GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Favorizon PPP-të”, Konfindustria rrëzon programin e qeverisë: Nuk mbështet bizneset dhe nxit pastrimin e parave

14:09 - 19/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
“Favorizon PPP-të”, Konfindustria rrëzon programin e qeverisë: Nuk mbështet bizneset dhe nxit pastrimin e parave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqata e Konfindustrisë në vend ka rrëzuar sot plotësisht programin ekonomik të qeverisë “Rama 3”, duke e konsideruar si të pa strukturuar mire dhe që favorizon oligarkët. Përmes një deklarate publike kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka analizuar pikat , ku sipas tyre, çalon programi. Në deklaratë thuhet se, ky program nuk ka si qëllim të ndërmarrë hapa që të ringrejë bizneset e dëmtuar nga tërmeti dhe pandemia. Gjithashtu, sipas Konfindustrisë, rritja ekonomike që parashikohet është e parealizueshme, duke marrë parasysh nivelin e lartë të borxhit publik, me të cilin po përballet vendi ynë që nga fillimi 2020.

“Konfindustria vlerëson, se programi i qeverise Rama 3 në tërësinë e shtyllave kryesore të paraqitura, është larg pritshmërive të biznesit dhe përballjes me problematikat kryesore të ekonomisë shqiptare. Së pari, në programin e paraqitur mungon analiza e thelluar e shmangies së lartë të mosarritjes së qëllimeve të programit ekonomik të mëparshëm. Përligjja e mosarritjes të qëllimeve me fatkeqësitë natyrore të tërmetit të vitit 2019 dhe përballjes me pandeminë e Covid është e pamjaftueshme.

 Ekonomia shqiptare kishte shfaqur shenja të qarta të problematikave strukturore edhe përpara vitit 2019. Rritja mesatare në vetëm 2-3% e PPB në 6 vjecarin e parë të qeverisjes 2013-2019, është qartësisht e pamjaftueshme në kushtet e rritjes së borxhit publik në të paktën mbi 80% të PPB”, thuhet në deklaratë.

Konfindustria nënvizon se, fakti që ky program nuk paraqet asnjë hap konkret për të rregulluar konkurrencën në tregje dhe për të  reduktuar projektet me PPP, tregon se qëllimi kryesor i tij është të rrisë hapësirën për pastrimin e parave të pista.  “Së dyti, në program mungon analiza e thelluar dhe paraqitja e politikave të reja të përmirësimit të të metave thelbësore të sistemit të sotëm ekonomik si; – shkalla e lartë e monopolizimit sidomos në sektorët strategjikë, -konkurenca e ulët e pamjaftueshme, – roli tërësisht i munguar i agjensive rregullatore të tregut, – korrupsioni i tipit primitiv dhe “state capture/kapje e shtetit”, sidomos në:- prokurimin publik, – politikat koncesionare dhe PPP, në nivel qëndror dhe vendor, – shkallës së lartë të pranisë së “parave të zeza” dhe – informalitetit të përhapur. Sistemi i sotëm ekonomik paraqet shkallë të ulët besimi në përmbushjen e synimit për rritje ekonomike 4.5-5% të PPB dhe financimit të projekteve investuese dhe premtimeve të paraqitura në programin e qeverisë Rama 3”, thuhet në deklaratë. 

Konfindustria rendit si problematik të tretë faktin që, programi paraqet kontradikta të thella ndërmjet qëllimeve të vendosura dhe mjeteve të arritjes së tyre. Në përfundim të deklaratës evidentohet se,  besueshmëria e arritjes së suksesit të programit të Qeverisë Rama 3, ulet ndjeshëm edhe nga ndërtimi i ministrive më pjesë përbërëse, që kanë përplasje interesi institucional ndërmjet tyre.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: konfindustriprogrami

Lajme të lidhura

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Para
COVID19, situata dramatike në Kosovë, rritet numri i të infektuarve

COVID-19 në Kosovë, qindra pacientë në spital, 49 në gjendje të rëndë

TË FUNDIT

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26

Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com