GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fëmijët ngrinë në dimër, Sako blen në pranverë 400 MLN lekë dru zjarri

16:31 - 14/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fëmijët ngrinë në dimër, Sako blen në pranverë 400 MLN lekë dru zjarri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, bënë çudinë: blen dru zjarri në pranverë. Bashkia Durrës ka mbyllur me 7 prill 2023 kontratën me vlerë 400 milionë lekë me objekt “Blerje dru zjarri e pellet për Qendrën Ekonomike të Arsimit në Durrës”.

Duket se Sako nuk e ka të sigurt zgjedhjen për një mandat të ri. Prandaj po nxiton para zgjedhjeve të harxhojë të gjitha paratë e arkës së bashkisë. Në kuadër të këtij nxitimi Sako kryen edhe shkelje ligjore gjatë prokurimit.

Së pari, Gjergj Buça është shpallur prej saj fitues pa garë fare, duke shkelur rregullin e konkurrencës. Për këtë tender kanë paraqitur oferta edhe tre firma të tjera madje një prej tyre ka pranuar vlerën rreth 180 milionë lekë.

Por, të gjitha janë përjashtuar që në fazën e parë, pavarësisht ofertave më ekonomike. Madje duket se Sako nuk i ka shqyrtuar fare, pasi për të tria kompanitë ka nxjerrë justifikimin se nuk kanë paraqitur akt ekspertizë dhe nuk kanë deklaruar punë të ngjashme të zhvilluara më parë.

Kështu, me vlerën 400 milionë lekë, sa 100% e fondit limit, në shkelje të hapur të ligjit, paratë iu xhiruan Gjergj Buçës. Për këto manovra të Sakos, që i kanë garantuar 400  milionë lekë  mikut të saj, tenderi është klasifikuar në prokurimet me “Red Flag” nga monitoruesi Open Data Abania.

 

Kush do të ngrohet në verë?!

Një fakt tjetër që të bie në sy në këtë dokument është afati. Sako ka menduar që furnizimi me dru të bëhet për 150 ditë, pra 5 muaj. Kështu duke përfshirë edhe muajin prill, do të blihen dru zjarri deri në gusht.

Po, kush vallë do të ngrohet me dru zjarri në muajt e verës, në një qytet si Durrësi, ku në muajt qershor, korrik dhe gusht temperaturat i kalojnë 30 gradë celsius. Për më tepër, gjatë verës në shkolla nuk ka as nxënës.

Shkollat pa ngrohje në dimër

Ndërsa presim që marrim përgjigje nga Sako për pyetjet më sipër, po kthehemi disa muaj pas kur në vend bënte vërtetë ftohtë dhe temperaturat shënonin minus. Shkurti ka qenë muaji më i ftohtë, por edhe në ato javë shumë shkolla në qytetin e Durrësit ishin pa ngrohje. Mësuesit me zor siguroni ndonjë rezistencë dhe jo më dru zjarri apo karburant për kaldajat. Me datë 4 dhe 5 shkurt denoncime të shumta janë bërë nga prindërit që çonin fëmijë tek shkolla “Bedrie Bebeziqi” në Durrës, e cila u rindërtua pas tërmetit të vitit 2019. Kjo shkollë ka sistem kaldajash, por fëmijët ngroheshin me rezistenca që i merrnin nga shtëpia.

 

Shkurt 2023, shkolla “Bedrie Bebeziqi” 

 Ndërkohë, me datë 6 shkurt 2022 kryetari i FRPD Durrës, Shyqyri Myrtollari, ka denoncuar mungesën e ngrohjes edhe në shkollat në periferi, pasi shumë mesazhe i shkonin nga nxënës apo prindër, ku ankoheshin se mësonin në të ftohtë.

Ndërkohë edhe prindërit e nxënësve që mësojnë në shkollën  “Met Hasa” në Porto Romano kanë denoncuar në media më datë 7 shkurt 2022 se kjo shkollë nuk ka pasur kurrë sistem ngrohës. Ndaj nxënësit detyrohen të bëjnë mësim me xhupa e dorashka.

“Ngrohje këtu nuk ka, vetëm disa furnela të vogla. Në një klasë 200 metra katrorë llogarite sa ngroh një furnelë”, u shpreh një banor asaj kohe. Ankesat ranë në vesh të shurdhët. Prandaj kemi arsye të besojmë se ky tender i Sakos është hartuar për të vjedhur fondin e bashkisë që duhet të shkonte për arsimin!

Lexo edhe: U kujtua dhe Sako për rrugët/ Xhiron pa garë 400 MLN Lekë për vëllezërit Ibrahimi

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimdenoncimedru zjarriEmiriana Sakongrohjeopen data albaniaopen data allbaniatendertender pa gare

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Nocioni i “malokut” është mentalitet politik e institucional në Shqipëri!

Në veri të Kosovës lufta zhvillohet për territor!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!
Aktualitet

“Ta rrëzojmë regjimin e Ramës“, Berisha: Tirana po zien, sot do të shënohet kthesa e madhe!

13:22 - 22/12/25

Vetëm pak orë para nisjes së protestës opozitare, Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të sotëm...

Lexo më shumë
Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

Mbahen homazhe për Ismet Bellovën, përcillet në banesën e fundit legjenda e gazetarisë sportive

13:06 - 22/12/25
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”/ Avokatët e Berishës: SPAK nuk ka sjellë asnjë provë

12:39 - 22/12/25
Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

Napoli-Bologna/ Sonte finalja e Superkupës së Italisë, Rrahmani pranë një tjetër trofeu

12:27 - 22/12/25
Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

Protesta e opozitës/ Blindohet dera e Kryeministrisë, 1400 policë prezent

12:08 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com