GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

​Festat që bien në fundjavë bëhen pushim të hënave, qytetarët kosovarë kërkojnë të ndryshohet

17:28 - 10/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
​Festat që bien në fundjavë bëhen pushim të hënave, qytetarët kosovarë kërkojnë të ndryshohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës, ditën e nesërme do të jetë ditë pushimi për shkak të Ditës së Kushtetutës, e cila u festua të shtunën e 9 prillit. Por qytetarët nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që për festat të cilat bien në fundjavë, të jetë pushim gjatë ditëve të punës. Ata thonë së vendimi është i padrejtë dhe duhet të ndryshohet. Vetëm në muajin prill janë tri festa zyrtare gjatë vikendeve, por që të hënave do të jetë ditë pushimi.

Përveç, nesër, qytetarët kosovarë do të pushojnë edhe më 18 prill për shkak se të dielën e 17 prillit festohen Pashkët Katolike, si dhe më 25 prill, për shkak të Pashkëve Ortodokse, të cilat do të festohen të dielën e 24 prillit. Ish-deputeti Nait Hasani, ka thënë se ky vendim ka mbetur nga e kaluara, pasi sipas tij, ditët e punës nuk duhen të shfrytëzohen.

“Është ligj që është miratuar në Kuvend të Kosovës, është ligj që duhet të ndryshohet dhe festat kurdo në ditë të javës janë, aty duhet të festohet… nëse në fundjavë është ditë feste nuk ka nevojë të shfrytëzohet dita e punës, kjo ka mbetur nga e kaluara që është miratuar. Besoj që tashmë e kanë shumicën dhe duhet të ndryshohet, kemi nevojë të punojmë dhe jo të rrimë” – tha Hasani.

Këtë vendim nuk e ka pritur mirë as qytetari Hasim Qanolli, ku edhe ka akuzuar institucionet që nuk po punojnë aq sa duhet.

“Ditët e festës nuk duhen të zëvendësohen hiç, atë ditë që është festa, atë ditë duhet të festohet.. dita e hëne duhet të jetë ditë pune, jo të bëhen nga 4-5 ditë pushim, edhe ashtu pak po punojnë” – tha ai.

Ndërsa, Kumrije Alia tha se ditët e festave nuk është e drejtë të zëvendësohen.

“Vetë emri festat tregon që nuk duhet të zëvendësohen aq më pak në një ditë të javës, është e padrejtë” – tha ajo.

Kujtojmë se deri në fund të vitit do të jenë edhe 8 festa ku institucionet e Kosovës do të kenë pushim, prej tyre, tri në prill, një në maj, një në korrik dhe një në dhjetor, janë festa që festohen në fundjavë, por që të hënave do të jetë ditë pushimi. Pushim të hënën dhe të martën institucionet kanë marrë edhe më 3 dhe 4 janar, pasi Viti i Ri u festua të shtunën e të dielën e 1 dhe 2 janarit.

Etiketa: festatfundjavehenavekosovarendryshohetpushimqytetaret

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Nuk shkoi në darkën me Donaldin, zbulohet ç’bëri Beatrix pas shakasë që e mërziti

Na paska humbur të gjithëve, gafa e Donaldit brenda BBV: Si i thonë “jashtë shtetit” në... (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com