GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ferko: Duhet punë e fuqishme, objektivi i Flamurtarit është…

20:42 - 20/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ferko: Duhet punë e fuqishme, objektivi i Flamurtarit është…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Flamurtari pret edhe një surprizë të fundit në merkato, që me shumë gjasa do të jetë nga ato “big”.

Për këtë tregohen të kujdesshëm të mos zbulojnë asgjë, pasi duan që të mos “dekonspirohen”. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Alfred Ferko zbulon planin e kuqezinjve.

Nuk preferon të flasë për Bruno Telushin që po përflitet si një rikthim, pasi me sa duket këtë gjë e ka në dorë ekskluzivisht vetëm presidenti.

Drejtori e vlerëson shumë pozitivisht merkaton e realizuar deri tani, ndërsa thotë se është punuar me kujdes dhe qetësi.

 

Keni bërë 12 afrime deri më tani, por a mund ta quajmë të mbyllur merkaton e Flamurtarit?

Jo, jo, nuk është mbyllur ende.

 

Çfarë prisni ende, na zbuloni diçka?

Presim një lëvizje të rëndësishme. Po tregohemi të kujdesshëm në këtë drejtim. Kemi folur me presidentin dhe po bëjmë çdo gjë me qetësi. Nëse vjen diçka e mirë për ekipin, e mirëpresim. Besoj se do të kemi edhe ndonjë gjë të mirë në fund. Jemi në pritje.

 

Flitet për një rikthim të Bruno Telushit. Mund të na konfirmoni si është e vërteta?

Jo, nuk mund t’ju them për këtë gjë që po më pyesni. E përsëris që presim diçka të mirë dhe që të jetë e goditur.

 

Jeni i kënaqur me lojtarët e ardhur deri më tani?

Për mendimin tim, merkatoja është shumë e mirë. Jemi treguar shumë të kujdesshëm në afrime. Nuk kemi dashur që të përsërisim gabimet e së shkuarës. Ndaj kemi punuar me vëmendje të madhe dhe kemi marrë lojtarët e duhur, ata që do të na bëjnë punë dhe do të mbajnë peshën e kësaj skuadre.

 

Po për sa u përket rikonfirmimeve nga grupi i sezonit të shkuar, do të kemi të tjera?

Janë ata që janë rikonfirmuar dhe kanë nisur punën me skuadrën.

 

Sa ju “ngroh” ky grup që është krijuar?

Situata në skuadër është e mirë. Grupi është pozitiv dhe tashmë ka filluar punën. Mbyllëm javën e parë dhe tani jemi në të dytën. Stërvitja është intensive. Jemi shumë të kënaqur. Kjo javë e dytë ka filluar edhe me më shumë intensitet. Skuadra po stërvitet dy herë në ditë. Është një grup që po punon me shumë dëshirë. Besoj se do të bëhet një punë shumë e mirë nga të gjithë.

 

Objektiv mbetet Superiorja. E shikoni të arritshme këtë gjë?

Patjetër që ky është edhe objektivi. Që ditën e parë të nisjes së punës, këtë gjë u kam thënë futbollistëve. Angazhimi duhet të jetë maksimal. Ne e dimë se cilët do të jenë objektivat e klubit. Duam të rikthehemi në elitë. Ndaj duhet të bëjmë një punë të fuqishme të gjithë bashkë./PanoramaSport

Etiketa: FerkoFlamurtari

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Detajet/ Qelizat telefonike zbardhën vrasjen e Besmir Hidës

Detajet/ Qelizat telefonike zbardhën vrasjen e Besmir Hidës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26

Po sikur të çmenden deputetët?  Pyetja vjen vetiu që prej fundit të shekullit të kaluar në filozofinë politike. M’u kujtua kjo...

Lexo më shumë
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com