GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Fëmija i mitur i merret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër

19:11 - 02/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Fëmija i mitur i merret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një fëmije gjashtë vjeç është dërguar në një institucion kujdesi në Zvicër që prej datës 24 maj, pas deklaratave që e akuzonin të atin lidhur me synetin e djalit.

Albinfo.ch shkruan se për prindërit kjo është absurde pasi babai (ndihmës infermier) e trajtoi djalin e tij të bërë synet vetëm me një krem ​​shërues. Kjo deklaratë e bërë nga një fëmijë gjashtëvjeçar tek mësuesja e tij më 17 maj alarmoi gjithë shkollën në Neuchâtelit, e më pas edhe autoritetet. Raportohet se sipas deklaratës së fëmijës, rasti ka ndodhur në sallonin e banesës.

Rrëfimi vazhdon se më datë 24 maj rreth mesditës, teksa tezja e tij priste djalin dhe motrën e tij të madhe para shkollës, u shfaq vetëm motra e madhe, e cila po qante me lot. Thuhet se nga gjykata ishte marrë një vendim që nga ajo ditë qw 6-vjeçari tw dwrgohej në një institucion, ku edhe jeton prej atëherë.

30-vjeçari, babi i fëmijës, është ndaluar për 24 orë në stacionin e policisë. Ai u tha hetuesve se fëmija ishte bërë synet në verën e vitit 2021 në Kosovë.

“Djali im kishte një plagë që po i shërohej më ngadalë. Për disa muaj e lyeja me një krem. Bëra një akt mjekësor (inferimer personal) siç ndodh të bëj me pacientët si pjesë e punës sime si kujdestar që jam. Nuk ka pasur asnjë kontakt as me mua dhe as me nënën për të verifikuar besueshmërinë e deklaratave. Jemi të tronditur”, akuzon prindi.

Po ashtu, të intervistuar nga policia, nëna dhe kunata raportojnë se jetojnë me kosovarin dhe dy fëmijët. Banesa ndodhet në një pronë familjare me tri kate. Në pallat banojnë dy vëllezërit e kosovarit dhe familjet e tyre si dhe gjyshja, e cila banon në katin përdhes.

Në raportin e dhënë, të dyja gratë e përshkruajnë si një prind të dashur. Nga ana tjetër, nga avokati i familjes shqiptare thuhet se kjo është një e padrejtë që po i bëhet familjes shqiptare.

“Gjërat duhet të ecin më shpejt. Një familje po shkatërrohet. Në përfundim të procedurës do të kërkoj dëmshpërblim për dëmtimin moral”, deklaron avokati.

Sipas raportit, në zonën anale të djalit “nuk ka ënjtje apo ndonjë plagë”. Sa i përket synetisë, ai është “pa shenjë infeksioni”. Nga ana tjetër, fëmijës gjashtëvjeçar i është zbuluar një plagë e vogël në shpinë. Ai thotë se “rrihet rregullisht nga një kushëri dhjetëvjeçar”. Asgjë alarmante, thotë nëna. “Djemtë që zihen, kjo ndodh në çdo familje”.

Etiketa: Femijekujdessynet

Lajme të lidhura

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Para
Greqia mund të jetë e para nga pesë vendet e BE-së që do ta njohë Kosovën

Greqia mund të jetë e para nga pesë vendet e BE-së që do ta njohë Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com