GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fati i opozitës/ Berisha e Basha, si dy rrugë paralele. Strategjitë që po ndjekin

22:44 - 04/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkëpunim me Bashën dhe Alibeaj? Berisha: Kurrë me pengje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas zgjedhjeve të 14 majit, Lulzim Basha vendosi të rikthehej në politikën aktive, pas më shumë se 18 muajsh qëndrimi në distancë, por pa specifikuar nëse turi që ka nisur është një lëvizje që synon rikthimin në krye të PD-së.

Deri më tani Basha ka prezantuar pika të asaj që e konsideron si një platformë, e cila mund të realizohet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese. Listat e hapura, vettingu në politikë apo kufizimi i mandatit të Kryeministrit, janë propozime të cilat i ka artikuluar edhe më parë, madje që në 2017-ën, kur fliste për “republikën e re”.

E ndërsa e cilëson 14 majin si një kapitull të mbyllur, edhe në takimin e fundit të mbajtur në Kamëz, Basha e sheh rezultatin katastrofik të dy PD-ve, asaj me vulë e logo, e tjetrës që drejtohet nga Sali Berisha, si përgjigjen që ato morën nga shumica e shqiptarëve që bojkotoi zgjedhjet. Dhe në këtë kuadër, Basha insiston se listat e hapura të kandidatëve do të kthejnë fuqinë e votës te qytetarët.

Në pothuajse të gjitha fjalimet që mban, ish-kreu demokrat prek përciptazi atë që Sali Berisha po mundohet ta mbajë si kauz të opozitës: manipulimin e zgjedhjeve nga Edi Rama, deformimin e votës përmes presioneve, shit-blerjes apo çdo mekanizmi tjetër të paligjshëm.

Basha e konsideron strategjinë e Berishës si një rrugë që ai ka zgjedhur për t’iu shmangur përgjegjësisë së humbjes, sikundër konsideron edhe akuzat që i bëhen nga ish-Kryeministri, të cilin e cilësoi një kapitull të mbyllur.

Në anën tjetër, Berisha në deklaratat publike ka mbyllur çdo mundësi dhe hapësirë për Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, duke mos i llogaritur si pjesë të opozitës, edhe nëse kjo e fundit do të hyjë në një proces bashkimi.

Berisha e ka fokusuar vëmendjen pas 14 majit në denoncimet për manipulimet zgjedhore, madje në këtë proces po mban të gjithë peshën, pa përfshirë asnjë nga aleatët që u bashkuan në koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Dhe brenda strukturës së PD që drejton, Berisha ka ngritur një komision me të gjithë juristët dhe ekspertët zgjedhorë që ka në rradhët e tij për të dokumentuar çdo parregullsi cënim të standardeve dhe deformim të votës.

Ish-Kryeministri e ka të qartë se provat dhe faktet që po mbledh, i përpunon dhe i analizon ky grup pune, mund të mos kenë ndonjë peshë specifike brenda vendit, por shpreson se ato do të jenë një këmbanë alarmi në Bruksel apo çdo kancelari tjetër perëndimore, përfshi edhe Këshillin e Europës.

Dhe duket se Berisha po ndjek si strategji pikërisht atë për të cilën dy vjet më parë është shprehur se ia ka kërkuar edhe Lulzim Bashës, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Në atë kohë Berisha akuzonte Bashën se nuk u morr me zgjedhjet, as me analizën, por me karrigen e kryetarit, dhe sot dy vite më pas, ish-kryeministri ka kthyer në “kryefjalë” të fjalimeve apo konferencave për shtyp, atë që e konsideron si “masakra elektorale më e madhe në 30 vjet”.

Rikthimin e Lulzim Bashës, ish-kryeministri e ka ironizuar, madje në jo pak raste edhe duke e tallur në krahasimet apo epitetet që i vendos ish-kreut demokrat. Për Berishën, Basha mbetet një vegël e Edi Ramës, që vijon të përdoret prej tij edhe pas 14 majit. Ndërsa ish-kreu demokrat si kundërpërgjigje e konsideron Berishën si pjesë e trekëndëshit të Bermudës, ku përfshin Edi Ramën dhe Ilir Metën, që kanë frikë dhe duan të ruajnë monopolin e sistemit politik.

Java që vjen mund të zbulojë se çfarë do të ndodhë me PD-në, aq më tepër kur në një mbledhje të Kryesisë së kësaj partie, do të diskutohet mbi mënyrën e organizimit të saj.

Jorida Tabaku ka hedhur si propozim drejtimin e partisë nga një ekip kolegjial, që duket më tepër si një zgjidhje e momentit për të sheshuar aq sa të mundet mosmarrëveshjet mes grupimit të “Vulës” dhe “Rithemelimit”. Por idea e Tabakut nuk ka gjetur përkrahjen as nga Berisha dhe as nga Basha.

Nuk dihet nëse ky i fundit ditën e martë do të pohojë se rikthimin me takime e ka në funksion të marrjes nën kontroll të asaj pjese të PD-së, që me vendim gjykate ka vulën dhe logon, apo është përfshirë në “lojë” për një lëvizje të re, duke artikuluar teza që kanë të bëjnë me ndryshimet Kushtetuese. /Gj.K/

Etiketa: BASHAberishaKryesore1OpozitaPD

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Makina përplas 16-vjeçarin në Korçë, jashtë rrezikut për jetën

Plagosje me thikë në Korçë, burri qëllon gruan/ Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com