Dy fëmijë ulen përballë policisë gjatë protestës në Tiranë, një qytetar me veshje popullore mban flamurin kombëtar
Dy fëmijë janë ulur në vijat e bardha të rrugës pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ndërsa përballë tyre qëndrojnë efektivë të Policisë së Shtetit, të angazhuar për garantimin e rendit gjatë protestës së sotme.
Në të njëjtin vend ndodhet edhe një protestues me veshje popullore shqiptare, i cili mban në dorë flamurin kombëtar.
Pamja vjen gjatë tubimit të 31 sotëm në kryeqytet, ku prania e forcave policore dhe masat e sigurisë janë ndër elementet kryesore të organizimit të protestës.
Protesta e sotme zhvillohet në ditën e 19-të të mobilizimit studentor, ndërsa Partia Demokratike ka thirrur gjithashtu një tubim kombëtar në mbështetje të të rinjve.
Studentët kishin njoftuar grumbullimin në orën 12:00 pranë Ministrisë së Arsimit dhe zhvendosjen e protestës drejt Kryeministrisë në orën 14:00. Në mbështetje të tyre pritet të marrin pjesë edhe pedagogë, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar mësimin.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa pakënaqësitë e shprehura gjatë javëve të fundit lidhen edhe me kostot e arsimit, kushtet e jetesës, mundësitë e punësimit dhe korrupsionin.










Discussion about this post