Përmes një postimi në Twitter, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe popullin francez me rastin e festës kombëtare. Osmani shkruan se Kosova është krenare për partneritetin e qëndrueshëm me Francën.
“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ndërsa festojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen tonë” – ka shkruar Osmani.
Discussion about this post