GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Festime Mjeshtri e mbush Kupën me paratë asfaltit, 415 milionë lekë me tender fiktiv

13:48 - 30/05/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Festime Mjeshtri e mbush Kupën me paratë asfaltit, 415 milionë lekë me tender fiktiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiakja e Bulqizës, Festime Mjeshtri, e përdor mjeshtërinë për pazaret e tenderave. Këtë e tregon prokurimi i fundit prej 415 milionë lekë, i firmosur prej saj në favor të biznesmenit Shkëlqim Kupa.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kjo është metoda e përdorur nga Mjeshtri, sipas Open Data Albania. Për shkeljet e kryera, procedura e prokurimit është shënuar me “Flamur të kuq që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Bulqizë me objekt “Sistemim-asfaltim i rrugëve të fshatrave Zogjaj, Bllacë dhe Shtushaj në Njësinë Administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë”.

Procedura është hapur Agjencinë e Prokurimit Publik më 1 prill 2025, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ka qenë më 16 prill 2025 dhe në të njëjtën ditë është mbajtur tenderi.

Tenderi fiktiv i Festime Mjeshtrit!

Megjithëse në këtë tender kanë marrë pjesë 13 operatorë dhe bashkime firmash, gjithçka ka qenë e kurdisur për një procedurë formale pa asnjë lloj gare.

Tenderin e fitoi “Kupa” shpk edhe pse kishte oferta të tjera më të ulëta. Kjo firmë paraqiti ofertën 29 312 966,00 lekë pa TVSH dhe u shpall fituese më 27 maj 2025.

Procesi fiktiv duket qysh në pjesëmarrje. Kështu, SAI COMPANY me nr Nipt M21820058J ka bërë “ofertën” me vlerë 0 ( zero) lekë duke qenë në listë formalisht. Ndërkaq, në këtë tender janë bërë oferta që ndihmojnë fitoren e Kupës prej disa kompanive partnere të vjetra të tij në shumë kontrata publike.

Kështu kompania “Liqeni VII” sha ka bërë ofertë më të lartë. Por dihet se të dy operatorët janë partnerë biznesi dhe kanë firmosur bashkë në 9 kontrata publike. Njëra prej tyre është “Ndërtim i Rrjetit te Ujësjellësit në zonën Fushë Kamëz”, ku dy kompanitë përfituan 262 098 657,00 lekë.

Po ashtu “Sterkaj” është partner i Kupës në 7 kontrata publike dhe bën në këtë tender ofertë më të lartë duke e ndihmuar të fitojë.

Më pas vjen roli i komisionit të Mjeshtrit, i cili ka skualifikuar një ofertë më të ulët se e Kupës, me argument të dyshimtë. Bashkimi i operatorëve  “M U R A T I” dhe LIS KONSTRUKSION paraqitet me ofertën me vlerë 29 311 051 lekë dhe meritonte të fitonte sipas letrave. Në fakt është skualifikuar me një arsye shumë të diskutueshme.

Sipas komisionit, njëri nga operatorët nuk plotëson kriterin “Linjë Asfalti e pajisur me leje mjedisore (Në pronësi ose me qira ose me kontratë furnizimi)”. “Murati” shpk ka dorëzuar fizikisht kontratë e furnizimit, por kjo nuk vlen për komisionin. Kontrata mban datën 5 maj 2005. Pra, kjo kontratë nuk ka qenë e lidhur para datës 16 prill 2025 kur është bërë dorëzimi i ofertave në këtë procedurë prokurimi.

“Kupa” shpk nuk plotëson kriteret e tenderit

Ndërsa konkurrentit i kanë parë me lupë datën e një dokumenti, “Kupa” shpk është kualifikuar megjithëse nuk ka kapacitetin e duhur teknik për këtë kontratë.

Duke qenë se kjo kompani merr shumë tendera njëherësh për shkak të favorizimeve korruptive, komisioni duhet të verifikonte, a ka “Kupa” shpk numrin e punonjësve dhe mjetet që duhen për të realizuar këtë kontratë? Në tenderin e mësipërm Kupa merr përsipër të angazhojë 33 punonjës.

Po ashtu, kërkohen një listë me të paktën 16 mjete motorike dhe teknologjike për punimet.

Duke kontrolluar tenderat që shtrihen në afate në të njëjtën periudhë, zbuluam se kompania “Kupa” shpk është shpërndarë më shumë se sa e ka mundësinë të gllabërojë.

Kështu më 24 janar 2025 “Kupa” ka marrë tenderin e Ujësjellës Kanalizime Tiranë me objekt “Asfaltim i objekteve të investimeve dhe mirëmbajtje”, me fond limit 31 500 000,00 lekë. Kupa angazhohet në këtë kontratë që zgjat 1 vit të ketë në dispozicion 20 punonjës.

Po ashtu duhet të ketë mjetet të rënda për gërmime dhe asfaltim.

Më herët, më 11 korrik 2024, “Kupa” ka marrë tenderin e Ujësjellës Kanalizime Pogradec me objekt “Ndërtimi i rrjetit të KUZ, qyteti Përrenjas” me fond limit 248 351 559,00 lekë, me afat 18 muaj. Në këtë kontratë është nënshkruar kriteri i vendosur për disponimin e numrit minimal prej 105 punonjës.

Në përllogaritjen e numrit të punonjësve, komisioni ka marrë parasysh numrin e punonjësve që nevojitet për realizimin e objektit dhe afatin e kryerjes së punimeve të përcaktuar në dokumentet e tenderit, për periudhën 18 muaj.

Ndërkohë, nga verifikimi i pasqyrave financiare del se “Kupa” shpk ka mesatarisht 80 punonjës. Ku do t’i çojë më parë Kupa punonjësit dhe mjetet? Cila kontratë do të mbetet pas dore? Përse Mjeshtri e firmosi këtë tender kur fituesi ka angazhime në kontrata të tjera publike?

Mashtrimet Kupës me situacionet e punimeve

Kupa përfituar mbi 150 prokurime, 70 prej të cilave pa garë, në njësitë vendore dhe institucionet qendrore, ku pjesa dërrmuese kanë marrë “Flamurin e kuq”, sipas vlerësimit të Open Data Albania.

Tenderat e shoqërive të ujësjellës kanalizimeve janë specialitet e kësaj kompanive, ku shpesh është konstatuar mashtrimi në realizimin fiktiv të kontratave. Shkëlqim Kupa gjatë punimeve të ujësjellësit të Lalzit, ka bërë situacione false për punë që nuk ekzistojnë. Vetëm duke mashtruar me transportin e materialit të gërmuar, mbushje me rërë dhe mbushje me zhavorre, janë vjedhur 230 milionë lekë.

Vjedhjet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi të veprimtarisë së Ujësjellësit të Durrësit, nën drejtimin e ish drejtorit Spartak Kovaçi, i cili do ta çonte këtë ndërmarrje në falimentim.

Kovaçi i Durrësit i ka dhënë Kupës tenderët kryesorë, me vlerë dhjetëra milionë euro, ku dyshohet se janë vjedhur disa milionë euro, duke zbatuar të njëjtën skemë.

Këtu përfshihen “Rikonstruksion i rrjetit ekzistues të qytetit të Durrësit, zona 14, Bashkia Durrës (2 milionë euro)”; “Rikonstruksion i ujësjellësit sektori Qendër, njësia administrative Sukth, Bashkia Durrës”; “Rehabilitim i linjave të ujësjellësit në lagjen nr.15, ish Punishtja e Makaronave, Rruga “Dardania”, “Gjeneral Telin”, “Vëllezërit Frashëri”, “Pjetër Budi”, Bashkia Durrës; “Përmirësim i furnizimit me ujë, Njësia Adm. Rrashbull, Lagjia Ballë, Bashkia Durrës”; “Ndërtim kanali i ujërave të bardha Lgj. Nr.4 Rruga Egnatia Drejtoria e Hekurudhës, Danubi, Hipoteka dhe Rruga ‘Adria’ tek Ura e Dajlanit”; “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në zona në Lagjeve Nr.1, Nr.4, Nr.5, Nr.8, Nr.18, Bashkia Durrës”; “Rehabilitim i rrjetit të kanalizimeve në zonën e qytetit, Bashkia Durrës; “Rehabilitimi i digës së ujëmbledhësit Arapaj”; “Rikonstruksione në rrjetin ekzistues të qytetit të Durrësit, Zona 13/2 dhe ndërtimi i Depos 2/2,Loti I, Bashkia Durrës”; “Përmirësimi i furnizimit me ujë Lagjia Nr 1, Vadardhë, Njësia Administrative Sukth Bashkia Durrës”;

“Ndërtim linje ujësjellësi për lidhjen e depos së re në Arapaj me rrjetin shpërndarës Plazh, Bashkia Durrës”; “Rikonstruksioni i linjës furnizuese ne depon Nr.3 Arapaj, Rr. “Shkolla Arapaj”, Njësia Adm. Rrashbull, Bashkia Durrës”; “Ndërtim rrjet kanalizimi i ujërave të ndotura, lagja nr 1, rruga “Kont Urani” dhe rruga “Ulliri i Cel Islamit” Bashkia Durrës”; “Rehabilitimi i ujësjellësit të fshatit Jube ( zëvendësimi I linjës kryesore 250 PE) Njësia administrative Katund i ri, Bashkia Durrës”; “Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Shënavlash, Nj.Adm.Rrashbull, Bashkia Durrës”.

Lista është e gjatë. Vlera është dhjetëra milionë euro që kanë dalë nga thesari i shtetit drejt llogarive të Kupa sh.p.k..

E njëjta lidhje është edhe me kryebashkiakun e Kamzës, ku Kupa u mbush me tendera para zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Së fundmi, Kupa paska gjetur edhe portën e Bashkisë Bulqizë, ku po favorizohet hapur nga kryetarja Festime Mjeshtri.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Festime MjeshtrikorrupsionShkelqim Kupatender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Numërimi i votave në Shkodër, Berisha kryeson me mbi 2 mijë vota ndaj PS-së

Ankesa e PD për Kukësin, KAS shtyn shqyrtimin e ankimimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com