GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Faza III e fiskalizimit, Kontabilistët paralajmërojnë rritje të informalitetit nga mospranimi i faturave

07:08 - 01/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Faza III e fiskalizimit, Kontabilistët paralajmërojnë rritje të informalitetit nga mospranimi i faturave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i fazës së tretë dhe të fundit të procesit të fiskalizimit.

Në fazën III do të përfshihen bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë me konsumatorin, ndërsa në fazën e dytë që nisi në 1 korrik u përfshinë subjektet që kryenin transaksione pa para në dorë.

Në total janë 120,000 tatimpagues që kanë detyrimin të fiskalizohen, sipas të dhënave zyrtare të tatimete, nga të cilët 34 mijë duhet të kishin filluar që në fazën e dytë dhe 86 mijë në fazën e tretë.

Por, teksa afati i fazës së tretë ka mbërritur, vetëm 45% e subjekteve janë pajisur me certifikatën elektronike nga AKSHI. Sipas të dhënave të DPT deri tani janë pajisur 53, 492 subjekte me certifikatë elektronike, që është hapi i parë për të zbatuar procesin. Para nisjes të fiskalizimit të gjitha bizneset duhet të pajisen me certifikatën elektronike të cilën e lëshon AKSHI me një kosto vjetore prej 4,000 lekësh dhe të jenë të regjistruara në portalin SelfCare. Kjo certifikatë u nevojitet tatimpaguesve për të kryer të gjitha llojet e shërbimeve që ofron e-Albania.

Tatimet kanë njoftuar se deri tani janë 23,345 biznese të Fiskalizuara (jo të gjithë që kanë marrë certifikatën e kanë filluar zbatimin), ose gati 20% e atyre që kanë detyrimin për ta bërë. Ditët e fundit raportohet se ka pasur dyndje të subjekteve në kompanitë që ofrojnë kasa ose zgjidhje fiskale, teksa bizneset i lënë procedurat gjithnjë në momentin e fundit.

Faza e tretë konsiderohet nga kontabilistët si më delikatja për t’u zbatuar për shkak të numrit të lartë të sipërmarrjeve që kanë detyrimin të fiskalizohen. Në total janë 86,000 biznese që nga 1 Shtatori do të ndryshojnë faturimin. Konfuzioni pritet të shtohet më shumë, pasi pas 1 shtatorit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar nuk do të pranojë dokumentacionin tatimor ekzistues. Afati i përdorimit të tij ishte deri më 31 gusht 2021.

Pavarësisht se kontabilistët paralajmëruan problematika për ndërveprimin e bizneseve që janë fiskalizuar dhe atyre që ende nuk kanë ndryshuar mënyrën e faturimit, administrata tatimore nuk ka njoftuar nëse do të ketë shtyrje të afatit për përdorimin e faturës tatimore ekzistuese. Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohoi se numri i ulët i bizneseve të pajisur me certifikatë elektronike do të krijojë probleme me bizneset e pafiskalizuara. Mospranimi i faturave të pafiskalizuara sipas kontabilistit Dhamo, jo vetëm që do të detyrojë shumë subjekte të pafiskalizuara të ushtrojnë aktivitetin në informalitet, por do të çojë deri në mbylljen e tyre.

Më herët DPT për mosnjohjen e faturave të pafiskalizuara tha këtë sqarim për Monitor. “Përmbushja e detyrimeve që burojnë nga ligji është detyrim për të gjitha subjektet e ligjit. Të gjithë subjektet tatimpagues që mbartin detyrimin të lëshojnë fatura, me hyrjen e plotë në fuqi të ligjit do të duhet të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizuara. Për efekte fiskale pas datës 1 Shtator nuk do të jenë të vlefshme faturat e tjera (jo të fiskalizuara) përveç rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj. Duke qenë se ky proces është një proces i ri, administrata tatimore ka garantuar suportin dhe mbështetjen për çdo subjekt tatimpagues si para fillimeve të efekteve të ligjit edhe në vijim, duke garantuar edhe mosndëshkueshmërinë e rasteve të kundërvajtjeve të konstatuara të cilat rezultojnë të paqëllimshme apo që kanë ardhur jo për faj të tatimpaguesit. Gjithsesi, është detyrim ligjor për çdo tatimpagues që të angazhohet dhe të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore”, nënvizuan tatimet.

Ecuria e fiskalizimit

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare nnga tatimet, janë 23,345 biznese të fiskalizuara dhe 21,9 mln fatura të fiskalizuara që prej 1 Janarit të këtij viti. Tatimpagues që kanë lëshuar fatura me parë në dorë në total janë 15,993 dhe tatimpagues që kanë lëshuar fatura pa para në dorë janë 15,403. Nga të dhënat rezulton se numri i faturave me para në dorë është 20,6 mln dhe i faturave të fiskalizuara pa para në dorë është 1,3 mln.

Nga 1 korriku nisi faza II e fiskalizimit. Për shkak të mbingarkesës procesi u shoqërua që në ditët e para me bllokim të portalit SelfCare. Kontabilisti Armand Mala pohoi më herët për Monitor se e njëjta situatë pritet të përsëritet edhe nga 1 Shtatori, për shkak të numrit të lartë të subjekteve që kanë detyrimin të fiskalizohen. “Me fillimin e procesit shqetësuese për këto subjekte mbetet pjesa e pranimit në portalin SelfCare dhe kalimin e të dhënave në server për shkak të numrit të lartë të bizneseve që do të ndryshojnë mënyrën e faturimit”, tha z. Mala.

Sakaq DPT njoftoi se çdo tatimpagues prej datës 1 Shtator do të ketë mbështetjen e plotë të administratës tatimore ku punonjës të trajnuar të saj do të ofrojnë ndihmën e tyre në terren për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e fiskalizimit. Fushata në mbështetje të biznesit në terren do të zgjasë për 3 muaj. Bazuar në një akt normativ që hyri në fuqi në 1 korrik, subjektet janë të përjashtuara nga gjobat e lidhura me fiskalizimin deri në 31 dhjetor të këtij viti./Monitor

Etiketa: Biznesfiskaliziminformalitetetkontabilist

Lajme të lidhura

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!
Aktualitet

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Para
Rëndohet situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, numër i madh viktimash pas 4 muajsh

Shqipëria, ndër 4 shtetet e Europës me nivelin më të ulët të vaksinimit kundër Covid-19

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com