GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fati i afganëve në Shëngjin/ Shawn VanDiver: Janë disa skenarë, por ende nuk kemi një përgjigje

20:04 - 27/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fati i afganëve në Shëngjin/ Shawn VanDiver: Janë disa skenarë, por ende nuk kemi një përgjigje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët afganë në Shëngjin, që ardhur pak muaj më parë, e kanë të paqartë të ardhmen, pas një urdhri ekzekutiv firmosur prej presidentit Trump që vë në pikëpyetje shkuarjen në SHBA.

Për nxjerrjen nga Afganistani dhe ardhjen në vendin tonë ka kontribuar organizata amerikane me qendër në Washington e quajtur “AfghanEvac”.

Në një intervistë për Tch, kreu i kësaj organizate Shawn VanDiver fillimisht i përgjigjet pyetjes se cila do të jetë e ardhmja e atyre 400 afganëve aktualisht në Shëngjin.

Shawn VanDiver deklaroi se vendimi do të merret nga sekretari Marco Rubio, ku janë disa skenarë, një prej të cilave, përjashtimi nga urdhri ekzekutiv për ndërprerjen e ndihmave.

“Për këtë mund të shfaqen disa skenarë. Idealja do të ishte që të jepet një përjashtim nga urdhri ekzekutiv, duke lejuar që këta individë të vazhdojnë procesimin e tyre dhe udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara. Sekretari Rubio ka autoritetin ta marrë këtë vendim në mënyrë të pavarur, duke u bazuar në tekstin e urdhrit ekzekutiv. Ne mbetemi shpresëplotë se ky përjashtim do të miratohet shpejt”, shprehet Shawn VanDiver kreu organizatës AfghanEvac.

Por sa e mundur do të jetë për miqtë e SHBA të pajisen me një vizë SIV?

Afganët në Shqipëri tashmë kanë aplikuar për vizat SIV dhe janë shumë përpara në procesin e tyre. Kur arrijnë në vende si ajo në Shëngjin, ata zakonisht kanë marrë miratimin e Shefit të Misionit (COM)”.

Shawn VanDiver tregon bisedimet me administratën Trump për këtë çështje, ku tregon se rreth një javë para se Trump të merrte detyrën, i kanë dërguar një letër, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Rreth një javë para se administrata e re të merrte detyrën, ne u dërguam atyre një letër, të nënshkruar nga qindra organizata dhe individë, duke paralajmëruar se veprimet ekzekutive mund të kenë pasoja të konsiderueshme negative, përfshirë ndaj aleatëve afganë. Ndërsa administrata na falënderoi për letrën, ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare. Pa zyrtarisht, kemi dëgjuar se ka pasur konfuzion brenda Shtëpisë së Bardhë lidhur me detajet e politikës, si dhe disa ngatërrime të mundshme të rrugëve të ndryshme për afganët. Ne shpresojmë që kjo situatë është jo e qëllimshme dhe mund të zgjidhet. Nëse nuk arrihet një zgjidhje këtë javë, megjithatë, do të detyrohemi të konkludojmë se mungesa e veprimit është e qëllimshme”, përfundoi Shawn VanDiver.

Këto pasiguri për afganët në Shqipëri thotë ShawnVanDiver janë shumë shqetësuese dhe shpresojmë që po trajtohet si një çështje prioritare nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Etiketa: AfganeKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Para
Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” 2024 në kampionatin “Abissnet Superiore”

Bekim Balaj fiton “Këpucën e Artë” 2024 në kampionatin “Abissnet Superiore”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26

Policia e Lezhë ka reaguar në një njoftim zyrtar pasi makinës së agjentet të krimeve iu vu tritol. Uniformat blu...

Lexo më shumë
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com