GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fatura e pastrimit në Tiranë rritet, inceneratori “djeg” vetëm paratë e buxhetit

17:15 - 22/12/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Fatura e pastrimit në Tiranë rritet, inceneratori “djeg” vetëm paratë e buxhetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një familje në Tiranë paguan çdo muaj 480 lekë taksë për pastrimin e mbetjeve. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, popullsia e Tiranës më 1 Janar 2023 llogaritet në 875,529 banorë.

Buxheti që Bashkia mbledh nga tarifa e pastrimit po vjen çdo vit në rritje, vitin e kaluar vetëm nga taksapaguesit familjarë u arkëtuan 815.4 milionë lekë (rreth 7.3 milionë euro).

Parashikimet buxhetore tregojnë se institucioni synon që të mbledhë çdo vit më shumë para për pastrimin, duke arritur deri në rreth 25 milionë euro nga të gjithë subjektet në vitin 2026.

Vëzhgimi në terren dhe bisedat me qytetarët tregojnë se këto miliona euro nuk janë kthyer në shërbim cilësor të pastrimit. Situata me mbetjet paraqitet shqetësuese si në zonat pranë qëndres (Pazari i Ri, lagjja Ali Dem, Rruga Qemal Stafa) ashtu edhe në zonat më periferike të qytetit.

“Kosto të dyfishta – Fatura e pastrimit rritet, inceneratori djeg vetëm paratë e buxhetit”

Shpenzimet për menaxhimin e mbetjeve në 2024 do të jenë më shumë se dyfish krahasuar me vitin 2017, përpara se të fillonte projekti i inceneratorit të Tiranës. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjeti se Bashkia Tiranë ka paguar për periudhën 26.5 milionë euro shtesë në tre vitet e fundit, krahas kostos së pastrimi prej 3.9 miliardë lekësh.

Në 2024, në programin e menaxhimit të mbetjeve urbane do të financohen 2.9 miliardë lekë, 47% më e lartë se viti 2020. Në programin e menaxhimit të mbetjeve, përfshihen pagat për sektorin e pastrimit të qytetit, mbledhja, transportimi dhe depozitimi i mbetjeve.

Aktualisht në Tiranë operojnë 4 kompani pastrimi. Alko Impex Construction ka një kontratë me objekt “Shërbim Pastrimi i Tiranës zona III”, e cila mbaron në mars të 2024. Vlera e kontratës është 501 milionë lekë.

Ante Group ka një kontratë me vlerë 426 mlionë lekë për të foruar shërbim të pastrimit.

Dhe kompania e tretë është Fusha shpk. Kjo kompani ka një kontratë të lidhur në mars të 2023 me kohëzgjatje 1 vjeçare, me objekt “Shërbim i Pastrimit të zonës Tirana IV” dhe me vlerë 631.9 milionë lekë.

Eco Tirana një kompani koncesionare me 51% ortakëri Bashkinë e Tiranës dhe 49% ortakëri kompania italiane “AGSM VERONA” me qendër në Verona.

“Eco – Tirana shpërblehet për dështimin”

Në vitin 2016 Bashkia Tiranë lidhi një kontratë shërbimi me kompaninë Eco Tirana për pastrimin dhe diferencimin e mbetjeve urbane në qytet. Por pas 6 vitesh kjo nismë ende nuk ka gjetur zbatim.

Por pavarësisht dështimeve, Bashkia Tiranë po zgjeron aktivitetin e kësaj kompanie.

Në vendim i Këshillit Bashkiak i datës 15 nëntor 2023 “Për zgjerimin e territorit për mbulimin e shërbimit të mbledhjes dhe largimit të mbetjeve urbane nga shoqëria “Eco Tirana” sh.a në Bashkinë Tiranë”, i ka dhënë Eco Tiranës një shtrirje në të gjithë territorin e qytetit.

Qytetarët e Tiranës tanimë do të paguajnë vetëm dy kompani për pastrimin “Eco Tiranën” dhe “Integrated Energy” për inceneratorin që nuk ekziston dhe ndodhet nën hetim për korrupsion.

Në shtator të këtij viti, Bashkia Tiranë ndryshoi buxhetin duke shtuar një pagesë prej 5.7 milionë eurosh për koncesionin e shumëpërfolur të Inceneratorit. Shoqëria që administron koncesionin (aktualisht i sekuestruar nga SPAK) ka paralajmëruar se do të ndërpresë depozitimin e mbetjeve në rast se Bashkia Tiranë nuk kryen pagesat.

Bashkia e Tiranës shpjegonte se ka ezauruar të gjithë buxhetin e vitit 2023 për depozitimin e mbetjeve.

SPAK vendosi nën sekuestro kompaninë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” që zotëron inceneratorin e Tiranës, dhe të gjitha pasuritë e tjera në emër të kompanisë, pas një procesi të gjatë hetimesh.

Mediat zbuluan se sipas dosjes hetimore të SPAK, projekti i inceneratorit të Tiranës iniciuar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Vleiaj.

Sakaq ministri i financave asokohe Arben Ahmetaj është nën hetim për aferën e inceneratorëve. Po ashtu raportimet kanë treguar se e gjithë procedura për marrjen e koncesionit të inceneratorit të Tiranës është drejtuar dhe koordinuar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri dhe se pas premtimit të marrë nga zyrtarët, ata kanë nisur kërkimet për gjetjen e kompanive “prestigjoze” në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Inceneratori i Tiranës ka marrë pagesa nga buxheti 5.5 miliardë lekë për 2019-2022. Në total sipas bilanceve ka arkëtuar 9.9 miliardë lekë për shkak se merr dhe pagesa nga bashkitë dhe për shërbimin e heqjes së dherave.

Në datën 8 Dhjetor SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për aferën e inceneratorit të Tiranës. Për disa prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe për disa të tjerë “arrest me burg”. /Citizens Channel/

Etiketa: buxhetiinceneratorKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Ktheu banesën në serë kanabisi në Gjermani, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Ktheu banesën në serë kanabisi në Gjermani, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com