GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Falimentojnë fermerët e Dimalit, hedhin tonelata domate në rrugë

14:15 - 30/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Falimentojnë fermerët e Dimalit, hedhin tonelata domate në rrugë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tonelata me domate të hedhura në zonën e Kutallisë, në Bashkinë Dimal, pasi të gjitha janë të kalbura e të papjekura. Fermerët tashmë kanë kapur fundin, pasi presin dëmshpërblim nga shteti por as pas protestave të tyre nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë.

Domatet janë të përhapura në të gjithë sipërfaqen e serave. Jo vetëm i gjithë prodhimi i sivjetshëm i domates ka shkuar dëm dhe është hedhur poshtë, por në kanal ka përfunduar edhe mundi si dhe shpenzimet financiare me miliona të fermerëve, që nga blerja e farës së skaduar “Ozgan” e deri tek plehrat kimikë, pesticidet dhe shërbimet që ju bën bimë për muaj me radhë.

Totalisht të falimentuar dhe me borxhe e kredi, fermerët e fshatrave: Kutalli, Samaticë, Goriçan, Hinkë, Drenovicë, Urë e Kuçit e Gajdë kërkojnë dëmshpërblim nga shteti pasi fara e skaduar e domates “Ozgan” që ata blen këtë vit dhe mbollën në serat e tyre u hodh në treg për shitje pasi u certifikura nga Ministria e Bujqësisë.

Edhe pse rreth 2-javë më parë fermerët e Beratit, Lushnjes e Fierit u mblodhën në një protestë kundër Ministrisë së Bujqësisë në fshatin Samaticë, ata jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë përgjigje por askush nga specialistët nuk ka ardhur në zonë për të evidentuar dëmet e shkaktuara e për të marrë mostrat e domateve, që ndodhen ende të kalbura në të gjitha serat.

Fermerët shprehen se, i gjithë prodhimi i tyre u dëmtua dhe u kalb në sera për shkak të farës “Ozgan” dhe me kalbjen e të gjithë prodhimit të sivjetshëm ata kanë falimetuar.

“Mos të na nxjerri kot justifikime qeveria sepse i gjithë faji për këtë katastrofë të krijuar është i tyre, ne shërbimet ja kemi bërë bimës njësoj si çdo vit. U shkatërruam dhe jemi të zhytur në borxhe e kredi, tashmë na ka ngelur vetëm të largohemi nga tokat tona dhe të emigrojmë. Kërkojmë dëmshpërblim nga shteti pasi prodhimet në sera janë i vetmi burim të ardhurash që ne kemi për të mbajtur familjet” -shprehen fermerët.

Rreth 400 fermerë të Beratit janë dëmtuar këtë vit në kulturën e domates, si pasojë e farës së skaduar të llojit “Ozgan”,që u përdor prej tyre në çdo serë e tokë bujqësore. I gjithë prodhimi i sivjetshmën i fermerëve nuk mundi të dali dot në treg, për shkak se u dëmtua e u kalb i gjithi 12-orë pas vjeljes dhe ky dëm i madh i ka çuar ata drejt falimetimit.

Etiketa: demshperblimdimaldomatefermeretqeveria

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Aksident në Librazhd, kaos me trafikun në rrugën nacionale

Aksident në Librazhd, kaos me trafikun në rrugën nacionale

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com