Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjobat e vendosura ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si pjesë të një përpjekjeje të kryeministrit Edi Rama për të konsoliduar një fazë të re të pushtetit të tij.
Për News24, Lubonja u shpreh se vendi po kalon nga ajo që e cilësoi si një “regjim narko-shtet mediatik” drejt një “regjimi narko-shtet policor”.
Sipas analistit, kriminalizimi i një regjimi mund të krijojë një zinxhir veprimesh të tjera për të mbuluar shkeljet e mëparshme dhe për të ruajtur pushtetin.
“Tentativë e Edi Ramës për të hyrë në një kapitull të ri të pushtetit të tij. Nga një regjim narko shtet mediatik tenton të kalojë në një regjim narko shtet policesk. Nuk është vetëm policia që përdoret, por ku të gjithë organizmat e shtetit që në një demokraci, në një vend normal duhet të sigurojnë barazinë e qytetarëve para shtetit, funksionojnë në emër të pabarazisë, në kuptimin e asaj që funksionojnë në pushtet atë grup që mban në pushtet Edi Ramën. Është një perversion i ri ku nuk e di sa do jetë i suksesshëm. Kjo është e njohur për regjimet.
Për të mbuluar një krim, sa më shumë kriminalizohet regjimi aq më shumë detyrohet të bëjë krime të tjera për të qëndruar në pushtet. Ky është rreziku i regjimeve.
Në një demokraci ku ka rotacion ky rrezik pakësohet sepse ndëshkohet me votë ai që ka bërë zullume, sigurisht edhe me drejtësi. Është politika krimi ndjell krimin që mund ta na çojë akoma më lart nëse nuk jemi të fortë ta ndalojmë. Kur them ne, jo vetëm opozitarët, por e gjithë shoqëria dhe njerëz të institucioneve që nuk mund të bëhet vegla të një regjimi që kriminalizohet dita ditës”, tha Lubonja.
Po ashtu analisti deklaroi se regjimi dobësohet kur shtohen njerëzit që nuk tremben.
“Kurajon më të madhe ta jep bashkimi Sa më shumë që të jenë njerëzit që nuk tremben aq më i dobët është regjimi. Kur i pakëson njerëzit kjo është në favor të tij. Por nëse njerëzit bashkohen dhe bëhen solidare kjo të jep forcë dhe kurajë”, tha ai.
Ftesa për dialog
Analisti komentoi edhe thirrjet për dialog, duke e cilësuar ofertën e kryeministrit Edi Rama si një proces pa mundësi reale komunikimi mes palëve.
Sipas tij, kryeministri kërkon të bëjë dialog me pasqyrën, pra me ata që e nxjerrin bukur.
“Sa i takon dialogut, dialogu i Ramës është si dialogu i ujkut me qengjin. I thotë ujku qengjit që ‘shiko se më ke turbulluar ujin. Unë jam poshtë i thotë, ti je lart si ta trubullova unë. Ma ke turbulluar para 6 muajsh. Unë para 6 muajsh nuk kisha lindur’ i thotë qengji. ‘Epo ma ka turbulluar babai jot, kështu që do të të që do të ha’. Aftësia e Ramës për dialog njihet nga të gjithë. Nuk bën dialog as me veten as me të tijtë, aq më pak me kundërshtarët e tij. Ai kërkon dialog me pasqyrën që e nxjerr të bukur, që i thonë sa i madh, ti je Skënderbe…por ky nuk është dialog, por monolog”, tha Lubonja.









Discussion about this post