GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
në Breaking Views, Editorial, KRYESORE, OP-ED, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot të gjitha gratë në mbarë botën festojnë “8 Marsin”, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjitha gratë me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në mesazhin e tij, Rama shprehu mirënjohje për kontributin e grave në shoqëri dhe theksoi rëndësinë e rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit të tyre në jetën publike.

“Mirëmëngjes dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë” shkroi Rama në rrjetet sociale.

Por, si lindi kjo ditë?

Historia dhe kuptimi i një përvjetori të themeluar në vitin 1921, që na fton të reflektojmë për rolin e femrës në shoqëri dhe për çështjet kritike që ende ekzistojnë

8 Marsi është data kur në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila nuk është një ditë e feminizmit ekstrem, por momenti kur të gjithë jemi të ftuar të reflektojmë për çështje që lidhen me botën femërore, mbi arritjet e mëdha çështje sociale dhe politike që lidhen me mundësi të barabarta dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë për të kapërcyer boshllëqet që ekzistojnë ende. Nën sytë e njerëzimit vazhdon lufta ndaj të gjitha diskriminimeve dhe dhunës ndaj gruas. Në të gjithë botën gratë vazhdojnë të ngrenë zërin e protestës për të luftuar kundër shkeljeve të shpeshta të së drejtës për të qenë të sigurta e për të qenë të lira në zgjedhjet e tyre. Disavantazhet profesionale dhe ekonomike janë disa çështjet për të cilat gratë në të gjithë botën vazhdojnë të luftojnë. Edhe pse është e vërtetë që janë bërë shumë hapa përpara, veçanërisht në vendet Perëndimore, është gjithashtu po kaq e vërtetë që rruga drejt barazisë gjinore dhe emancipimit social është ende e gjatë.

 

 

DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS – Ishte Konferenca e Dytë e Grave Komuniste, e mbajtur në Moskë në vitin 1921, e cila zgjodhi datën 8 Mars, duke miratuar institucionalizimin e një dite të vetme për festimet dhe unifikimin e festimeve, që deri në atë në moment kur ato filluan, zhvilloheshin në kombe të ndryshme në data të ndryshme. Arsyet për të cilat u zgjodh 8 Marsi për Ditën e Gruas janë të shumta: Konferenca moskovite kishte referencë të qartë një demonstrim të vitit 1917 që u zhvillua në Shën Petërburg dhe që pa gratë e qytetit në vijën e parë të frontit përballë carizmit me thirrjet “Bukë dhe paqe”. Disa ditë më vonë, Cari i Rusisë abdikoi dhe data mbeti në librat e historisë për të treguar fillimin e Revolucionit të Shkurtit 1917. Më pas, u identifikuan episodet e tjera simbolike që lidhen me datën e 8 Marsit, më pak të lidhura politikisht, dhe më pranë botës kulturore të Perëndimit: disa gjurmë zgjedhin një fakt dramatik, i cili ndodhi në vitin 1857 në Shtetet e Bashkuara, kur një grup punëtoresh humbën jetën në një zjarr në fabrikën ku punonin, ku ishin bllokuar nga punëdhësi i tyre, për të mos i lejuar ato të merrnin pjesë në një grevë. Ky episod shpesh ngatërrohet me një tjetër rast, i cili ndodhi në një situatë të ngjashme në Nju-Jork më 8 mars 1911, ku zjarri në një fabrikë të prodhimit të këmishave u mori jetën 134 grave. Në dritën e studimeve më të fundit, vërtetësia historike e shumë prej këtyre episodeve është vënë në dyshim, por vlera simbolike e ngjarjeve shkon përtej saktësisë së lajmit.

gijotina.com/

Etiketa: 8 MARSIKryesore1

Lajme të lidhura

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore
Breaking Views

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore

23:06 - 27/03/26
“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe
Breaking Views

“PD s’ka nevojë për servilë”/ Dogjani për përplasjen Berisha-Salianji: Të pranohen mendimet ndryshe

22:43 - 27/03/26
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë
Breaking Views

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë

22:26 - 27/03/26
Para
Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen

Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet
Aktualitet

Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet

16:12 - 28/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se Partia Socialiste po degradon dhe po rikthehet tek “origjina e saj”, që...

Lexo më shumë
Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

15:36 - 28/03/26
Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

15:14 - 28/03/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

A po fundoset Balluku? 80 telefona dhe pajisje kompjuterike dërgohet në laboratorin e SPAK-ut për ekspertim

14:40 - 28/03/26
Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën

Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën

14:23 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com