GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Festat e fundvitit, Policia kalon në shërbim të përforcuar/ Ç’po ndodh (VIDEO)

11:52 - 25/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Festat e fundvitit, Policia kalon në shërbim të përforcuar/ Ç’po ndodh (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforëcuar në kuadër të ruatjes së rendit dhe sigurisë përgjatë festave të fundvitit. Përmes një njoftimi zyrtar, thuhet se masat shtesë janë aplikuar nga pikat e kalimit kufitar, në kufirin e gjelbër, akset rrugore dhe qendrat e banuara.

“Masa shtesë janë ndërmarrë edhe për të parandaluar futjen në Shqipëri, të lëndëve piroteknike dhe përdorimin e kundërligjshëm të tyre.

Masat e marra kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet në të gjithë territorin, duke shtuar prezencën e shërbimeve të Policisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë, kontrollin ndaj personave me precedentë kriminalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë, bazuar në inteligjencën informative, sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale.

Për të eliminuar radhët e gjata në hyrje, janë marrë masa, janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Po bashkëpunohet me homologët në pikat tokësore, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe për sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme, në të dyja anët e kufirit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2023/12/WhatsApp-Video-2023-12-25-at-11.46.14-AM.mp4

Njoftimi nga Policia

Policia e Shtetit, gadishmëri të plotë për të garantuar rendin dhe sigurinë, me rastin e festave të fundvitit.

Masat shtesë, duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, në kufirin e gjelbër, në akset rrugore dhe në qendrat e banuara.

Për garantimin e rendit dhe të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të angazhuara Forcat e Sigurisë Kombëtare, drejtoritë vendore të Policisë dhe ato kufitare, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Policia Kriminale.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit, Krishtlindjeve, natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit të ri 2024, Policia e Shtetit ka hartuar një plan te detajuar masash, për të siguruar mbarëvajtjen e festave dhe për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe ato rrugore, pasi prej dy ditësh ka fluksit të madh në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për të hyrë në Shqipëri.

Masa shtesë janë ndërmarrë edhe për të parandaluar futjen në Shqipëri, të lëndëve piroteknike dhe përdorimin e kundërligjshëm të tyre.

Masat e marra kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet në të gjithë territorin, duke shtuar prezencën e shërbimeve të Policisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë, kontrollin ndaj personave me precedentë kriminalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë, bazuar në inteligjencën informative, sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale.

Për të eliminuar radhët e gjata në hyrje, janë marrë masa, janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Po bashkëpunohet me homologët në pikat tokësore, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe për sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme, në të dyja anët e kufirit.

Njëkohësisht është rritur kontrolli si në pikat e kontrollit kufitar, ashtu edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve rrugore, duke shtuar monitorimet në të gjitha akset rrugore, me makina inteligjente, radarë automatikë dhe me patrulla të lëvizshme, me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndërkohë, vijon kontrolli ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë dhe lëndë të tjera piroteknike, duke bashkëpunuar me PMNZH-në dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese.

Për netët festive, por dhe gjatë ditëve të fundit të vitit do të ketë rritje të prezencës policore në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve gjatë natës së Krishtlindjes dhe gjatë natës së ndërrimit të viteve, duke bashkëpunuar edhe me policitë bashkiake përkatëse.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të sigurisë dhe rendit, në restorante, lokale dhe qendra tregtare, që kanë frekuentim të lartë qytetarësh.

Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.

Forcat e Sigurisë Kombëtare janë shpërndarë në porte, aeroporte, pika kalimi, në qendra të mëdha urbane dhe në akse rrugre, duke bashkëpunuar me strukturat vendore dhe janë në gadishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo moment, në rast së është e nevojshme.

Policia e Shtetit uron qytetarët gëzuar festat e fundvitit dhe i siguron ata se është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët, dhe në këtë kuadër i fton ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie.

Etiketa: festaKryesore1masaPolicia

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Krishtlindja ndryshon trurin, sipas shkencës

Krishtlindja ndryshon trurin, sipas shkencës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com