GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

në Breaking Views
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionati Europian i Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, në vend që të ishte një skenë e festimit të vlerave sportive, është shndërruar në arenën e një padrejtësie flagrante që godet në zemër sakrificën e sportistëve tanë elitarë.

Ndërkohë që Briken Calja shkëlqeu duke u shpallur kampion Europe në stilin e shtytjes dhe nënkampion në dygarësh, festa e kuqezinjve u zbeh nga një vendim skandaloz i gjyqtarisë, që i mohoi Erkand Qerimajt rezultatin e merituar pas një karriere të tërë sakrificash.

Shkodrani, një nga peshëngritësit më të mirë në historinë e Shqipërisë, u përball me një qëndrim dashakeq nga tryeza e jurisë. Qerimajt i u anuluan të tria provat në stilin e shtytjes, por momenti që revoltoi mbarë opinionin sportiv ishte prova e dytë me 184 kg. Pasi e ngriti peshën me sukses, gjyqtarët pretenduan për një “faull” të paqenë, duke fshirë me një të rënë të lapsit një përpjekje titanike. Vetë Qerimaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë vendim si një “turp” dhe duke e shoqëruar reagimin me pamjet filmike që vërtetojnë rregullsinë e provës.

Është vërtet e dhimbshme të shohësh se si organizatorët dhe gjyqtaria në Batumi trajtojnë dy ikona si Calja dhe Qerimaj. Brikeni, 36 vjeç dhe Erkandi, 37 vjeç, po bëjnë sakrificën e fundit në prag të tërheqjes nga sporti. Në këtë moshë, çdo kilogram i ngritur peshon sa një jetë e tërë stërvitjeje, dhimbjesh dhe privimesh. Nëse ajo provë e Erkandit do të quhej e rregullt, siç ishte në të vërtetë, ai do të renditej në vendin e tretë në stilin e shtytjes, duke marrë medaljen e bronztë, dhe në vendin e pestë në dygarësh.

Në vend të këtij rezultati dinjitoz, kampionati i mbyll dyert një kampioni si Qerimaj pa një rezultat në dygarësh, vetëm prej paaftësisë ose tendencës së një gjyqtarie që nuk respekton as djersën dhe as historinë. Ky nuk është thjesht një vendim teknik, është një skandal. Erkand Qerimaj nuk kishte nevojë për lëshime, por për drejtësi; atë që ia vodhën në Batumi, por që nuk mund t’ia vjedhin kurrë në sytë e shqiptarëve, për të cilët ai mbetet një kampion i pathyeshëm, krah për krah me Briken Caljan.

gijotina.com/

Etiketa: Peshengritje

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Para
Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26

Gjatë punimeve të komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë në Parlamentin Eurpoian, kryetari i tij David McAllister evidentoi protestat kundër korrupsionit,...

Lexo më shumë
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com