GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fatura mbi dëmshpërblimet për të larguarit nga puna, 128 mln $

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Fatura mbi dëmshpërblimet për të larguarit nga puna, 128 mln $
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 127 milionë USD është fatura e paguar nga buxheti i shtetit për 8 vitet e fundit (periudha 2015-2022) për dëmshpërblimin e të larguarve pa të drejtë nga administrata qendrore dhe vendore.

Bëhet fjalë për punonjës të qeverisjes qendrore dhe vendore të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna, por pas vendimeve të formës së prerë të gjykatës kanë përfituar dëmshpërblimin.

Shpenzimet për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largimet nga puna, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në përgjigje të kërkesës për informacion nga Monitor për vitet 2015 deri në 2022 nga qeverisja e përgjithshme arrijnë në vlerën e 12 miliardë lekëve (rreth 127 mln USD). Vlera më e lartë e dëmshpërblimeve nga qeverisja e përgjithshme është paguar në vitin 2015 përkatësisht me vlerë 1,7 miliardë lekë dhe në 2017 janë paguar 1,8 miliardë lekë për ekzekutimin e vendimeve për të larguarit nga puna.

Në totalin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore të formës së prerë pagesat me të larta janë kryer nga qeverisja qendrore. Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore llogariten 9,9 miliardë lekë në 8 vite. Fatura e paguar nga pushteti vendor është 2,2 miliardë lekë. Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna janë në 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.

Por fatura e shpenzime e buxhetit të shtetit, si pasojë e ndërprerjes së paligjshme të marrëdhënieve të punës dhe përfitimit të dëmshpërblimit financiar nga të larguarit, pritet të rritet më shumë.

Juristët parashikojnë shtim të dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna, për shkak të precedentit që është shënuar me vendimin e muajit shkurt 2022 nga Gjykata e Strasburgut. Avokatja Etleva Haka tha më herët për Monitor se është pikërisht vendimi i marrë më 28 Shkurt të vitit 2022 nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjen “Bara dhe Kola kundër Shqipërisë” ku nuk i cilëson të arsyeshme tejkalimin e afatit për shqyrtimin e çështjeve për shkak vakancës së gjyqtarëve nga vetingu i reformës në drejtësi, i cili do të hapë rrugën e dhënies së dëmshpërblimeve me faturë të lartë ndaj buxhetit, për të gjithë individëve që u janë bërë padrejtësi në marrëdhëniet e punës, por edhe për çështje të tjera administrative dhe penale.

“Pas këtij vendimi pritet të ndodhë fenomeni i dërgimit të çështjeve për shqyrtim në Strasburg dhe të gjithë do të kenë të njëjtën fat si vendimi i përmendur. Por nuk është vetëm procesi i marrëdhënies së punës, janë edhe procese të tjera që zvarriten në kohë pambarimisht, si ato të pronave, të kontratave, pra civile edhe penale që do të kenë gjasa t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut”, theksoi Haka.

Numri më i lartë i stokut të dosjeve të pashqyrtuara përtej afateve të arsyeshme është në Gjykatën e Apelit Administrativ. Në total referuar të dhënave të raportit për vitin 2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) në stoku i dosjeve të pashqyrtuara që kanë kaluar afatet e arsyeshme të gjykimit, parashikuar nga neni 399/2, të Kodit të Procedurës Civile ka arritur në numrin e 21,166 dosjeve.

9% e tyre apo 1,674 çështje i përkasin marrëdhënieve të punës.

Ndërsa 83% e totalit të dosjeve në pritje të gjykimit kanë vjetërsi mbi 12 muaj, për rrjedhojë kanë kaluar afatet e arsyeshme të gjykimit parashikuar nga neni 399/2 të Kodit të Procedurës Civile.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e përformancës për vitin 2022 verën se nga 428 ankesa të depozituata pranë këtij institucioni nga qytetarët, 365 të tyre kanë të lidhura kryesisht me çështjen e regjistrimit të pronave, të prokurimit publik, largimeve nga puna, etj.

Ndër të tjera edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) thekson se fatura financiare nga shpenzimet për vendimet e formës së prerë për largimet e padrejta nga puna në 3 institucione shtetërore, si: Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MAS), Alpetrol dhe KESh janë rreth 3,2 milionë euro.

Konkretisht në Alpetrol shpenzime në vlerën 2,9 milionë euro kanë të bëjnë me zbatimin e vendime gjyqësore për largime nga puna të punonjësve në kundërshtim me kuadrin rregullator në fuqi, për shpërblime dietash me vlerë më të madhe se kufijtë e lejuar ligjorë, si dhe persona të punësuar mbi strukturën e aprovuar nga Këshilli Mbikëqyrës, të cilat janë konsideruar si efekt financiar negativ.

Në Ministrinë e Arsimit janë krijuar detyrime të prapambetura për periudhën shtator 2020-shtator 2021, në vlerën 109 mijë euro për largime të padrejta nga puna.

Ndërsa KESH sipas raportit të KLSH ka kryer pagesa të vendimeve gjyqësore për zgjidhje të kontratave të punësimit, duke mos zbatuar afatet ligjore të njoftimit dhe pa shkaqe të arsyeshme, me pasojë efekt financiar negativ për vlerën rreth 150 mijë euro.

Etiketa: demshperbllimefatura

Lajme të lidhura

Përplasjet mes dy shoqërive/ Gjykata e Lartë rikthen kompaninë e Pacollit në Aeroportin e Vlorës
Breaking Views

Përplasjet mes dy shoqërive/ Gjykata e Lartë rikthen kompaninë e Pacollit në Aeroportin e Vlorës

19:49 - 26/05/26
Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’
Aktualitet

Pagesat me kartë/ Qeveria detyron qytetarët t’u dorëzojnë bankave dhe bizneseve ‘jetën private’

08:43 - 26/05/26
Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet
Breaking Views

Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Shoqata e Transportit: Po na e kërkojnë Tatimet

20:16 - 25/05/26
Para

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 17 Korrik 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Thesari” i ish-kryeministrit të Spanjës/ Rubina, smeralde dhe diamante në kasafortë. Gazeta spanjolle: Ishte gati të ikte në Karakas
Botë

“Thesari” i ish-kryeministrit të Spanjës/ Rubina, smeralde dhe diamante në kasafortë. Gazeta spanjolle: Ishte gati të ikte në Karakas

23:08 - 26/05/26

Njëqind bizhuteri të çmuara dhe orë luksoze, me një vlerë totale midis 2 dhe 3 milionë euro. Sete rubinësh, smeraldesh...

Lexo më shumë
“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama

“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama

22:34 - 26/05/26
PS nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Ballanca: Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport

PS nuk i hoqi imunitetin Ballukut/ Ballanca: Ishte një hap pas dhe kjo u evidentua në raport

22:15 - 26/05/26
Marta Kos: Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit…

Marta Kos: Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit…

21:34 - 26/05/26
Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE, Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen

Letra e Merz për zgjidhje inovative për anëtarësimin e ballkanit në BE, Rama: Kandidatët nuk duhet të ndahen

21:20 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com