GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fation Duro i Patosit blen naftë për 3 vjet, i fal tenderin 673 MLN lekë Behar Çukajt

12:40 - 04/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fation Duro i Patosit blen naftë për 3 vjet, i fal tenderin 673 MLN lekë Behar Çukajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i bashkisë Patos, Fation Duro, blen naftë për 3 vitet e ardhshme. Ju mendoni se ai ka zbuluar se do të ketë krizë karburantesh dhe çmimet do të rriten?! Në fakt, ai nuk e mundon veten në këto përllogaritje dhe parashikime. Duro e bën këtë për kënaqësinë e mikut të tij Behar Çukaj tek i cili xhiron fondin e furnizimit të bashkisë me naftë.

Më datë 26 shkurt 2024, Duro ka hapur tenderin me objekt  Loti 1: “Blerje karburanti Diesel 10 PPM për Bashkinë Patos dhe Agjencinë e Shërbimeve Publike Patos me afat 3 (tre) vjeçar për vitet 2024, 2025, 2026″. Oferta ka qenë e hapur deri më datë 27 mars 2024 dhe deri në atë ditë ka paraqitur ofertë vetëm firma O L S I SHPK në pronësi të Behar Çukajt.

 

Duke qenë se ishte vetëm një ofertë, Duro duhej të kishte anuluar procedurat, sepse ka mungesë konkurrence. Për më tepër oferta nuk është e përshtatshme sepse është gati sa fondi limit i prokuruar. Megjithatë, më datë 3 prill 2024, Duro ka nënshkruar kontratën me Çukajn për tre vjet.

Siç shihet në dokument, Open Data e vlerëson me “Flamur të kuq” tenderin për riskun e korrupsionit. Mënyra e zhvillimit të tenderit vërteton atë që Gijotina.com e ka denoncuar herë pas herë, se tregu i karburanteve është mbërthyer nga një grusht kompanish si Kastrati, Gega Oil, Europetrol, BOVL OIL apo OLSI dhe askush tjetër nuk guxon të futet në tenderat e institucioneve.

Pazaret e Beharit

Në fakt po të shohim ofertat e këtyre biznesmenëve për çdo tender karburanti, janë të njëjta me fondet limite të çdo kontrate, pra janë vetë ata që vendosin çmimet, cilësinë, sasinë, afatin, në fund të fundit janë po ata vetë që bëjnë manovra në treg dhe vendosin për çmimin e naftës që shitet me pakicë.

Çukaj është i njohur për këto skema abuzuese. Ai drejton edhe disa firma të tjera përmes të cilave shpërndan pasurinë që grumbullon nëpër tendera të tillë. Përmendim këtu kompaninë “Autovision” e cila gjithashtu  është në pronësi të Behar Çukajt, e denoncuar disa herë në media dhe në KPP për tenderët pa garë që përfiton.

Ndërkaq, Çukaj, përmes kompanisë së B O L V – O I L SHA”,  përfshihet gjithashtu në manipulimet dhe falsifikimet në tregun e karburanteve, ku është denoncuar edhe nga qytetarët më herët për mashtrime me cilësinë e naftës.

Çukaj është denoncuar në media për pastrim parash. Sipas raportimeve, Çukaj po investon 90 milionë euro në kompleksin me vila luksoze në Farkë pa treguar burimin e financimit. Theksojmë se kapitali i deklaruar i kompanive të tij nuk i kalon 8 milionë euro. Bëhet fjalë për përfitimin e 50 mijë m2 tokë pronë shteti ku po ndërtohet kompleksi “Tulipan Residence”.

Ndërkaq, firma “Bolv Oil” ka një dosje penale në prokurorinë e Fierit, për vjedhjen e sasive të mëdha të naftës bruto nga depozitat e “Albpetrol” te zona Zharrëz në muajt mars-maj 2018. Gjithashtu, kompania është denoncuar nga ish-punonjësit e ARMO-s për përvetësimin e 3 mijë tonëve naftë që gjendej në depozitat e uzinës së Ballshit, që më pas u shit për skrap.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

 

Etiketa: anuzimBehar Cukajfation duronafte karburantolsi shpk

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Dhimbja e kockave, si ndikon një orë ecje në javë për osteoartritin

Dhimbja e kockave, si ndikon një orë ecje në javë për osteoartritin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com