GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fermerët në protestë para bashkisë së Elbasanit: Jemi kërcënuar nga vëllai i kryetarit të PS

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dy orë para protestës, rreth 2300 qytetarë nga Elbasani nisen drejt Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetëra fermerë të fshatit Buqes në Elbasan kanë dalë sot në protestë para bashkisë së Elbasanit pasi pretendojnë se kanali me të cilin vadisin të mbjellat është bllokuar nga një person.

Një nga fermerët në protestë thotë për mediat se kjo problematikë vijon prej tre vitesh por pavarësisht ankesave të shumta në disa institucione nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Inxhinieri i tokës që ka përgjegjësi të madhe pasi unë si individ kam një hektar tokë me qira. Ku mund të bazohem unë që do të marr shpenzimet e mia. Pse duhet të digjem unë kur nuk kam asnjë të ardhur tjetër përveç bujqësisë. Dëmi është shumë i madh.

Nuk njomet toka me pompë pusi. Edhe për një person duhet të vije shteti jo 30 veta që jemi ne. Ka njerëz që ikin jashtë shtetit. Ne kemi marrë tokat me qira. Që të punësohemi. Ai ka mbyllur kanalin e shtetit dhe nuk është marrë asnjë masë. E ka lënë shteti vetë kanalin. Ne nuk duam t’i hyjmë në hak atij. Kemi tre vjet me këtë problem dhe bashkia nuk e ka zgjidhur. Kanë ardhur në terren por nuk vjen inxhinieri i tokës për ta hapur”, u shpreh ajo.

Ndërkohë një tjetër fermer shprehet se personi që u ka bllokuar kanalin vaditës është vëllai i kryetarit të Partisë Socialiste. Ata pretendojnë se kjo është arsyeja pse autoritetit nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit të tyre.

“Ne jemi një grup fshatarësh të fshatit Buqes. Prej tre vitesh kemi problem me vaditjen e tokës që e na e ka bllokuar vëllai i kryetarit të Partisë Socialiste. Kemi denoncuar dhe ata kanë ardhur në terren për të bërë konstatimin. Kryetari i bashkisë u tregua i gatshëm. Na dërgoi ne kërkesën për ndryshimin. U mor vendimi i këshillit bashkiak i firmosur edhe nga prefekti. Gjithë verën kemi vaditur me pompa dhe kova me ujë. Kemi bërë gjithë ato denoncime. Nuk kanë bërë asgjë”, thotë fermeri.

Fermerët pretendojnë se janë kërcënuar nga personi në fjalë. “Para një jave unë kam 15 vjet që vuaj nga Halit Tafani. Ka nxjerrë një tubë në oborrin tim. Ai thotë nuk më kërcet fare çfarë thua ti. Ai u thotë fëmijëve do të vras. Edhe mua më ka kërcënuar. Para një jave është zënë me djalin. Polici i zonës i thotë çunit tim si merresh ti me një 60-vjeçar. Ne kemi bërë tre kërcënime se më thotë do të vras bashkë me fëmijët”, thotë fermerja.

Etiketa: FERMERproteste

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi
Aktualitet

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Loredana shpërthen në të qara gjatë koncertit! Çfarë i ndodhi reperes?

Loredana shpërthen në të qara gjatë koncertit! Çfarë i ndodhi reperes?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

Me ftesë të Presidentit Macron Kryeministri Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, një platformë ndërkombëtare që këtë...

Lexo më shumë
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26
Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët sërish para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

18:44 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com