GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit rendit masat e marra

11:00 - 19/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Festat e fundvitit, Policia e Shtetit rendit masat e marra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekuestrohen qindra kapsolla dhe fishekzjarre me fuqi të lartë plasëse nga Policia e Shtetit. Aksioni vjen në kuadër të masave me qëllim parandalimin e tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në prag të festave të fundvitit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, zbatimin me rigorozitet të detyrave të përcaktuara në planin e masave për të garantuar mjedis të sigurt për qytetarët.

Ndërsa fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke u garantuar ruajtje të anonimatit, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Njoftimi i Policisë 

Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave, me qëllim parandalimin e tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në prag të festave të fundvitit.

Sekuestrohen qindra kapsolla dhe fishekzjarre, me fuqi të lartë plasëse.

Plani i masave parashikon kontrolle të vazhdueshme, për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit dhe përdorimit, të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, për të mos rrezikuar qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe jetën e shëndetin e qytetarëve.

Bazuar në ligjin “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”; urdhrin e MB “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”, urdhrin e përbashkët të MB, MM dhe MFE “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve”, si dhe në telegramin e DPPSH për zbatimin e kërkesave të rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve”, strukturat e Policisë në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në subjekte tregtare dhe në ambiente të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Me qëllim krijimin e mjedisi të sigurtë për qytetarët, në prag të festave të fundvitit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, zbatimin me rigorozitet të detyrave të përcaktuara në planin e masave, detyra të cilat konsistojnë në:

-Zbatimin me rigorozitet të planeve të përbashkëta me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, nga subjektet e licencuara, si dhe

-Intensifikimin e kontrolleve në territor dhe në këtë kuadër, ndihmësspecialistët e Policimit në Komunitet/SPZ-të, patrullat e përgjithshme, ndihmësspecialistët për kontrollin e armëve, duhet të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentimin e tyre dhe bllokimin e sendeve të kundërligjshme.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke u garantuar ruajtje të anonimatit, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

 

 

Etiketa: MasatMuhamet RrumbullakuPolicia e Shtetit

Lajme të lidhura

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Para
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj del sot para gjykatës

Gjykata kërkon më shumë kohë, shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com