GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fatkeqësitë klimatike të vitit 2021 kushtuan 170 miliardë dollarë

07:36 - 30/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksident në hyrje të Lezhës, përplasen tre automjete dhe 3 persona të plagosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë vitit 2021, dhjetë nga ngjarjet më ekstreme të motit në botë u shkaktuan nga ndryshimet klimatike dhe sollën një dëm prej 170.3 miliardë dollarësh, ku uragani vdekjeprurës Ida që goditi SHBA-në solli koston më të madhe, sipas një studimi të ri.

Pse kanë rëndësi këto fakte? Secila nga 10 ngjarjet më shkatërruese të motit shkaktoi të paktën 1.5 miliardë dollarë dëme, ndërsa Ida kushtoi plot 65 miliardë dollarë, sipas studimit nga shoqata bamirëse e Mbretërisë së Bashkuar Christian Aid.

“Shumica e këtyre vlerësimeve bazohen vetëm te humbjet e siguruara, gjë që do të thotë se kostot e vërteta financiare ka të ngjarë të jenë edhe më të larta,” sipas një deklarate që shoqëron studimin e publikuar në fillim të javës.

Christian Aid vë në dukje se kompania e sigurimeve Aon ka paralajmëruar që viti 2021 është viti i gjashtë që katastrofat natyrore globale kanë kushtuar më shumë se 100 miliardë dollarë – të gjashta këto vite kanë qenë që nga viti 2011.

“Kostot e ndryshimeve klimatike kanë qenë të rënda këtë vit, si në aspektin e humbjeve të tmerrshme financiare, ashtu edhe në humbjet e jetëve dhe zhvendosjet e njerëzve të cilëve iu prishën banesat, në mbarë botën,” tha në një deklaratë autorja e raportit, Kat Kramer, drejtuese e politikës klimatike të Christian Aid.

“Stuhitë dhe përmbytjet në disa nga vendet më të pasura të botës, si dhe thatësirat dhe valët e të nxehtit në disa nga vendet më të varfra, bënë që kriza klimatike të godiste rëndë në vitin 2021.”

Sipas shifrave: Ngjarjet e motit me kostot më të larta për vitin 2021, sipas Christian Aid, janë:

  1. Uragani Ida – 65 miliardë dollarë.
  2. Përmbytjet në Europë – 43 miliardë dollarë.
  3. Stuhia e dimrit në Teksas – 23 miliardë dollarë.
  4. Përmbytjet në Henan (Kinë) – 17.6 miliardë dollarë.
  5. Përmbytjet në British Columbia – 7.5 miliardë dollarë.
  6. “Vala e ftohtë” e Francës – 5.6 miliardë dollarë.
  7. Cikloni Yaas (Indi, Bangladesh) – 3 miliardë dollarë
  8. Përmbytjet në Australi – 2.1 miliardë dollarë.
  9. Tajfuni In-fa (Kinë, Filipine, Japoni) – 2 miliardë dollarë.
  10. Cikloni Tauktae (Indi, Sri Lanka, Maldive) – 1.5 miliardë dollarë.

Kostot financiare janë zakonisht më të larta në vendet më të pasura, sepse vlera e pronës aty është më e lartë dhe këto vende mund të përballojnë sigurimin e pronës, sipas raportit. Por, disa nga ngjarjet më shkatërruese të motit ekstrem përgjatë vitit 2021 goditën vendet më të varfra.

Këto ngjarje ekstreme të motit kanë shkaktuar vuajtje të rënda njerëzore që kanë ardhur nga pasiguria ushqimore, thatësirat dhe ngjarje të tjera që kanë shkaktuar zhvendosje masive të personave që u janë prishur banesat, si dhe humbje jetësh, thekson raporti.

Studimi shqyrton gjithashtu ndikimin e krizave që po zhvillohen me një ritëm më të ngadaltë, siç është thatësira në pellgun e Çadit të Afrikës Qendrore. Liqeni Çad është tkurrur 90% që nga vitet 1970, duke kërcënuar jetën dhe jetesën e miliona njerëzve që jetojnë në rajonin më të varfër të botës.

Ngjarjet ekstreme të motit janë treguesi më i qartë se si ndryshimi i klimës po ndikon në jetën tonë të përditshme – dhe ngjarjet e këtij viti janë një tregues për kohëra edhe më të trazuara që pritet të vijnë, thonë Andrew Freedman dhe Kia Kokalitcheva.

Një studim i këtij viti nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike (IPCC) zbuloi një lidhje “pa ekuivoke” midis ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu dhe motit ekstrem.

Samiti i klimës COP26 në Glasgow, Skoci, “solli shumë tituj lajmesh, por pa uljen konkrete të emetimeve dhe pa mbështetje financiare, bota do të vazhdojë të vuajë”, thuhet në raportin e Christian Aid.

“Një rezultat konkret nga takimi në Glasgow ishte fondi që do të përballojë humbjet dhe dëmet e përhershme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike,” shton studimi. “Kjo është një çështje që do të duhet të adresohet në COP27 në Egjipt, në vitin 2022.”

Kramer vuri në dukje se “është e qartë se bota nuk është në rrugën e duhur për të garantuar një të ardhme të sigurt dhe të begatë”. Monitor/

Etiketa: fatkeqesifaturashpenzime

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
4 rregulla që nuk duhet t’i thyeni kurrë në një lidhje

5 çiftet që i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2021

Discussion about this post

TË FUNDIT

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

Të gjithë sytë janë nga Uashingtoni, aty ku do të hidhet shorti final i Botërorit 2026. Çdo gjë është gati,...

Lexo më shumë
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com