GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, tensione dhe përplasje me policinë (Video)

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, tensione dhe përplasje me policinë (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protestat e fermerëve në Greqi vazhdojnë për të dytën ditë sot, të hënën, ndërsa autostrada kombëtare Athinë-Selanik mbetet e mbyllur në Nikaia. Autostrada E65 mbetet gjithashtu e bllokuar nga traktorët e fermerëve të Karditsës, të cilët janë pozicionuar përgjatë rrugës që nga dita e djeshme.

Fermerët thonë se janë të vendosur të vijojnë bllokadën derisa të marrin përgjigje për kërkesat e tyre dhe kanë planifikuar një mbledhje pasdite për të vendosur për hapat e ardhshëm të protestave.

Një tjetër bllokim pritet të bëhet sot në lindje të Selanikut, ndërsa bujqit e Trikalës do të vendosin një tjetër bllokadë të mërkurën në qarkun e Megalohoriut.

Përplasje dhe dhunë gjatë protestave

Në ditën e parë të protestave, pati tensione dhe përplasje. Fermerët po protestojnë për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, çmimet e ulëta dhe vonesat në pagesat nga OPEKEPE.

Në Nikaia, ata tentuan të largojnë policinë dhe të mbyllin rrugën, duke përdorur mjete të ndryshme. Po ashtu, në Platykampo, ata u përpoqën të ngrinin një furgon policie dhe të largonin një makinë patrullë. Kjo çoi në përplasje me policinë, që përdori gaz lotsjellës.

Si pasojë e përplasjes, tre bujq u arrestuan dhe katër persona u plagosën, dy prej tyre fermerë dhe dy policë. Një grup bujqsh nga Nikaia shkoi përpara drejtorisë së policisë në Larisa për të kërkuar informacion mbi të arrestuarit.

Bujqit kanë bllokuar hyrjen në komisariat dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të fermerëve të arrestuar. Ata kanë paralajmëruar se sot, e hënë, do të shkojmë në Gjykatën e Larisës për të kërkuar lirimin e tyre.

Në mbrëmje do të mbahet një mbledhje në Nikaia për të vendosur për hapat e ardhshëm të protestës.

Etiketa: FermerëGreqiproteste

Lajme të lidhura

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26
Komisioni Europian paralajmëron: Do të merren masa ndaj Kosovës
Botë

Sulm i madh kibernetik ndaj Komisionit Evropian, hakerat godasin sistemet e pagave dhe të dhënave personale

08:45 - 19/11/26
Para
Gjykata e Lartë rikthen burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin

Lehtësuan dënimin e Dritan Dajtit, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rigjykim 3 gjyqtarët (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…
Aktualitet

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali flet me emra në “Top Story”, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

23:08 - 19/11/26

Elisa Spiropali ka folur në emisionin “Top Story” për arsyet që, sipas saj, çuan në largimin nga posti i ministres...

Lexo më shumë
Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

Aksion i gjerë në Kosovë/ Identifikohen 155 vajza nga Shqipëria në lokalet me muzikë live, 15 biznese mbyllen dhe 8 persona arrestohen

23:00 - 19/11/26
“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

“Gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas”/ Rama e surprizon me përqafim kryeministrin belg, merr batutën e hidhur

22:30 - 19/11/26
Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

22:12 - 19/11/26
Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet

Rrezik për qytetarët në Durrës/ Shkëputen pjesë nga fasada e pallatit, dëmtohet një automjet

22:00 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com