GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Fermerët”, propozimet e opozitës dhe Braçes hidhen poshtë, ja skema ideale

09:25 - 26/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
“Fermerët”, propozimet e opozitës dhe Braçes hidhen poshtë, ja skema ideale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca maratonë për buxhetin e vitit 2022 është shoqëruar me shumë diskutimeve mes opozitës dhe qeverisë lidhur me miratimin e një sërë propozimesh që kundërshtonin njëra-tjetrën. Kundërshtimet ndaj mazhorancës nuk kanë ardhur vetëm nga opozita, por edhe nga rradhët brenda Partisë Socialiste. Ish-kryeministri Erion Braçe, i cili propozoi paketën e tij për buxhetin e 2022-isht, u shpreh se mos aprovimi i propozimeve të tij solli dhe miratimi i buxhetit të propozuar nga qeveria është një personalizim i paketës fiskale, që e kthen në buxhetin në një ligj klientelist dhe sipas tij kjo është gjëja me e keqe që mund t’i ndodh tregut dhe ekonomisë. Sipas amendamenteve të propozuara nga ai, Braçe theksoi se parashikon më shumë mbështetje për bujqësinë dhe fermerët përmes heqjes së tatimit 10% për inputet bujqësore si dhe rivendosjen e skemës 20% të kompensimit të TVSH-së për fermerët. Gjithashtu, përmirësim duhet të pësojë edhe ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe llogaritja e pagave të bëhet mbi pagën 40 mijë lekë dhe jo mbi të ardhurat 30 mijë lekë që propozon qeveria me paketën e re fiskale.

Amendamentet e Erion Braçes:

-Barazim i TVSH-së 20% në bujqësi
– Taksimi i birrës dhe i pijeve alkoolike
– 0% TVSH për inputet bujqësore
– Taksim i qumështit pluhur për të gjithë importuesit
– Taksim i Vajit të palmës 150 lekë /kg
– Heqja e favorizimit të TVSH-së për hotelet me 5 yje
– Heqja e favorizimit të TVSH-së për brande ndërkombëtare
– TVSH për furnizimin me tokë për ndërtimet në zonat rezidenciale dhe bregdet

Amendamentet e tij të dorëzuara me disa ndryshime në paketën fiskale morën vetëm 8 vota pro e ndërsa mazhoranca ka pranuar vetëm mendimin e Taulant Ballës për shtimin e fondit prej 60 milionë lekësh për KPA-në. Braçe tha se me këtë paketë të prezantuar nga qeveria është goditur më i dobëti duke kërkuar të hiqet favorizimi TSVH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që iu është bërë me lejimin e kazinove.

Por, Erion Braçe duket se nuk është i vetmi në rradhët e Partisë Socialiste që kundërshton hapur buxhetin e propozuar, e tashmë të miratuar nga qeveria. Ish-zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Irena Beqiraj ka publikuar një skemë, që sipas tij do të duhej të ishte miratuar nga Kuvendi ditën e djeshme. Në skemën e saj, vërehet taksimi me 0 TVSH për lëndën e parë bujqësore dhe makineritë bujqësore ndaj fermave e vogla, si një stimul ekonomik i qeverisë për fermerët. Që zinxhiri i progresit ekonomik të vijojë, Beqiraj thotë se skema e autofaturimit me TVSH për blerësit nga fermat e vogla duhet hequr. Ndërkohë lidhur me fermat e mëdha, një pjesë e taksave që ato paguajnë iu duhet kthyer sërish nga shteti në formën e subvencioneve, në bazë të TVSH-së së faturuar. Sipas Beqirajt, buxheti i miratuar nga qeveria ditën e djeëshme, po favorizon vetëm një segment të caktuar ekonomik, ndaj taksimi i fermerëve, sipas saj është një akreobaci që qeveria do të detyrohet t’a kthejë shumë shpejt.

Propozimi i plotë nga ish-zv.ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Irena Beqiraj:

Si duhet të ishte skema e TVSH-së për fermerët!

Taksimi i fermerëve ka qenë produkt par excellence i lobingjeve edhe i politikës.

Nje skemë e drejtë edhe incentivuese pa dëmtuar fermat e vogla por që ndihmon bashkimin dhe krijimin e fermave të mëdha do të duhet te përmbante :

1. Tvsh 0 në lëndën e parë bujqësore

2. Tvsh 0 në makineritë bujqësore

3. Heqjen e skemës te autofaturimit me TVSH qoftë të plotë qoftë të reduktuar për grumbulluesit kur blejnë nga fermat e vogla (pasi dy kushtet e para e kanë lehtësuar fermën e vogël nga TVSH-ja në blerje)

4. Aplikimin e TVSH-së për produket e fermave të mëdha.

5. Kthimi i një pjese të TVSH-së faturuar nga fermat e mëdha, në forma subvencioni në bazë të TVSH-së së faturuar, (kjo do ta incentivonte fermën të bashkohej, por edhe të faturonte me TVSH).

Eksperienca tregoi që cdo variant tjetër krijon përfitime të padrejta të një segmenti të caktuar, nuk e ndihmon fermerin pavarësisht si paketohet  edhe ndikon në fragmentizimin e mëtejshëm të buqësisë edhe jo në krijimin e ekonomisë  së shkallës .

Kjo që ka ndodhur me paketen fiskale 2022 me taksimin e fermerëve është sërisht një akrobaci qe do të detyrohen t’a kthejnë shumë shpejt!, shkruan ish-zv.minstrja e Ekonomisë dhe Financave.

Nga ana tjetër Partia Demokratike prezantoi amandamentet e saj lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm, por nuk mori votat e nevojshme. Grupi i Partisë Demokratike prezantoi një amendament për uljen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore nga 20% në 6%, si një mjet për të nxitur konsumin, me argumentin se një pjesë e produkteve ushqimore në tregjet me pakicë kanë pasur një rritje prej pothuajse 30% të çmimeve.
 Sipas PD-së paketa fiskale e sjellë nga qeveria, sjell një rritje të taksave për qytetarët me 50 milionë euro, si dhe rrit barrën mbi fermerët.

Edhe propozimet e tjera të mbërritura nga rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, konkretisht nga  Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, Petrit Vasili u rrëzuan nga qeveria.

Me votat e mazhorancës u miratuan 4 projektligje që preknin drejtpërdrejtë bujqësinë, ku u hoq rimbursimi për fermerët dhe u vendos taksë 10% për inputet. Gjithashtu, u ndryshua taksimi progresiv mbi pagat, të cilat deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë tatim, pagat nga 50-200 mijë lekë do paguajnë 13% dhe pagat mbi 200 mijë lekë do të paguajnë 23%. I treti i miratuar është projektligji për akcizat, ku u vendos rritje e akcizës për cigaret, apo vendosja e taksës 6 lekë për çdo litër gaz nga korriku i 2022. Projektligji i fundit i miratuar ishte për taksat kombëtare ku do vendoset taksë 40 lekë për litër për karburantin me të cilin furnizohen jahtet, si dhe taksë për qumështin pluhur dhe nën produktet e tij për të gjitha kompanitë që nuk e reflektojnë në etiketën e prodhimeve të tyre, teksa e importojnë dhe nuk e reflektojnë në etiketat e produkteve që prodhojnë.

Etiketa: amandamentebuxhet 2022Erion BraceIrena Beqirajkryesore2ministria e EkonomisePDPS

Lajme të lidhura

Belinda Balluku sfidon drejtësinë: Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj
Aktualitet

Belinda Balluku sfidon drejtësinë: Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj

16:45 - 26/12/25
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Nuk lejuan gazetarët në Kuvend, Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’

13:08 - 26/12/25
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Rama dhe Peleshi po tentojnë t’i blejnë kohë

12:18 - 26/12/25
Para
Skandal i Olimpiadës, dënohet me 30 vite burg presidenti organizator i ‘Rio 2016’

Skandal i Olimpiadës, dënohet me 30 vite burg presidenti organizator i ‘Rio 2016’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti...

Lexo më shumë
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25
Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Fundviti sjell fluks automjetesh, rëndohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

18:15 - 26/12/25
Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

Takim Zelensky–Trump në horizont, presidenti ukrainas: Deri në Vitin e Ri mund të vendosen shumë gjëra

18:00 - 26/12/25
Ja kush është destinacioni i preferuar i evropianëve për Vitin e Ri

Ja kush është destinacioni i preferuar i evropianëve për Vitin e Ri

17:59 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com