GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Fenomeni i rrallë qiellor që mund të shihet vetëm një herë në jetë

21:45 - 12/06/24
në Kuriozitete
Kohë leximi: 2 min
A A
Fenomeni i rrallë qiellor që mund të shihet vetëm një herë në jetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë verë, astronomët profesionistë dhe amatorë do t’ia ngulin sytë një yjësie të vogël. Nuk janë shtatë yjet e “Kurorës së Veriut” që kanë ngjallur kaq kureshtje, por një pikë e zezë midis tyre, një nova që do të mund të shihet me sy të lirë nga planeti ynë, raporton NASA.

“Është një ngjarje e rrallë që do të gjenerojë shumë astronomë sepse të rinjtë do të mund të shohin një ngjarje kozmike, të bëjnë pyetjet e tyre dhe të koleksionojnë të dhëna”, tha dr. Rebekah Hounsell. “Do të nxisë gjeneratën e shkencëtarëve të ardhshëm”.

T Coronae Borealis ose “Ylli i flaktë”, njihet nga astronomët si T CrB. Është një sistem binar që e ka folenë në Kurorën e Veriut,  rreth 3000 vite dritë larg nga Toka. Sistemi përbëhet nga një xhuxh i bardhë, pra një yll i vdekur  me përmasa sa planeti ynë dhe rëndesë të krahasueshme me Diellin si dhe një gjigant i lashtë i kuq që po humbet ngadalë hidrogjenin për shkak të forcës tërheqëse të fqinjit të tij.

Hidrogjeni nga gjiganti i kuq shtresëzohet në sipërfaqen e xhuxhit të bardhë duke grumbulluar presionin dhe nxehtësinë. Kështu ai nxit një shpërthim termonuklear kaq të madh sa mjafton që ta largojë gjithë materialin. Për T CrB, kjo ndodh mesatarisht një herë në 80 vjet.

Mos ngatërroni novën me supernovën që është një shpërthim total, titanik që shkatërron disa yje që po vdesin. Në rastin e novës, ylli xhuxh mbetet i paprekur dhe thjesht largon të gjithë materien e grumbulluar sa hap e mbyll sytë. Procesi përsëritet për qindra e mijëra vjet.

“Ka disa nova me cikël të shkurtër, por ne nuk shohim shpesh një shpërthim të radhës gjatë jetës tonë njerëzore e aq më rrallë një që është kaq afër sistemit tonë diellor. Është bukur të kesh sedilje në vendin e parë”.

Nova T CrB u pa për herë të fundit nga Toka në vitin 1946. Shkencëtarët janë bazuar në shenjat e shpërthimit të atij viti dhe sipas përllogaritjes, i radhës do të jetë në shtator 2024.

Por çfarë duhet të kërkojmë në qiell?

Kurora e Veriut është një linjë e lakuar yjesh në formë patkoi në perëndim të yjësisë së Herkulit. Mjafton të gjeni dy yjet më të ndritshme të hemisferës veriore, Arcturus dhe Vega e duke ndjekur një vijë të drejtë nga njëri te tjetri, mund të gjeni Herkulin dhe Kurorën e Veriut.

Shpërthimi do të jetë i shkurtër. Pasi të ndodhë, do të duket me sy të lirë për më pak se një javë.

Etiketa: NASAqielloryjeyjesia

Lajme të lidhura

Pas 10 dekadash, zbulohet SEKRETI më i madh i faraonëve të Egjiptit!
Kuriozitete

Pas 10 dekadash, zbulohet SEKRETI më i madh i faraonëve të Egjiptit!

21:55 - 09/05/25
Alcatraz, historia e burgut më të sigurt amerikan që Trump dëshiron ta rihapë
Kuriozitete

Alcatraz, historia e burgut më të sigurt amerikan që Trump dëshiron ta rihapë

15:59 - 06/05/25
Pesë ditë punë, dy ditë pushim? Çfarë të bëni që të mos jetoni duke pritur fundjavën
Kuriozitete

Pesë ditë punë, dy ditë pushim? Çfarë të bëni që të mos jetoni duke pritur fundjavën

17:11 - 04/05/25
Para
Pamjet kur i riu shqiptar në Kretë humb jetën pas një sherri – Video

Pamjet kur i riu shqiptar në Kretë humb jetën pas një sherri - Video

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë
Aktualitet

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

22:42 - 24/05/25

Djali i një biznesmeni të njohur në Athinë është rrëmbyer dhe është mbajtur peng për plotë 5 orë. Mediat greke...

Lexo më shumë
E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

22:07 - 24/05/25
Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

21:00 - 24/05/25
Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

20:57 - 24/05/25
Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:33 - 24/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com