe për të manipuluar procesin. Berisha i quajti mbështetësit e këtij procesi “mercenarë të paguar” dhe “mashtrues”, që përpiqen të paraqesin farsën si zgjedhje të rregullta.

Lideri Opozitar deklaroi se zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Tiranë janë dominuar nga grupe të fuqishme kriminale, duke përmendur konkretisht bandën e “Hakmarrjes për drejtësi”, segmente të bandës së Emiljano Shullazit, si dhe grupin e Xhabaftëve. Sipas Berishës, këto struktura kanë ushtruar terror elektoral, kanë kërcënuar votuesit dhe kanë blerë vota, duke shkelur hapur ligjet dhe parimet e zgjedhjeve të lira. Ai akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për përpjekje të dështuara për të fshehur farsën elektorale, ndërsa theksoi se Partia Demokratike nuk e njeh këtë proces dhe do të faktojë përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se këto zgjedhje përfaqësojnë një nga manipulimet më të rënda zgjedhore në Europë që nga rënia e Perdes së Hekurt.

Kryetari i PD u shpreh se raporti përfundimtar mbi farsën elektorale do të jetë gati nga data 10 qershor dhe do të përfundohet me çdo kusht brenda datës 15 qershor. Deri në përgatitjen e tij, opozita ka shpërndarë një raport paraprak të përditësuar, i cili shërben si një raport i ndërmjetëm për të mbajtur të informuara institucionet ndërkombëtare. Berisha tha se raporti përfundimtar do të dërgohet në të gjitha kancelaritë e vendeve anëtare të OSBE-së, BE-së dhe Këshillit të Europës, në të gjitha institucionet ndërkombëtare, konventat e të cilave janë shkelur gjatë zgjedhjeve, si dhe në parlamentet e vendeve anëtare të OSBE, BE dhe KiE. Dokumentet janë duke u shpërndarë gjithashtu edhe pranë misionit të ODIHR dhe misioneve të tjera vëzhguese. Kryetari i PD theksoi se opozita po vepron në mënyrë të organizuar për të dokumentuar dhe shpërndarë provat e parregullsive elektorale.

Kryedemokrati deklaroi se opozita nuk pengon asnjë kandidat që të kërkojë transparencë apo rinumërim, duke theksuar se nuk ndjek standardin e Edi Ramës, i cili e ndalon transparencën. Berisha e quajti procesin zgjedhor një “farsë elektorale”, i cili  është një realitet i pamohueshëm dhe i padiskutueshëm. Berisha shtoi se parregullsitë apo verifikimet që mund të bëhen nuk e zbehin këtë realitet, por përkundrazi e përforcojnë. Berisha u shpreh para gazetarëve se çdo kandidat ka të drejtë të ndjekë procedurat për transparencë dhe se partia u ka dhënë udhëzim strukturave që t’i mbështesin plotësisht të gjithë ata që kërkojnë këtë gjë.

Kryetari i PD tha se Lulzim Basha nuk denoncoi farsën elektorale, por u fokusua te ruajtja e karriges së tij. Berisha shtoi se kishte paralajmëruar për manipulimin e zgjedhjeve që më 27 prill dhe se PD duhet të faktojë parregullsitë përpara se të bëjë analizën e brendshme. Sipas Berishës, Basha kishte një projekt tjetër, një marrëveshje të heshtur, që u duk edhe në deklaratën ku “të dy palët shpalleshin fitimtare”. Ai theksoi se PD sot është e hapur dhe po punon seriozisht për të denoncuar zgjedhjet, një proces që kërkon punë të madhe. Berisha ironizoi përpjekjet e Edi Ramës për të marrë urime ndërkombëtare, që sipas tij, nuk po vijnë.

Kryetari i PD i cilësoi zgjedhjet e fundit si një farsë dy herë më të madhe se ajo e vitit 2021 dhe tha se është në një mision për të mbrojtur votën, si një e drejtë themelore për një shoqëri të lirë. Berisha akuzoi qeverinë se ka shkrirë shtetin me krimin dhe drogën, duke përdorur propagandë për të justifikuar manipulimin. Lideri democrat, Sali Berisha tha se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme dhe se opozita po punon për të denoncuar farsën dhe për të bindur çdo qytetar për realitetin e manipulimeve.

Etiketa: Kryesore1PDSali Berishazgjedhje 2025

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
Arabia Saudite ultimatum Iranit: Bëni marrëveshje ose do sulmoheni nga Izraeli

Arabia Saudite ultimatum Iranit: Bëni marrëveshje ose do sulmoheni nga Izraeli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com