GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fatmir Xhafaj mbron Veliajn: Po i bëni gjyq popullor kryetarit

14:31 - 09/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fatmir Xhafaj mbron Veliajn: Po i bëni gjyq popullor kryetarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit, foli për aksionin opozitar të zhvilluar para bashkisë pas arrestimit të disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e tij, Xhafaj theksoi se si deputet i PS pret reflektim, për çfarë nuk ka funksionuar në këtë rast, që fenomene të tilla të parandalohen dhe ndëshkohen.

Sipas ish ministrit, opozita po i bën gjyqin popullor bashkisë dhe kryetarit të bashkisë, duke bërë që përgjegjësinë e katër drejtorëve të ngrenë si akuzë ndaj një institucioni.

Xhafaj tha me tej se e mirëkupton aksionin e opozitës, por theksoi se ky aksion duhet të ecë paralel me logjikën dhe jo me molotovin.

“Për ta përligjur votën kundër këtij financimi argumenti kryesor opozitar është një çështje penale e nisur nga SPAK që ka ngritur akuza për disa drejtorë të bashkisë. Nuk kam pasur njohje personale dhe as marrëdhënie pune me asnjë prej tre personave me masë arreste. Nuk e njoh dosjen përkatës dhe akuzat penale ndaj tyre. Si qytetar nuk më pëlqen aspak ajo që mund të ketë ndodhur, por si jurist kam detyrimin të respektoj parimin e prezumimit të pafajësisë dhe deri në momentin e gjykimit   të tyre më mbetet të shoh se cila është e vërteta e kësaj historie dhe më pas të jap gjykimin tim të plotë.

Si deputet i kësaj mazhorance pres të shoh vazhdimin e reflektimeve të nevojshme që kanë nisur, për çfarë nuk ka funksionuar në këtë rast dhe masat që duhen marrë për të parandaluar dhe ndëshkuar dukuri të tilla. Të pranosh këtë gjë nuk është dobësi, është përgjegjësi. Të shkosh të dëshmosh para prokurorëve nuk është herezi, por detyrim para ligjit. Të bashkëpunosh me drejtësinë për të vërteten është përgjegjësi qytetare dhe ligjore. Të mbështetesh SPAK është respekt ndaj pushtetit të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Ju po shkoni përtej kësaj logjike. Po konkurroni prokurorët dhe gjykatën që ende nuk ka filluar ta gjykojë këtë çështje, pasi është ende nën hetim.

Po i bëni gjyq popullor bashkisë, këshillit bashkiak dhe kryetarit të bashkisë. Si një njeri që vjen nga aksionet politike do ta mirëkuptoja, por aksioni duhet të ecë paralele me logjikën dhe jo molotovin. Ju po kërkoni që përgjegjësinë e 3-4 drejtorëve, ta ngrini në një akuzë ndaj gjithë institucionit që ka mbi 200 e ca drejtorë. Ata mund të shpallen fajtore, por 4 apo 10 drejtorë nuk janë bashkia e Tiranës”, tha Xhafaj.

Etiketa: Erion VeliajFatmir Xhafaj

Lajme të lidhura

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion
Aktualitet

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan
Breaking Views

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët
Aktualitet

Elbasan/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

21:46 - 15/12/25
Para
Bardhi i përgjigjet Ramës: Shumë shpejt do e kuptosh nëse kam bërë kallëzim në SPAK për vëllain tënd

Deklaratat e Ramës për të korruptuarit e PS, Bardhi: S’lihet molla në pemë derisa të kalbet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi
Breaking Views

Barazim i çmendur me 8 gola të shënuar në “Old Traford”, United befasohet në shtëpi

23:26 - 15/12/25

Duel i çmendur me 8 gola ai mes Junajtid dhe Bërnemuth, që përfundoi me barazimin dramatik 4 me 4. Pjesa...

Lexo më shumë
Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

Policia jep detaje për ish-efektivin që u gjet i djegur: 27-vjeçari doli nga shtëpia pa destinacion

23:12 - 15/12/25
Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

Rienergjizimi i PD/ Ervin Salianji vijon turin, të martën takim me strukturat në Elbasan

22:50 - 15/12/25
Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

Për të dytin vit radhazi, kapiteni Berat Gjimshiti zgjidhet nga futbollistët e Kombëtares “Lojtari i Vitit i Kombëtares”

22:00 - 15/12/25
Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar

21:50 - 15/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com