GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fermerët e Sarandës vijojnë protestën: Bashkia na ka lënë në mëshirë të fatit (FOTO)

10:08 - 24/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Fermerët e Sarandës vijojnë protestën: Bashkia na ka lënë në mëshirë të fatit (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fermerët e Sarandës kanë protestuar për shkak të mungesës së investimeve, ndërsa akuzojnë Bashkinë se ka lënë në mëshirë të fatit fermerët duke mos ristauruar urën që lidh tokat e tyre bujqësore, e cila u shkurton kohën dhe shpenzimet e naftës. Fermerët akuzojnë se Bashkia i përdor vetëm për të marrë votat dhe jo për t’u zgjidhur hallet dhe problemet.

Fermerët e fshatrave Metoq dhe Gjashtë në Sarandë kanë protestuar pasi prej 7 muajsh ura e cila lidh fushat e tyre të mbjella me misër, është amortizuar duke u bërë e pakalueshme nga automjetet e punës.
Kjo bën që fermerët të udhëtojnë rreth 50 km rrugë më shumë çdo ditë duke shtuar kostot në një kohë kur çmimi i karburantit është bërë i papërballueshëm. Fermerët kërkojnë që Bashkia të investojë sa më parë.

“Tek kjo urë kalojmë me frikë të madhe ne këmbësorët. Ne kemi edhe mjete pune. Kemi tre muaj që nuk funksionon dhe ne kemi problem të kalojmë edhe në këmbë. Shteti të vijë këtu dhe të vërë dorë. Nga Bashkia kanë ardhur, kanë bërë foto dhe nuk kanë vënë elemente por ka vetëm dhera. Kaq është bërë nga Bashkia, asnjë lloj veprimi tjetër. Të gjithë ne që jemi mbledhur këtu nuk jemi mbledhur për parti, por të hyjmë e të dalim si njerëz sepse edhe ujin që e mbushim e çojmë në krah nga njëra anë e urës në tjetrën. Kjo urë shkurton distancën dhe kostot tona ulen. Tani bëhen kilometra të tëra në një kohë që litri i naftës është 260L. Na rritet kosto trefish vetëm nga mungesa e urës. Bashkia vjen vetëm të marrë votat dhe nuk interesohen më.”

Protestës së banorëve iu bashkua edhe Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Sarandë Manjola Nikollo. Ajo u shpreh se nuk ka ende asnjë informacion nga Bashkia e Sarandës nëse ekziston një projekt ndërtimi për urën, në cilën fazë ndodhet ajo dhe me çfarë fondi do të investohet.

“Pas dy muajsh vjen fushata e korrjes dhe transportit të misrit duke rritur kështu edhe më tepër koston e shpenzimeve. Ndërkohë që nga autoritetet përgjegjëse për urën akoma nuk është tenderuar faza e parë e projektimit të urës, dhe më pas zhvillimi i projektit dhe realizimi i urës. Shumë mirë që bashkia e ka konsideruar rast emergjent dhe ka kërkuar ndihmën e ushtrisë, por nga vëzhgimi në terren kjo urë nuk mund të ndërtohet thjesht për emergjencë, ajo kërkon një investim për rikonstruksion të këmbëve të saj për të cilin Bashkia duhet t’i kishte marrë tashmë masat për gjetjen e këtij fondi. I kërkojmë Bashkisë të bëjë transparencë dhe mos të mbajë kot me shpresa këta fermerë. Çfarë presin autoritetet, të vijë vjeshta, dimri, sezoni i shirave dhe prurjeve të mëdha që ta shkatërrojë tërësisht urën duke e rritur kështu edhe më tepër investimin? Mjaft i varfëruat shqiptaret!”.

Nikollo vuri në dukje gjithashtu se fermerët e Sarandës nuk kanë marrë asnjë subvencion për naftën edhe pse kanë plotësuar të gjithë dokumentacionin.

 

 

Etiketa: protesteSarandë

Lajme të lidhura

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Para
Nesër i mbaron mandati/ Presidenti Meta zhvillon aktivitetin e fundit zyrtar

Rikthehet në LSI? Meta: Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”. “Ky...

Lexo më shumë
Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

22:31 - 10/01/26
Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:01 - 10/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com