Ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në vendin e tyre për të kaluar festimet e pashkëve pranë familjarëve.
Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar po operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje 1.
“Vijmë nga Kalkidhikia. Vijmë se kemi marrë pushimet e Pashkes.Do festojmë me familjarët që na kanë ngelur në qytetin e Elbasanit. Pak ngarkesë kish tani, jo shumë. Kemi pritur 20 min, gjysmë ore kurse këtu te shqiptarja kaluam shumë shpejt. Gëzuar Pashkën të gjithë e sa më shumë shëndet”, u shpreh një familje shqiptare.
“Vijmë në Shqipëri per të festuar Pashkën me prindërit sepse na ka marrë malli, kemi 1 vit pa ardhur. Situata sot në doganë ka qënë e rënduar, te pala greke, kurse këtu punojnë me 5 sportele. Kemi 1 ore e gjysëm që presim në palën greke, e vazhdon radha. Këtu te dogana shqiptare kaluam direkt. Gëzuar Pashkën të gjithëve”, tha një tjetër drejtues që udhëtonte drejt Shqipërisë nga Greqia.
gijotina.com/










Discussion about this post