GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Fati anti-politik i Veliajt

19:00 - 29/06/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Fati anti-politik i Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Erion Veliaj ka hyrë në historinë politike të tranzicionit përmes një akti tërësisht anti-demokratik. Ai do të mbahet mend si një zyrtar i lartë shtetëror që ngriti të gjithë vartësit e tij në protestë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit. Asgjë tjetër përpara kësaj nuk ka merituar vëmendjen e opinionit publik, sepse ky është akti i vetëm për të cilën Erion Veliaj nuk kishte marrë fuqi politike dhe njerëz hua.

Në krye të Mjaftit, protestat e tij kundër Nanos i mbushte Berisha. Në G99, votat e tij i kërkonte Rama, ndonëse nuk ia doli ta bënte deputet në 2009. Në kryesinë e Partisë Socialiste e kooptoi po prapë Rama. Deputet dhe ministër e bëri Rama. Kandidat për kryetar bashkie e bëri Rama dhe kryetar të Bashkisë së Tiranës e bënë Rama në bashkëpunim me Metën.

Menjëherë sapo erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj kuptoi forcën e tij: mijëra punëtorët e ndërmarrjeve publike ishin për të një ushtri skllevërish që mund t’i përdorte për të treguar muskujt. Kushti i vetëm që duhej të plotësonte ishte të mos prekte korrupsionin në këto ndërmarrje, përfshirë punësimin me ryshfet e pa meritë.

Dhe ai e përdori këtë forcë në mënyrën më të paturp, duke dëshmuar frustrimin e madh 15-vjeçar si shqytar me qira i aktorëve politikë realë të Tiranës. E përdori kundër pushtetit gjyqësor, duke organizuar një protestë që ka shënuar hyrjen me turp të Erion Veliajt në politikë.

Para disa muajsh, Veliaj u përfshi në një luftë të palogjikshme, përtej çdo kompetence të Bashkisë së Tiranës dhe interesi jetik të qytetarëve të saj. I shpalli luftë Armando Dukës dhe e tha me gojën plot dhe pa drojën se do të tregonte se ai bën politikë me metoda mafioze, se do t’i lëshontë Dukës prokurorinë, SPAK-un, gjykatën dhe çdo mekanizëm tjetër. Përsëri sot Veliaj paralajmëroi gjykatësit që nuk vendosin në favor të kërkesave të tij se nuk do ta kalojnë dot vetingun.

Përveç se argumenta dhe prova se Reforma në Drejtësi nuk ka krijuar një gjyqësor të pavarur nga pushteti, deklaratat e Veliajt dëshmojnë një të vërtetë të madhe rreth vetë këtij të fundit. Veliaj nuk mund të mbijetojë në politikë vetë, si politikan, si përfaqësues i një vokacioni, një grupimi popullor, madje as një grupimi interesi siç mund të jenë ndërtuesit dhe mafia ndërkombëtare. Ai mund të mbijetojë në politikë vetëm me mjete ekstra-politike.

Çfarë parathotë kjo për fatin politik të Veliajt? Kjo varësi e tmerrshme e Veliajt nga strukturat ekstra-politike dhe ngathtësia e tij e ububushme për të bërë politikë, parathonë një fat të kobshëm, qysh në zgjedhjet e ardhshme. Nëse Edi Rama vendos t’ia heqë skeptrin e kandidimit, apo ta fusë në një garë brenda Partisë Socialiste, Erion Veliaj nuk e ka stërvitjen dhe sfondin e nevojshëm për të mundur një nga delfinët e shumë të Ramës në PS.

Veliaj është i vetëdijshëm se ekzistenca e tij në lojën politikë është gjithmonë e prejardhur nga vullneti i Ramës për ta përdorur atë si ekzekutues i punëve të pista. Ndërkohë që ai është i detyruar të bindet për të mbetur gjallë politikisht, ai parashkruan me duart e tij fundin e tmerrshëm të karrierës së tij politike.

Fatkeqësia e tij më e madhe nuk është kjo, por është fakti që ai duhet të lutet që Rama të vazhdojë të qëndrojë aty ku është që ky të vazhdojë të bëjë atë që bën: veprat jopopullore të qeverisë. Sepse aty është specializuar. Veliaj e di shumë mirë urtësinë e Lao Tze: kujdesuni për mendimet, ato bëhen fjalët tuaja. Kujdes fjalët, ato bëhen veprat tuaja. Kujdes veprat, ato bëhen sjelljet tuaja. Kujdes sjelljet, ato bëhen karakteri juaj. Kujdes karakterin, ai bëhet fati juaj.

Duke luftuar me gjyqësorin, Veliaj po bën një luftë të rrezikshme. Jo se gjyqësori shqiptar është një pushtet i papërkulshëm në dhënien e drejtësisë. As sepse ai do të përgjigjet për sulmet ndaj një pushteti të pavarur. Por sepse ai nuk po bën politikë asnjë ditë dhe nuk po bëhet dot politikan edhe pse ka mbi 20 vite në korridoret e politikës. Kush vjen nga shpata, nga shpata do të ikë – thotë Ungjilli. Njësoj, kush vjen në politikë me mjete anti-politike, nga anti-politika do të ikë.

Etiketa: antiEditorialErion VeliajFatikryesore2politik

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Policia belge ngre alarmin: Mafia shqiptare po u bën “zbor” autoriteteve

Policia belge ngre alarmin: Mafia shqiptare po u bën “zbor” autoriteteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com